Lajmet

Rekord i viktimave nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Published

on

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (78, 74, 65, 62, 56 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Istog 1 rast (86 vjeç), Malishevë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (47 vjeç), Prizren 1 rast (88 vjeç), Shtime 1 rast (80 vjeç), Suharekë 1 rast (80 vjeç), Viti 1 rast (71 vjeç), Vushtrri 1 rast (54 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 289 raste pozitive nga 1 mijë e 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 107 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 8 raste, Rahovec 8 raste, Viti 8 raste, Obiliq 5 raste, Klinë 4 raste, Suharekë 4 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik./UBTNews

Lajmet

​PDK-LDK arrijnë marrëveshje koalicioni në Mitrovicë, reagon nga VV

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni për raundin e dytë për kryetar të Mitrovicës, në përballje kundër Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili prin me një diferencë të vogël votash sipas rezultateve të raundit të parë.

Arian Tahiri në një postim në Facebook, ka shkruar se marrëveshja e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës është premtim për qytetin e Mitrovicës.

“Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton. Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike”, ka shkruar kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës.

Arian Tahiri ka shtuar se koalicioni PDK-LDK është për Mitrovicën dhe mitrovicasit.

“Ky është koalicioni i fitores! Për ty gjithmonë, Mitrovicë! “, ka përfunduar ai.

Ndërkohë ka reaguar kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci me një postim në Facebook, duke thënë se “Mitrovica ka treguar që nuk thyhet”.

Kujtojmë, ky është koalicioni i dytë që PDK-ja ka rritur për garën në Mitrovicë, kur më 30 tetor, PDK kishte arritur marrëveshje koalicioni me Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP)./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Sot nis fushata zgjedhore për balotazh, KQZ tregon si duhet të zhvillohet

Published

on

Duke nisur nga sot e deri në hapjen e vendvotimeve, subjektet politike dhe kandidatët do të zhvillojnë fushatën zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Fushata zgjedhore dhe gara e balotazhit mbahet të dielën e 9 nëntorit, në orën 07:00 dhe do të zhvillohet nën një situatë krize politike, pas dështimit të mandatarit, Albin Kurti, për të formuar Qeverinë e re dhe nën ethet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që mund të mbahen në muajin tjetër, në dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore.

“Gjatë periudhës prej më shumë se gjashtë ditësh, nga 3 deri në momentin e hapjes së Qendrave të Votimit, më 9 nëntor, subjektet politike dhe kandidatët do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre të fushatës zgjedhore. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2023, fushata përfundon me hapjen e Qendrave të Votimit në ditën e zgjedhjeve. Kështu, njësoj si në zgjedhjet e mbajtura në më 12 tetor, dita e shtunë nuk është ditë heshtjeje zgjedhore”, tha Elezi.

Elezi ka përmendur një sërë veprimesh të ndaluara për subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore.

“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ka përcaktuar një sërë veprimesh të ndaluara për subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre. Këto ndalesa lidhen kryesisht me mospengimin e fushatës së kundërshtarit politik dhe ndalimin e rreptë të kërcënimeve dhe dhunës gjatë procesit zgjedhor. Në përgjithësi, sipas ligjit, fushata duhet të zhvillohet në një atmosferë të qetë, të respektueshme, demokratike, pa gjuhë urrejtjeje, pa frikësime dhe e distancuar nga çdo formë dhune”, tha Elezi./S.K/EO/KQZ/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Moti ditën e sotme do jetë kryesisht i vranët e me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 15-18 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në shtatë metra në sekondë./S.K/EO/IHMK/

Continue Reading

Lajmet

Elita nga Kosova fiton çmimin për mentoren më të mirë në garën botërore të robotikës në Panama

Published

on

Mentorja e ekipit FIRST Kosova, Elita Hajrizi, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Outstanding Mentor Award” në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge, duke u shpallur njëra ndër mentoret më të mira në botë.

Ky çmim i dedikohet mentorëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin e tyre, duke kaluar përtej çdo pritshmërie në përkushtim, udhëheqje dhe frymëzim.

Ky vlerësim përbën një mirënjohje ndërkombëtare për punën e palodhshme dhe pasionin e Elita Hajrizit në zhvillimin e brezit të ri të inovatorëve kosovarë.

Continue Reading

Të kërkuara