Sport

Refuzoni vizat e tenistëve rusë, Ukraina i kërkon Mbretërisë së Bashkuar

Kuleba i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar të refuzojë vizat për sportistët për të hyrë në vend.

Published

on

Ministri i Jashtëm i Ukrainës e ka cilësuar “imoral” vendimin e Wimbledon për të lejuar lojtarët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë.

Dmytro Kuleba i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar të refuzojë vizat për sportistët për të hyrë në vend.

“A e ka pushuar Rusia agresionin apo mizoritë e saj? Jo, është thjesht se Wimbledon vendosi të strehojë dy bashkëpunëtorë krimi”, tha Kuleba në një deklaratë./UBTNews/

Lajmet

​Peja debuton me humbje në Ligën ENBL

Published

on

GO+ Peja debutoi me humbje në Ligën ENBL, pasi që skuadra u mund nga Riga Zelli me rezultat 72:83.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, me të dy skuadrat, që nuk arrinin të shkëputeshin, derisa çereku i parë përfundon 20:17.

Mysafirët ishin më të mirë në periudhën e dytë, që e fituan 21:30, për të shkuar në pushim me rezultat 41:47.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, duke u karakterizuar me jo shumë pikë të shënuara, 15:15, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 56:62. Në dhjetë minutat e fundit, nuk ndodhi përmbysja e vendasve, duke pësuar 72:83.

Te vendasit, Tajh Nugace Green kishte 20 pikë e shtatë kërcime, derisa Skyler Tyron Flatten shtoi 14 pikë.

Kjo ishte ndeshja e parë për pejanët në këtë ligë, ndërsa fitorja e dytë për skuadrën letoneze në dy ndeshje./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ronaldo me një tjetër rekord botëror në historinë e futbollit

Published

on

Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord historik pasi shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes kundër Hungarisë, duke përmbysur rezultatin pas avantazhit fillestar të Szalai dhe duke i dhënë Portugalisë epërsinë 2-1.

Falë këtyre dy realizimeve, kapiteni i Portugalisë arrin në 41 gola në kualifikimet e Kupës së Botës, duke kaluar sulmuesin guatemalas Carlos Ruiz, i cili kishte 39.

Në podium qëndron edhe Lionel Messi, me 36 gola, që mban vendin e tretë në renditjen historike.

Nga futbollistët evropianë, përveç Ronaldos, në listën e 25 më të mirëve renditen: Robert Lewandowski (33 gola), Edin Džeko (29), Andriy Shevchenko (26), Harry Kane (23) dhe Memphis Depay (22)./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova mund të shkojë në Botëror nëse i grumbullon katër pikë në ndeshjet e nëntorit

Published

on

Kombëtarja e Kosovës e bëri një hap gjigant drejt pozitës së dytë në grup në kualifikimet e Botërorit 2026.

Dardanët e mposhtën Suedinë në udhëtim me rezultat minimal, 1:0, ndërsa paraprakisht muajin e kaluar e kishin mundur të njëjtin kundërshtar me rezultat 2:0 në “Fadil Vokrri”.

Vedat Muriqi me shokë i kanë grumbulluar 7 pikë, 3 më pak se Zvicra, e cila është lidere me 10 pikë.

Deri në fund të kualifikimeve të Botërorit kanë mbetur për t’u luajtur edhe nga dy lojë për secilën Kombëtare në muajin nëntor.

Situata momentale në grup ia lejon Kosovës që ta synojë edhe vendin e parë, që do të thoshte kualifikim direkt në Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

Ndonëse do të jetë një mision i vështirë, ai nuk është edhe i pamundur.

Por, për ta arritur këtë, Kosovës nuk do t’i mjaftojnë dy fitore në nëntor, të cilat i ka të obligueshme.

Pra, me fitore të Dardanëve ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës dhe me kusht që Helvetikët të mos e fitojnë paraprakisht lojën me Suedinë në muajin tjetër (barazim ose humbje), e natyrisht të humbin edhe nga Kosova, trupa e Franco Fodës me këtë rast do ta shkruante historinë duke shkuar direkt në Botëror.

Në versionin tjetër, Kosova mund të shkojë në Botëror nëse i grumbullon katër pikë në ndeshjet e nëntorit, e me kusht që Granit Xhaka me shokë t’i humbin dy takimet, me Suedinë dhe me Kosovën./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Suedia shkarkon trajnerin pas humbjes me Kosovën

Published

on

Duket se humbja e Suedisë ndaj Kosovës ka qenë pika e fundit për trajnerin Jon Dahl Tomasson, sepse Federata Suedeze e Futbollit ka vendosur ta shkarkojë trajnerin danez nga detyra e përzgjedhësit të kombëtares.

Suedia ka vetëm një pikë pas katër ndeshjeve në kualifikueset e Kupës së Botës dhe ndodhet në vendin e fundit të grupit, që kryesohet nga Zvicra.

“Vendimi i marrë nga Shoqata Suedeze e Futbollit bazohet në faktin se ekipi kombëtar i meshkujve nuk ka dhënë rezultatet që shpresonim. Ende ka një shans për një ndeshje eliminatore në mars dhe përgjegjësia jonë është të sigurohemi që të kemi kushtet më të mira të mundshme për të qenë në gjendje të arrijmë në finalen e Kupës së Botës. Në këtë drejtim, ne besojmë se kërkohet një udhëheqje e re në formën e një trajneri të ri të kombëtares,” deklaroi Simon Åström, kryetar i SvFF.

Tomasson mori drejtimin e ekipit në mars të vitit 2024 dhe gjatë kësaj periudhe ka arritur nëntë fitore gjithsej.

Sipas raportimeve, ish-lojtari Kim Källström ka njoftuar futbollistët e kombëtares për vendimin dhe emrat që përfliten si zëvendësues të mundshëm janë Graham Potter, Olof Mellberg dhe Peter Gerhardsson.

Suedia ka edhe dy ndeshje të mbetura në kualifikueset e nëntorit, ndaj Zvicrës dhe Sllovenisë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara