Lajmet nga UBT

Regjistrimet e hershme fillojnë në UBT: Interesim i madh i të rinjve për t’ju bashkuar liderit

Published

on

UBT ka nisur me sukses regjistrimet e hershme për vitin e ri akademik, duke tërhequr interesim të madh nga maturantët jo vetëm nga Kosova, por edhe nga rajoni. Ky interesim i lartë konfirmon se UBT është lider i padiskutueshëm në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon. Me një përkushtim të madh ndaj cilësisë, inovacionit dhe shkencës, UBT ofron një përvojë akademike që tejkalon kufijtë tradicionalë të mësimdhënies.

Në UBT, shkenca nuk mbetet vetëm në teori. Përmes laboratorëve të teknologjisë më të fundit, projekteve të përbashkëta me institucione ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjes në konferenca shkencore globale, studentët dhe profesorët janë vazhdimisht të angazhuar në krijimin e zgjidhjeve për sfidat reale të botës.
Me një staf të përkushtuar dhe me përvojë ndërkombëtare, studentët përfitojnë nga mësimi cilësor dhe mentorimi profesional andaj UBT mbetet zgjedhja ideale për të rinjtë që synojnë më shumë se një diplomë – një vend ku edukimi i klasit të parë, teknologjia moderne, përvoja praktike dhe mundësitë ndërkombëtare krijojnë rrugën drejt suksesit.

Arsyeja pse të zgjedhni UBT-në?

UBT ofron një kampus inovativ dhe multifunksional, i ndërtuar sipas standardeve më të avancuara evropiane, ku studentët kanë në dispozicion më shumë se 300 laboratorë modernë, të pajisur me teknologjinë më të fundit për zhvillimin e praktikave profesionale në të gjitha fushat e studimit. Nga laboratorët e IT-së dhe Bioteknologjisë, deri te ata të Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Shkencave të Shëndetit, UBT u siguron studentëve mjedis të jashtëzakonshëm për mësim dhe hulumtim.

Një ndër përparësitë më të mëdha që UBT ofron është edhe mundësia për përvoja ndërkombëtare, falë pjesëmarrjes aktive në programin Erasmus+, përmes të cilit studentët mund të ndjekin semestre studimi apo praktika profesionale jashtë vendit. UBT ka krijuar partneritet me mbi 500 universitete në mbarë botën, duke ofruar rrugë të shumta për zgjerim të njohurive, ndërveprim kulturor dhe zhvillim të rrjetit profesional global.


Një nga programet më tërheqëse është Media dhe Komunikimi, falë modelit Dual të studimeve, që ofron përvojë praktike në Radio Campus, UBT News dhe UBT TV. Ky model i avancuar i të mësuarit përgatit studentët për tregun e punës, duke i përfshirë ata në projekte konkrete dhe prodhim mediatik që nga dita e parë.

Ndërsa përveç cilësisë akdemike, UBT ofron mbështetje të vazhdueshme për studentët ndërmjet këshillimit profesionalë, aktiviteteve, praktikave dhe mundësive të shumta për pjesëmarrje në projekte hulumtuese dhe gara ndërkombëtare. Kjo qasje e bën UBT-në jo vetëm një vend ku mësohet, por edhe një hapësirë ku ndërtohet e ardhmja, sepse UBT krijon – UBT është shkencë.

Për më tepër, për të gjithë maturantët që rezervojnë vendin e tyre gjatë fazës së regjistrimeve të hershme, UBT ofron 20% zbritje në tarifat studimore për programin Media dhe Komunikim – një mundësi e shkëlqyer për të hapur dyer të reja për karrierën tënde. UBT gjithashtu ofron bursë 20% edhe për programet më inovative, sikurse, Gjuhë Angleze, Inxhinieri e Energjisë dhe Shkenca Politike.

Regjistrimet e hershme janë të hapura dhe u bëjmë thirrje të gjithë të rinjtë të vijnë dhe të bëhen pjesë e familjes së madhe akademike të UBT-së. Me një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë dhe zhvillimit të studentëve, UBT ofron një përvojë arsimore të pasur, që do t’i përgatisë ata për sukses në karrierë dhe për një ndikim të qëndrueshëm në shoqëri.

Lajmet

Bashkëpunim akademik ndërmjet UBT-së dhe Dicle University në kuadër të Erasmus+ Staff Mobility

Published

on

By

Në kuadër të programit Erasmus+ Staff Mobility, UBT mirëpriti gjatë javës së kaluar Assoc. Prof. Dr. Hasan Aykut Aysan dhe Assist. Prof. Dr. Yusuf Gözaçık nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Dicle University, Turqi.

Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërinstitucional dhe përfshiu një sërë aktivitetesh profesionale dhe akademike, duke përfshirë vizita në kampusin dhe infrastrukturën universitare, organizimin e një punëtorie me studentët dhe stafin akademik, si dhe mbajtjen e një ligjërate tematike mbi shigjetarinë (archery).

Gjatë qëndrimit të tyre në UBT, profesorët prezantuan përvojat dhe ekspertizën e tyre në fushën e edukimit fizik dhe sportit, duke ofruar perspektiva bashkëkohore metodologjike dhe praktike. Aktivitetet e zhvilluara krijuan mundësi për shkëmbim të njohurive, avancim profesional dhe zgjerim të bashkëpunimit akademik ndërmjet pjesëmarrësve.

Ky mobilitet akademik kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet UBT-së dhe Dicle University, duke promovuar bashkëpunimin shkencor, akademik dhe kulturor ndërmjet institucioneve dhe vendeve përkatëse.

UBT vazhdon të mbetet i përkushtuar ndaj ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, zgjerimit të partneriteteve strategjike dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim akademik dhe profesional të studentëve dhe stafit akademik.

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së publikojnë punim shkencor mbi sigurinë kombëtare në revistë të indeksuar në Scopus

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Bahri Gashi, Ngadhnjim Brovina dhe Arian Kadriu, kanë publikuar një punim shkencor në revistën prestigjioze Journal of Strategic Security, e indeksuar në platformën Scopus.

Studimi trajton kornizën ligjore për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në Kosovë, me fokus të veçantë në rolin e Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK) si institucioni kryesor përgjegjës për zbatimin e standardeve dhe procedurave të sigurisë së informacionit.

Sipas autorëve, rëndësia e AMIK-ut lidhet me rolin e tij qendror në ndërtimin dhe zbatimin e kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës për mbrojtjen e informacionit të ndjeshëm, në kuadër të përpjekjeve të vendit për t’u përafruar me standardet euroatlantike. Në një shtet të ri si Kosova, funksionimi i institucioneve që garantojnë sigurinë e informacionit konsiderohet element thelbësor për sigurinë kombëtare.

Punimi krahason modelin kosovar me praktikat e NATO-së, Bashkimi Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke arritur në përfundimin se korniza e Kosovës është në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

Profesori Alfred Marleku dhe studenti Valon Ismaili publikojnë studim shkencor mbi rivalitetin narrativ në raportet Kosovë–Serbi

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Prof. Dr. Alfred Marleku dhe studenti Valon Ismaili kanë publikuar artikullin më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare New Perspectives, e cila botohet nga SAGE Journals nën mbikëqyrjen e Institute of International Relations në Pragë.

Duke u mbështetur në literaturën politikës së kujtesës dhe të rivalitetit mimetik, artikulli me titull “Contesting legitimacy through memory: Mimetic rivalry and Serbian elite discourse in the Kosovo–Serbia dispute” shqyrton dy zhvillime të rëndësishme në marrëdhëniet Kosovë–Serbi: tërheqjen e koordinuar të serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës në vitin 2022 dhe sulmin në Banjskë në vitin 2023. Përmes një qasje metodologjike cilësore dhe analize të diskursit, artikulli shqyrton se në çfarë mënyre elitat politike serbe janë përfshirë në rivalitet mimetik që nga viti 2022 duke përvetësuar repertorin simbolik dhe narrativ të lidhura historikisht me rezistencën e shqiptarëve të Kosovës.

Artikulli argumenton se këto dy kriza nuk duhet të kuptohen si episode të izoluara, por si momente të ndërlidhura brenda një strategjie më të gjerë të elitave politike serbe për përvetësimin e narrativave historikisht të lidhura me rezistencën shqiptare të Kosovës. Në këtë kuptim, artikulli tregon se elitat serbe kanë riprodhuar në mënyrë selektive elemente të narrativës së luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, me qëllim që serbët e Kosovës të paraqiten si komunitet i kërcënuar, rezistenca e të cilit konsiderohet moralisht e justifikuar.

Ky artikull përbën një kontribut të rëndësishëm në literaturën mbi politikën e kujtesës, rivalitetin mimetik, ndërtimin e legjitimitetit politik dhe proceset e paqes në kontekstin e raporteve Kosovë–Serbi. Studimi thekson se konkurrenca simbolike dhe përvetësimi i narrativave historike mund të thellojnë antagonizmat, të dobësojnë procesin e normalizimit dhe të pengojnë përpjekjet për ndërtimin e paqes.

Artikulli mund të lexohet në: https://journals.sagepub.com/doi/10.1177/2336825X261456645

Continue Reading

lajme

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Published

on

By

Artistja dhe dizajnerja, njëherit profesoreshë në Fakultetin e Artit dhe të Dizajnit në UBT, Arbresha Hoxha do të përfaqësojë krijimtarinë e saj në tri ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare të artit bashkëkohor gjatë vitit 2026, duke zgjeruar praninë e saj artistike në skenën globale dhe duke promovuar artin shqiptar në kontekste prestigjioze ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e parë do të realizohet në Barcelona Contemporary Art Exhibition 2026, e cila do të mbahet në Barcelonë gjatë muajit korrik 2026. Në këtë ekspozitë ndërkombëtare, veprat e Arbresha Hoxhës do të prezantohen përkrah artistëve nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi profesional me kuratorë, artistë dhe institucione kulturore ndërkombëtare.

Më pas, veprat e saj do të ekspozohen në Times Square Billboard Showcase në New York City, një platformë prestigjioze që promovon artin digjital dhe bashkëkohor në një nga hapësirat publike më ikonike në botë. Kjo pjesëmarrje përfaqëson një mundësi të rëndësishme për prezantimin e krijimtarisë së saj para një audience të gjerë ndërkombëtare.

Gjithashtu, më 27–28 qershor 2026, Arbresha Hoxha do të marrë pjesë në një ekspozitë ndërkombëtare të arteve pamore në Vjenë, Austri, ku do të ekspozojë veprat e saj së bashku me artistë nga vende të ndryshme. Ngjarja synon të nxisë dialogun ndërkulturor dhe shkëmbimin e ideve artistike përmes praktikave bashkëkohore të artit vizual.

Këto paraqitje ndërkombëtare dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të Arbresha Hoxhës në zhvillimin e praktikës së saj artistike dhe në promovimin e artit shqiptar në skenën ndërkombëtare. Përmes pjesëmarrjes në këto ngjarje të rëndësishme, ajo kontribuon në forcimin e dialogut kulturor dhe në prezantimin e vlerave bashkëkohore të artit vizual para publikut global.

Continue Reading

Të kërkuara