Sport

Reja: E merituam fitoren ndaj Hungarisë

Published

on

Kombëtarja shqiptare mori një fitore me peshë ndaj Hungarisë për kualifikueset e Botërorit 2022 që e ngjit atë në vendin e tretë në Grupin I, duke qenë plotësisht në garë për vendin e dytë.

Trajneri Edi Reja pas ndeshjes theksoi se kjo ndeshje nuk ishte e lehtë dhe se skuadra e tij e meritoi këtë fitore

“Në radhë të parë dua t’i bëj komplimente Hungarisë që bëri të mundur që ndeshja të mbetej e gjallë për 90 minuta sepse është një skuadër që ka cilësi, e pamë në Evropian. por luajti përballë një skuadre që ka shumë motivime. Ne jemi një skuadër që luajmë me zemër dhe këtë radhë luajtëm edhe me inteligjencë. Megjithatë kemi bërë edhe ndonjë gabim sepse kur të jepet mundësia, duhet të mbyllësh ndeshjen. përballë kishim një skuadër të fortë fizikisht, të mirë organizuar dhe nuk ishte e lehtë të depërtoje. mendoj se e merituam fitoren e kësaj ndeshjeje për shanset që krijuam”, u shpreh Reja.

Edhe Klaus Gjasula vuri në dukje rëndësinë e kësaj fitoreje të kombëtares shqiptare.

Në sfidën me Hungarinë bëri debutimin e tij edhe Nedim Bajrami, që më në fund fitoi të drejtën për të veshur fanellën kuqezi pas vendimit të CAS me futbollistin që nuk e fshehu aspak kënaqësinë e tij për këtë debutim

Kombëtarja shqiptare do të mbyllë kualifikueset e botërorit 2022 të muajit shtator, mbrëmjen e së mërkurës me ndeshjen ndaj San Marinos, edhe kjo një sfidë që do të luhet në Elbasan Arena dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb. /Tch

Sport

Slavko Vinçiq i jep fund karrierës një javë pas finales së Botërorit

Published

on

By

Arbitri i njohur slloven i futbollit, Slavko Vinçiq, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij vetëm një javë pasi drejtoi finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.

Federata e Futbollit e Sllovenisë ka konfirmuar se Vinçiq është tërhequr nga arbitrimi në moshën 46-vjeçare, duke e mbyllur karrierën në kulmin e saj.

Lamtumira e tij vjen menjëherë pas drejtimit të ndeshjes më prestigjioze në futbollin botëror, finales së Kupës së Botës, një arritje që për shumë arbitra konsiderohet kulmi i karrierës.

Vinçiq u bë arbitër ndërkombëtar në vitin 2010 dhe gjatë viteve ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme. Përveç finales së Botërorit, ai ka drejtuar edhe finalen e Ligës së Kampionëve, si dhe ka qenë pjesë e dy edicioneve të Kupës së Botës dhe disa Kampionateve Evropiane.

Me përvojën dhe paraqitjet e tij në skenën më të madhe të futbollit, Vinçiq largohet nga arbitrimi si një prej gjyqtarëve më të suksesshëm të gjeneratës së tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Polemikat e Botërorit lëkundin mbështetjen e Zvicrës për Infantinon

Published

on

By

Federata e Futbollit e Zvicrës po rishqyrton përkrahjen e saj për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili synon një mandat të ri në krye të qeverisë botërore të futbollit.

Sipas mediumit zviceran 20 Minuten, letra e mbështetjes për Infantinon ishte dërguar para zhvillimit të Kupës së Botës, në një kohë kur situata në futbollin ndërkombëtar ishte ndryshe. Megjithatë, ngjarjet dhe polemikat që shoqëruan turneun në SHBA, Kanada dhe Meksikë kanë bërë që Federata Zvicerane të rishikojë qëndrimin e saj.

Një nga rastet që ka nxitur reagime të shumta ishte ai i Folarin Balogun, ndërsa zhvillimet gjatë Botërorit kanë ngjallur debat të gjerë në opinionin sportiv.

Në një përgjigje për “20 Minuten”, Federata e Futbollit e Zvicrës konfirmoi se çështja është rikthyer në shqyrtim.

“Letrën e mbështetjes e kemi dërguar para ngjarjeve shumë të diskutuara gjatë Kupës së Botës, të cilat edhe ne i konsiderojmë të papranueshme. Për këtë arsye, po zhvillojmë diskutime të mëtejshme, si brenda federatës, ashtu edhe me federata të tjera”, thuhet në reagimin e federatës.

Sipas tyre, vendimi përfundimtar nëse Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Infantinon do të merret pas këtyre konsultimeve. Gjithashtu është planifikuar një takim mes drejtuesve të Federatës Zvicerane dhe presidentit të FIFA-s.

“Do të monitorojmë zhvillimet që lidhen me FIFA-n deri në Kongresin Zgjedhor të 18 marsit 2027”, thuhet më tej në përgjigjen e federatës.

Ndërkohë, Federata Gjermane e Futbollit nuk ka dërguar letër mbështetjeje për Infantinon. Megjithatë, sipas “The Guardian”, presidenti aktual i FIFA-s vazhdon të gëzojë mbështetje të gjerë, pasi më shumë se 200 nga 211 federatat anëtare kanë shprehur përkrahjen për kandidaturën e tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Xhaka i jep fund spekulimeve, Sunderlandi mbyll derën për Chelsean

Published

on

By

Granit Xhaka nuk do të largohet nga Sunderlandi këtë verë. Trajneri i skuadrës angleze, Regis Le Bris, ka hedhur poshtë zërat për një transferim të mesfushorit shqiptar te Chelsea, duke theksuar se e ardhmja e tij është në “Stadium of Light”.

Xhaka ishte përfolur si një objektiv i Chelseat, ku trajneri Xabi Alonso synonte të ribashkohej me ish-lojtarin e tij nga koha te Bayer Leverkuseni. Megjithatë, bisedimet mes klubeve nuk prodhuan marrëveshje dhe çështja është mbyllur.

“Nuk ka asgjë të re për Granit Xhakën te Chelsea. Kjo çështje është e mbyllur. Ai ka qenë shumë i qartë për të ardhmen e tij. E do Sunderlandin, dëshiron të qëndrojë këtu dhe të ndërtojë të ardhmen me këtë klub. Është një kapiten i mirë dhe një lider i madh”, deklaroi Le Bris.

Edhe vetë Xhaka konfirmoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë skuadër.

“Sunderlandi ka qenë shtëpia ime që nga dita e parë. Të gjithë jemi shumë të lumtur. Kam vendosur të qëndroj aty ku jam. Gjëja më e rëndësishme është familja. Jam gati të bëj histori me këtë klub”, u shpreh mesfushori 33-vjeçar.

Xhaka iu bashkua Sunderlandit verën e kaluar nga Bayer Leverkuseni, duke u rikthyer në Premier League pas periudhës së suksesshme me Arsenalin.

Në sezonin e tij të parë me Sunderlandin, ai zhvilloi 36 ndeshje, shënoi një gol dhe dha një kontribut të rëndësishëm në suksesin e skuadrës, e cila siguroi një vend në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U18 kampione e FIBA U18 EuroBasket, Divizioni C

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në basketboll është shpallur kampione e FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C, pasi mposhti bindshëm Andorrën me rezultat 91:49 në finalen e zhvilluar në Shkodër. Me këtë fitore, Dardanët e rinj e mbyllën kampionatin pa asnjë humbje dhe siguruan promovimin në Divizionin B për edicionin e ardhshëm.

Kosova dominoi gjatë gjithë turneut, duke treguar paraqitje të shkëlqyera si në fazën e grupeve ashtu edhe në ndeshjet me eliminim direkt. Triumfi në finale vulosi një sukses të madh për basketbollin kosovar dhe konfirmoi potencialin e gjeneratës së re.

Ky është një moment i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, pasi titulli i kampionit dhe rikthimi në Divizionin B përfaqësojnë një hap të madh përpara në arenën evropiane. Urime Dardanëve për këtë arritje historike!

D.L

Continue Reading

Të kërkuara