Lajmet

Rekord i ri, Bitcoin këmbehet me 97 mijë dollarë, pas rizgjedhjes së Trump

Published

on

Tregu i Kriptomonedhave ka shënuar një tjetër moment historik, pasi Bitcoin ka arritur një vlerë rekord prej 97,902 dollarësh për një njësi. Ky shëndërrim në çmim ka shkaktuar një valë entuziazmi në mesin e investitorëve dhe analistëve të tregut, të cilët besojnë se ky rritje ka ardhur si pasojë e rizgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara.

Ky rekord i ri për Bitcoin u arrit të mërkurën, duke vendosur një standard të ri për kriptomonedhën më të njohur në botë, që deri më tani ishte treguar e paqëndrueshme dhe e pasigurt për shumë investitorë. Rritja e papritur e çmimit ka pasuar spekulimet që Trump, i cili fitoi rizgjedhjen si president i SHBA-së, mund të ofrojë mbështetje më të fortë për asetet digjitale. Ky përkrahje e mundshme e administratës Trump, sipas tregtarëve, mund të sjellë një rregullim më të butë dhe më të favorshëm për industrinë e kriptomonedhave, duke i dhënë mundësi për të rritur më tej vlerën dhe adoptimin e tyre.

Analistët e tregut kanë sugjeruar se një politikë më e lehtë rregullatorisht për kriptovalutat nga administrata e Trump mund të ketë një ndikim pozitiv në ekosistemin global të kriptomonedhave, duke krijuar kushte më të favorshme për rritjen e investimeve dhe përdorimit të këtyre aseteve. Kjo ka nxitur një valë optimizmi, ku investitorët po shpresojnë se periudha e ardhshme mund të sjellë një “epokë të artë” për Bitcoin dhe për kriptomonedhat e tjera.

Sot, vlera totale e tregut global të kriptomonedhave ka arritur një tjetër rekord historik, duke kaluar për herë të parë në histori shifrën e 3 trilionë dollarëve. Ky hap i madh në vlerën e tregut tregon rritjen e shpejtë të interesit për kriptovalutat, që po i japin mundësi të reja investitorëve dhe po transformojnë sektorin financiar global.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të përziera në komunitetin global, ku disa shohin këtë si një mundësi për rritjen e inovacionit dhe diversifikimin financiar, ndërsa të tjerë mbeten të kujdesshëm për pasigurinë që ende mbetet në lidhje me natyrën e kriptomonedhës dhe mundësitë e spekulimeve të tepruara.

Megjithatë, për momentin, të dhënat tregojnë se Bitcoin po shijon një periudhë të madhe rritjeje dhe mbështetjeje, që ka sjellë një entuziazëm të madh ndër investitorë dhe analistë të tregut. Kjo mund të shërbejë si një moment kthese për të ardhmen e kriptomonedhave, të cilat tani mund të shihen më shumë si një mundësi investimi serioze dhe afatgjatë.

Lajmet

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë në Milano pas trazirave të dhunshme

Published

on

By

Qeveria e Italisë ka vendosur të dërgojë 500 trupa ushtarake për të përforcuar sigurinë në Milano, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Vendimi u konfirmua nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe pritet të zyrtarizohet në paketën e re të masave të sigurisë nga kabineti qeveritar.

Trazirat shpërthyen gjatë fundjavës pas një proteste që fillimisht nisi paqësisht kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike. Situata eskaloi kur qindra të rinj me kapuçë dëmtuan prona, i dhanë flakë koshave të mbeturinave dhe plaçkitën dyqane në qendër të kryeqendrës financiare.

Si pasojë e pasigurisë, bizneset në zonat më luksoze, përfshirë Via Montenapoleone dhe galerinë Vittorio Emanuele, mbyllën dyert para kohe, zbrazën vitrinat nga produktet me vlerë dhe mbuluan xhamat me dërrasa mbrojtëse.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi ashpër dhunën dhe zhvilloi takime urgjente me drejtuesit e sigurisë. Qeveria po shqyrton masa të rrepta ligjore, përfshirë zgjatjen e paraburgimit parandalues për të miturit dhe veprime më të ashpra kundër bandave të të rinjve.

Sipas të dhënave zyrtare, policia italiane ka shoqëruar 271 persona gjatë trazirave, prej të cilëve 32 janë arrestuar — ku 23 prej tyre janë të mitur.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se posedonte armë pa leje.

Sipas Policisë, më 18 tetor, ai kishte raportuar se nga shtëpia e tij i ishte vjedhur një pushkë gjuetie, me ç’rast ishte iniciuar rast për vjedhje të rëndë.

Gjatë verifikimeve të kryera më 19 tetor, njësia e hetimeve ka konstatuar se personi posedonte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për armë, por jo leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psiqike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Published

on

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas Policisë, si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara