Lajmet

Regjistrimi i popullsisë, kërkohet të jepen të dhëna të besueshme

Vlerësohet se problemi kryesor në të gjithë rajonin është largimi i të rinjve të arsimuar nga vendi.

Published

on

Është mbajtur dita e dytë e konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së.

Apostol Simovski, drejtor i Entit të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke folur për mësimet e nxjerra nga regjistrimi i popullsisë në këtë shtet, tha se problemi kryesor në të gjithë rajonin është largimi i të rinjve të arsimuar nga vendi. Sipas tij, shteti duhet ta ketë një fotografi të qartë të këtij problemi. Ai shtoi se duhet të mblidhen të dhëna për ata që kanë imigruar dhe të krijojnë politika që ata një ditë të kthehen.

“Mendoj se këto do të jenë të rëndësishme për ju, ne po jetojmë në regjionin e njëjta kemi problem të ngjashme që duhet t’i zgjidhim. Me e rëndësishme është që të ndjekim rekomandimet e OKB-së. Duhet ta bëjmë një fotografi të qartë. Është për të mirën e vendit jo për të tjerët. 20 vite shteti ka qenë pa të dhëna në regjistrim. Në po humbin popullsinë, ne po e humbin popullatën e dytë të rinjtë janë duke u larguar. Kjo është problemi më i madh brenda regjionit. Së pari një boshllëqe në fuqi punëtore, po e humbim burimet njerëzore, po i humbin të arsimuarit. Ne për 20 vite nuk kemi pasur regjistrim më vendin tonë. Kemi vendosu që mos të përdorim letrën për regjistrim, jemi në vitin 2021, dhe kjo është punë më e lehtë. Nëse përdorin teknologjinë është me e lehte dhe ju jep më shumë kohë. Kemi përdorur studentët më shumë për mbledhjen e statistikave. Pjesa e migrimit është një problem shumë i madh po i humbin më të mirët. Ju duhet të mblidhni të dhëna për ata që janë jashtë vendit, ku jetojnë, pse jetojnë. Të krijoni politika që ata të kthehen”, tha ai.

Ilir Berisha, zv.kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, foli për rëndësia që ka dhënia e informatave të besueshme duke përmendur këtu parimet që duhet të ndjekin.

“Sistemi i statistikave do t’iu ofrojnë institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, ndërkombëtarëve dhe popullatës informata cilësore statistikore. Kosova sikur se vendet e tjera ka nevojë për të dhënë të rifeskuara. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë kanë një rëndësi të madhe për besueshmëri të statistikave tek shfrytëzuesi”, deklaroi ai.

Ramije Topxhiu-Mustafa nga Këshilli Statistikor i Kosovës në ASK, tha se këto të dhëna kanë ndikime në shumë fusha. Ajo në prezantimin e saj foli për ndikimin që kanë këto të dhëna në fushën e ekonomisë, në shoqëri, në mjedis dhe në çështjet gjinore.

“Të diskutohet për regjistrimin e popullsisë është sfidë ne vetë.  Rëndësia e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë është se ato ndikojnë në ekonominë, do të ketë ndikim shoqëror, ndikimi në mjedisor, ndikim në të drejtat themelore si dhe ndikim në çështjet gjinore. Regjistrimi i popullsisë jep të dhëna thelbësore për themelimin e politikave”, tha ai.

Aktualitet

ShBA-ja i dhuron Kosovës 50 automjete të blinduara për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se ShBA-ja ka transferuar 50 Automjete të Blinduar të Sigurisë (ASV) për Qeverinë e Kosovës, në kuadër të Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes (Excess Defense Articles Program).

Këto automjete moderne do të përdoren nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa, sipas njoftimit zyrtar, Kosova do të shfrytëzojë burimet e saj mbrojtëse për t’i sjellë ato në kapacitet të plotë operacional. Ky hap përbën një zhvillim të rëndësishëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të FSK-së dhe në rritjen e gatishmërisë për përballjen me sfida të sigurisë.

Ky donacion i ShBA-së shihet si një tjetër dëshmi e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve dhe e përkushtimit të përbashkët për të garantuar sigurinë kombëtare të Kosovës dhe forcimin e stabilitetit rajonal.

“Ky është një hap tjetër në përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së dhe për forcimin e sigurisë së të dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Continue Reading

Aktualitet

UBT përgatit liderët e ardhshëm të fushës paramjekësore

Published

on

UBT ka hapur regjistrimet për programin Master në Shkenca Paramjekësore, i cili synon të përgatisë profesionistë të domosdoshëm për sektorin shëndetësor, të aftë për të kontribuar në diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve, duke vepruar në vijën e parë të kujdesit për jetën.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë multidisiplinare, të harmonizuar me modelet më të mira evropiane dhe amerikane, që ndërthur mësimin teorik me përgatitjen praktike. Studentët përfitojnë trajnim të avancuar në fushat e kujdesit emergjent, laboratorëve mjekësorë dhe diagnostikës klinike, duke përdorur pajisje bashkëkohore mjekësore dhe laboratorike.

Përgatitje gjithëpërfshirëse dhe praktike

Gjatë studimeve, studentët do të aftësohen në pesë kategori kyçe të fushës së paramedikëve:

  • Parandalimi i vdekjes së njerëzve
  • Rritja e cilësisë së jetës
  • Ndihma në rikuperimin nga sëmundjet apo dëmtimet
  • Menaxhimi i pranimeve dhe ri-pranimeve urgjente
  • Kujdesi për rastet kronike të ndjeshme (astma, diabeti, epilepsia etj.)

Programi përfshin gjithashtu përdorimin e tele-shëndetit dhe kujdesit tele-komunikues, duke u mundësuar studentëve të ofrojnë kujdes efikas dhe inovativ, sidomos për zonat e largëta apo për pacientët me nevoja të veçanta.

Misioni dhe vizioni

Misioni i Masterit në Shkenca Paramjekësore është të kontribuojë në arsimin e lartë përmes:

  • Kurrikulave bashkëkohore, të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare
  • Hulumtimit shkencor në bashkëpunim me partnerë vendas e ndërkombëtarë

Programi synon të ofrojë një mjedis mësimor mbështetës, ku studentët zhvillojnë aftësitë klinike, kërkimore dhe menaxheriale që kërkohen në tregun e punës.

Përfshirje aktive në kërkim dhe shërbim

Studentët dhe stafi i programit marrin pjesë në:

  • Projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Simpoziume dhe forume shkencore
  • Konsulencë dhe asistencë teknike për institucione shëndetësore publike e private
  • Hartimin e politikave shëndetësore në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë

Aftësitë e të diplomuarve

Pas përfundimit të programit, të diplomuarit do të jenë të aftë:

  • Të ofrojnë kujdes shëndetësor holistik në komunitetet urbane, rurale dhe industriale
  • Të marrin vendime komplekse në situata emergjente dhe të udhëheqin ekipe paramjekësore
  • Të zbatojnë standarde të larta ligjore, etike dhe profesionale në praktikë
  • Të përdorin metoda kërkimore për të përmirësuar rezultatet shëndetësore
  • Të integrojnë njohuritë ndërdisiplinore në menaxhimin e shërbimeve shëndetësore

Masteri në Shkenca ParamjekësoreUBT është më shumë sesa një diplomë – është një përgatitje për jetë, duke formuar profesionistë që jo vetëm reagojnë ndaj emergjencave, por punojnë për t’i parandaluar ato, duke i dhënë shoqërisë ekspertë të gatshëm për të mbrojtur dhe përmirësuar jetën.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

A janë sëmundjet e zemrës trashëgimore dhe si ndikon diabeti? Flet kardiologu Edis Demiri

Published

on

Historia familjare dhe diabeti janë faktorët më të fortë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Kështu thekson kardiologu invaziv nga United Hospital, Edis Demiri në episodin e podcastit “Shëndeti në rend të parë” në Telegrafi, ku flet si për shkaqet kryesore ashtu edhe për një rast të pazakontë klinik që i shpëtoi jetën një pacienti.

“Faktori më i rëndësishëm është historia familjare për sëmundjet e zemrës”, thotë Demiri, duke shtuar se nëse prindërit ose vëllezërit/motrat kanë pësuar infarkt apo ndërhyrje kardiake në moshë të re, “edhe ai person është i rrezikuar”.

Sipas tij, “diabeti është pothuajse po aq i rëndësishëm sa historia familjare”, ndërsa më pas vijnë faktorë të tjerë si duhani, hipertensioni dhe yndyrnat e larta në gjak.

Mesazhi i mjekut është i qartë: kontrolloni rregullisht shëndetin e zemrës, veçanërisht nëse keni histori familjare apo diabet; ndaloni duhanin, mbani tensionin dhe lipidet nën kontroll dhe kërkoni ndihmë mjekësore urgjentisht në shenja si dhimbje gjoksi, djersitje të ftohta, marramendje ose vështirësi në frymëmarrje.

Për bisedën e plotë me këshilla praktike dhe sqarime të mëtejshme, ndiqni episodin e ri të podcastit “Shëndeti në rend të parë” në Telegrafi.

Continue Reading

Lajmet

Sa ka ndryshuar pas 25 vitesh lokacioni ku u xhirua seriali ikonik “Teletubbies”?

Published

on

Seti i njohur i serialit “Teletubbies” duket i panjohur 24 vjet pas përfundimit të shfaqjes, pasi pronari i tokës ka bërë ndryshim të madh.

Seriali popullor për fëmijë u transmetua fillimisht në BBC Two nga viti 1997 deri në 2001. Gjatë kësaj periudhe, xhirimet për serinë u realizuan në Wimpstone, Warwickshire.

Më shumë se dy dekada më vonë, vendi duket shumë ndryshe që nga hera e fundit kur u xhirua “Teletubbies” atje, shkruan The Sun.

Një video e shpërndarë në Instagram tregoi se deri në vitin 2007 – gjashtë vjet pas përfundimit të shfaqjes – pronari i tokës kishte krijuar një pellg gjigant për të parandaluar hyrjen e të huajve.

Deri më 2025, toka mbetet e zbrazët, edhe pse pronarët menaxhojnë një fermë dhe dyqan me produkte ujore pranë saj. Një fans shkroi: “Trishtim. Ishte shumë e rëndësishme në atë kohë. Mund të kishte qenë një destinacion turistik. Shumë fëmijë, tani të rritur, janë rritur me të”.

Një tjetër komentoi: “Fakti që gjithçka u xhirua në atë copë të vogël toke është e pabesueshme”.

Një i tretë shtoi: “Njerëzit nuk e kuptojnë që ata janë fermerë dhe nuk u intereson paratë që mund të fitonin duke shitur bileta për vizitorët nostalgjikë – ata thjesht duan paqe”.

Një i katërt: “Imagjino dikë që e donte “Teletubbies” të kishte blerë atë tokë, të shkarkonte pellgun dhe të ringjallte të gjithë setin, duke e kthyer në muze?”.

Vitin e kaluar, një nga yjet e shfaqjes u shfaq në emisionin “This Morning” me fëmijën e saj.

Jess Smith, tani 30, është e njohur për rolin si bebi në diell në shfaqjen për fëmijë. Ajo me kolegët Nikki Smedley (Laa-Laa) e John Simmit (Dispy), rikujtuan kohën e tyre në “Teletubbies”. Jess u shoqërua nga vajza, Poppy, që atëherë ishte pesë muajshe, u pyet nëse i tregon miqve për famën e saj gjatë fëmijërisë.

Jess tha: “Nuk ua them unë, por të gjithë që janë me mua e dinë, kështu që të tjerët ua tregojnë gjithkujt. Partneri im Ricky ua thotë të gjithëve, po ashtu familja e tij, edhe familja ime. Të gjithë ua tregojnë të gjithëve, kështu që nuk ka rëndësi ku shkoj, të gjithë e dinë”.

Continue Reading

Të kërkuara