Kulturë

Regjisori i “Squid Game” humbi gjashtë dhëmbë për shkak të stresit gjatë xhirimeve

Krijuesi i këtij fenomeni të Netflix-it ka shpjeguar sesi ndikoi stresi te ai gjatë xhirimeve.

Published

on

Regjisori “Squid Game”, Hwang Dong-hyk foli rreth intensitetit të prodhimit të serisë, teksa deklaroi se për shkak të stresit gjatë xhirimeve humbi gjashtë dhëmbë.

Krijuesi i këtij fenomeni të Netflix-it ka shpjeguar sesi ndikoi stresi te ai gjatë xhirimeve, duke rezultuar me humbjen e gjashtë dhëmbëve.

“Në anën time të majtë, unë ende nuk kam dy molarë. Më duhet të bëj implant, por nuk kam pasur kohë”, tha ai në një intervistë me Shkollën e Filmit CNN këtë javë.

Ky serial tregon se si 456 njerëz në një situatë të paqëndrueshme ekonomike konkurrojnë në lojëra shumë vdekjeprurëse të fëmijërisë për të fituar një çmim financiar që mund të ndryshojë jetën e tyre dhe të shkatërrojë plotësisht njerëzimin në këtë proces.

“Squid Game”, aktualisht është në rrugën e duhur për t’u bërë shfaqja më e popullarizuar e Netflix ndonjëherë, pasi ka arritur numrin një në 90 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës./UBTNews

Kulturë

Koncerti “Prelud për Autizmin” në Prishtinë me mesazh ndërgjegjësues

Published

on

Një koncert i veçantë me mesazh ndërgjegjësues do të mbahet më 25 prill në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të muajit të autizmit.

Nën titullin “Prelud për Autizmin”, koncerti do të sjellë një program me vepra baroke të interpretuara nga artistë ndërkombëtarë dhe vendas, si dhe me pjesëmarrjen e familjeve të fëmijëve me autizëm.

Në skenë do të performojë klaviçembalistja polake me origjinë shqiptare Jowita Graiçevci-Szornel, së bashku me vajzën e saj, violinisten Barbara Szornel. Programi përfshin vepra të kompozitorëve të njohur të periudhës baroke si Biagio Marini, Arcangelo Corelli, Giuseppe Tartini, François Couperin, Jean-Philippe Rameau dhe Henryk Wieniawski.

Të ftuara në koncert janë edhe violinistja Sihana Badivuku dhe talentja 13-vjeçare Sibora Resyli. Koncerti do të mbahet në Sallën “Atelie” në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, duke filluar nga ora 18:00. Aktiviteti është pjesë e projektit trevjeçar “Platforma Edukative Koncertale ARSKOSOVA 2025-2027”, i organizuar nga Fondacioni Muzikor ArsKosova dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës.

Organizatorët bëjnë të ditur se koncerti është i hapur për fëmijët dhe familjet me autizëm dhe nevoja të veçanta. Pas koncertit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takojnë artistët dhe të njihen nga afër me instrumentin e klaviçembalos.

Continue Reading

Kulturë

Misatango nga Palmieri vjen në Prishtinë

Published

on

Vepra “Misatango” e kompozitorit Martín Palmeri do të shfaqet në Prishtinë mbrëmjen e 27 prillit 2026, në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë.

Koncerti realizohet në bashkëpunim mes Filharmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë. Nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont, në skenë do të paraqitet edhe mexosopranoja shqiptare Vikena Kamenica si soliste.

Vepra ndërthur elemente të muzikës liturgjike me ritmet karakteristike të tangos argjentinase, duke ofruar një përvojë unike artistike për publikun.

Continue Reading

Kulturë

Renoir del në ankand pas 97 vitesh, vepra pritet të arrijë deri në 35 milionë dollarë

Published

on

Për herë të parë pas gati një shekulli, vepra “La femme aux lilas” e piktorit francez Pierre-Auguste Renoir do të dalë në ankand, me një vlerë të parashikuar nga 25 deri në 35 milionë dollarë.

Piktura do të prezantohet më 18 maj në ankandin e Artit të Shekullit të 20-të të shtëpisë prestigjioze Christie’s. Ajo paraqet Nini Lopez, një aktore të re pariziene, të portretizuar me flokë të artë, lëkurë të zbehtë dhe faqe të skuqura, teksa mban një buqetë me lule të bardha dhe rozë dhe shikon në distancë.

Vepra u ble fillimisht në vitin 1929 për 100 mijë dollarë nga koleksionistja amerikane Joan Whitney Payson dhe bashkëshorti i saj, Charles Payson. Që atëherë, ajo ka qenë pjesë e një prej koleksioneve më të rëndësishme të artit impresionist dhe post-impresionist në Shtetet e Bashkuara. Familja Whitney-Payson njihet si një ndër koleksionistet më të mëdha amerikane të shekullit 20, ndërsa koleksioni i tyre sot është në huazim të përhershëm në Muzeun e Artit Portland në Maine. Aktualisht, piktura është pjesë e koleksionit të Lorinda Payson de Roulet, vajza e çiftit.

Dalja në ankand e kësaj vepre pas 97 vitesh konsiderohet një moment i rëndësishëm për tregun ndërkombëtar të artit, duke rikthyer në vëmendje një nga emrat më të mëdhenj të impresionizmit.

Continue Reading

Kulturë

Kosova forcoi prezencën ndërkombëtare përmes anëtarësimit në rrjetin TRADUKI

Published

on

Më 20 dhe 21 prill, Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë në aktivitetet e rrjetit TRADUKI, duke shënuar një moment të rëndësishëm në angazhimin e saj ndërkombëtar.

Më 20 prill, Drejtoresha e Bibliotekës mori pjesë në takimin e programit të TRADUKI-t, ndërsa më 21 prill u mbajt takimi i 37-të i Komitetit të këtij rrjeti, ku Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë për herë të parë si anëtarja më e re. Të dyja takimet u mbajtën në Sarajevë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga shtetet anëtare të rrjetit TRADUKI.

Gjatë këtyre takimeve, Drejtoresha prezantoi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, skenën letrare kosovare dhe synimet strategjike të institucionit për zgjerimin dhe integrimin në rrjetin letrar evropian. U theksua në veçanti rëndësia e promovimit dhe përkthimit të letërsisë shqipe, si dhe krijimi i bashkëpunimeve të qëndrueshme me institucione të librit dhe të kulturës në rajon dhe në Evropë.

Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të prezencës së Kosovës në rrjetet ndërkombëtare të librit dhe kulturës, duke hapur mundësi të reja për autorët, përkthyesit dhe letërsinë shqipe në përgjithësi.

 

Continue Reading

Të kërkuara