Lajmet

Rekrutimi i policëve në veri, Ibishi: Procesi mund të bojkotohet, të shikohet mundësia e rikthimit

Ai thotë që duhet të gjendet një zgjidhje politike edhe sa i përket rikthimit të ish-pjesëtarëve.

Published

on

Deri më 26 janar mbetet i hapur konkursi për rekrutimin e policëve në veri të vendit, pas dorëheqjeve nga ky institucion të pjesëtarëve serbë.

Ndonëse nuk dihet se sa persona kanë aplikuar që t’i bashkohen Policisë së Kosovës, Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, tha se komplet procesi i rekrutimit të tyre mund të bojkotohet. Kjo ngase sipas tij, presioni i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes Listës Serbe dhe ekstremistëve është i madh, ndaj serbëve në këtë pjesë.

Ai thotë që duhet të gjendet një zgjidhje politike edhe sa i përket rikthimit të ish-pjesëtarëve, por jo edhe atyre që vërtetohet se kanë kryer vepra penale.

“Po mendoj që Serbia gjegjësisht presidenti i vendit fqinjë Vuçiq do të bëj presion dhe trusni me Listën Srpska aplikimit të pjesëtarëve të komitetit serb për pjesëtarët e Policisë së Kosovës pra në fazën edhe të rekrutim po edhe të racionimit ashtu që mendoj që duhet të gjendet një zgjidhje politike e mundshme, tash nuk po e predikoj atë, por mundësisht edhe shqyrtimi i rikthimit dhe trajnimit të shkurtër edhe ish-policëve përveç atyre që kanë marrë pjesë ata që kanë pri dorëheqjen edhe normal që kanë marrë pjesë në akte kriminale edhe terroriste pra gjatë protestave të serbëve në veriun e Kosovës. Mendoj që tani kjo është parë dhe ka fillua procesi, por mendoj që prapë zgjidhja duhet të kërkohet diku tjetër. Mendoj që trusnia e regjimit të serbëve në Beograd përmes Listës Srpska, por edhe ekstremistëve serb do të jetë në vazhdimësi që të pengohet ky rekrutim gjegjësisht ky aplikim i pjesëtarëve të komunitetit serb për zyrtarët policor në Policinë e Kosovës. Mendoj që duhet shpejtë të kërkohen alternativa tjera me qëllim që të bëhet një zgjidhje politike, realisht në kuptimin e rikthimit”, deklaroi ai.

“Po m’u për atë them që edhe ata do të bojkotojnë. Ka të interesuar shumë nga komuniteti serb ata që nuk janë të implikuar, nuk janë në trysni politike apo nuk janë të indokrinuar me këtë idenë serbo madhe të them kështu apo ekstremiste por realisht do të kenë presione të ndryshme deri edhe kërcënime prej Listës Srpska dhe të tjerëve me qëllim që të pengohen për rekrutim të mundshëm”, deklaroi ai mes tjerash.

Vendi

Trump vlerëson Vjosa Osmanin pas mandatit: Trashëgimia juaj do të formësojë të ardhmen e rajonit

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër falënderimi ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e përfundimit të mandatit të saj, duke vlerësuar lart kontributin e saj për vendin dhe rajonin.

Në letrën e datës 8 prill, Trump ka shprehur admirim për lidershipin e guximshëm të Osmanit, duke e cilësuar atë si një partnere të besueshme të Shteteve të Bashkuara dhe duke theksuar se trashëgimia e saj do të formësojë të ardhmen e Kosovës, Ballkanit dhe Evropës.

Një fokus i veçantë në këtë letër i është kushtuar bashkëpunimit në kuadër të “Bordit të Paqes”, një nismë e re ku pjesëmarrja e Kosovës konsiderohet e rëndësishme për promovimin e lirisë dhe përfundimin e konflikteve në botë. Trump ka bërë të ditur se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me Osmanin në vitet në vijim, duke lënë të hapur mundësinë për angazhime të përbashkëta edhe jashtë zyrës presidenciale.

Nga ana tjetër, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar Presidentin Trump për vlerësimin e punës së saj dhe ka rikonfirmuar se lidhja e fortë mes Kosovës dhe Amerikës do të mbetet e palëkundur. Mandati i Osmanit si presidente përfundoi më 4 prill 2026, ndërsa detyra e saj aktualisht po ushtrohet përkohësisht nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Dhunë në familje në Prishtinë e Podujevë: Sulmohen fizikisht dy gra

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në 24 orët e fundit, ku viktima në të dyja rastet kanë qenë gratë.

Në Podujevë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja kishte ndodhur më 18 prill, por është raportuar zyrtarisht të hënën. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas arrestimit dhe intervistimit, është liruar nga prokurori për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Prishtinë, një tjetër rast i dhunës është regjistruar paraditen e së hënës. Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Edhe në këtë rast, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve. Prokurori ka vendosur që rasti të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Vendi

Rrahje mes të miturve në Prishtinë, arrestohen dy persona

Published

on

By

Një përleshje fizike mes disa personave të mitur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, duke rezultuar në lëndime të rënda trupore për njërin prej tyre. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:22.

Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa Policia ka reaguar shpejt duke identifikuar të përfshirët. Gjatë ditës së hënë (20 prill), janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët po ashtu janë të moshës së mitur.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejshme hetimore. Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

Continue Reading

Lajmet

Zbresin çmimet e derivateve në Kosovë, nafta tetohet në 1.68 euro

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat do të jenë valide për datën 21 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet tavan për produktet e naftës janë: Nafta (dizel): 1.68 euro për litër, benzina: 1.41 euro për litër, gasi: 0.88 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Ministria ka njoftuar se qytetarët që hasin në parregullsi apo çmime mbi tavanin e lejuar, mund t’i adresojnë ankesat e tyre në emailin zyrtar [email protected] ose përmes numrit të telefonit falas 0800 11000.

Continue Reading

Të kërkuara