Lajmet

Reciprociteti për targat serbe, profesori Reka: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Reka: Bashkimi Evropian duhet t’i kërkojë Serbisë zbatimin e marrëveshjes.

Published

on

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli.

Blerim Reka, ish-ministër i Integrimit Europian të Kosovës u shpreh për “Balkan Talks” se Serbia është përgjegjëse për prodhimin e krizave dhe përplasjeve të tilla në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk mund të ketë prosperitet për aq kohë që Serbia nuk ndryshon mentalitetin e saj të shekujve të kaluar.

“Edhe në dekadën e dytë të shekullit 21, ne kemi një problem, që po i gjeneron këto kriza, po krijon më tepër kriza dhe kjo është Serbia, Një Ballkan demokratik, civilizues, pro-perëndimor euroatlantik nuk mund të bëhet me një Serbi, me një mentalitet serb të shekullit 19”, tha ai.

Profesori Reka thotë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po përpiqet të bëjë akte të ngjashme me ato të Sllobodan Millosheviçit, që sipas tij synonte të bashkonte Ballkanin nën kupolën e ish-Jugosllavisë.

“Kur e them këtë, kam parasysh, që tani establishmenti shtetëror serb me në krye Vuçiçin po tenton ta bëjë atë që provoi Millosheviç në fund të vitet 1990 të shekullit 20, bashkimin e Ballkanit nën kupolën serbe, por me luftë pushtuese, tani ky po e bën me një strategji të re, atë që e quan “Bota serbe”, tha ai.

Ai thotë se me vendosjen reciprocitetit Kosova bëri atë që do bënte çdo shtet tjetër sovran, që zbaton ligjin në territorin e tij.

Gjatë intervistës me gazetarin Franko Egro, z. Reka thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i kërkojë Serbisë zbatimin e marrëveshjes, që e ka firmosur me praninë e tyre në tryezën e dialogut.

“Qeveria e Kosovës bëri atë që do bënte çdo shtet sovran, i cili zbaton ligjin në tërë territorin e vet. BE, i cili në vend që tu drejtohet dy palëve, duhet t’i drejtohet njërës palë, Serbisë, e cila ka nënshkruar që ta zbatojë marrëveshjen dhe ta pranojë atë që ka nënshkruar”, tha ai.

I pyetur për mesazhet që Kosova u ka dërguar kancelerive evropiane me vendosjen e reciprocitetit me targat, profesor Reka bën këtë arsyetim:

Përveç mesazhit teknik, që ka të bëjë me reciprocitetin në targa, reciprociteti nuk është shpikur nga Kosova është një parim nga më normalët dhe më funksionalet për marrëdhëniet ndërshtetërore bilaterale. Qeveria e Kosovës emetoi mesazh të qartë politik drejt Brukselit, duke treguar më se nuk do të vazhdonte me të ashtuquajturin dialog të Brukselit dhjetë vjeçar, në formën e negociatave asimetrike dhe qeveria e Kosovës nuk do të pranojë të qenit një palë e trajtuar ndryshe nga Serbia”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Kurti paralajmëron takim me Hamzën gjatë ditës së sotme

Published

on

By

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se sot pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Kurti sqaroi se në këtë takim do të rihapen diskutimet për hapat e mëtejshëm lidhur me projektligjin për Specialen, si dhe çështja e zgjedhjes së Presidentit.

Sipas kryeministrit, për të zbatuar një strategji të mirëfilltë shtetërore e kombëtare në lidhje me proceset në Hagë, vendit i nevojiten institucione funksionale, duke nënvizuar se “adresa e fitores është Apeli”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Bashkë-yjet e “Friends” refuzojnë të marrin pjesë në dokumentarin për Matthew Perry

Published

on

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer nuk do të marrin pjesë në dokumentarin e ri të Netflix për aktorin e ndjerë Matthew Perry, sipas burimeve të cituara nga “Page Six”.

Bëhet fjalë për serialin dokumentar me tri pjesë “The One About Matthew Perry”, i cili do të trajtojë jetën, karrierën dhe betejën e aktorit me varësinë, përmes rrëfimeve të familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas burimeve, pesë aktorët e “Friends” janë kontaktuar nga ekipi i dokumentarit, por kanë vendosur të mos marrin pjesë. Në vend të tyre, dokumentari do t’u japë hapësirë njerëzve të tjerë që e kanë njohur dhe kanë qenë pranë Perry-t gjatë jetës së tij.

Një burim ka thënë se për Jennifer Aniston, e cila ishte veçanërisht e afërt me Perry-n, do të ishte e vështirë ta përjetonte përsëri humbjen në mënyrë publike dhe para kamerave.

Dokumentari, i drejtuar nga Mary Robertson, do të përfshijë edhe rrëfimin e motrës së Perry-t, Mia Perry Bowick, si dhe fotografi dhe video të papublikuara nga arkivi privat i familjes.

Matthew Perry u bë i njohur në mbarë botën për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, i cili u transmetua nga viti 1994 deri më 2004. Pas përfundimit të serialit, ai mbeti i afërt me bashkë-yjet e tij.

Perry ndërroi jetë në tetor të vitit 2023, në moshën 54-vjeçare. Sipas autoriteteve, shkaku i vdekjes ishte efektet akute të ketaminës. Hetimi për vdekjen e tij çoi në arrestimin e pesë personave, përfshirë asistentin e tij dhe dy mjekë.

Aktori kishte folur publikisht për betejën e tij me varësinë dhe për përpjekjet për t’u rehabilituar. Në vitin 2022 ai publikoi kujtimet “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing”, ku rrëfeu përvojën e tij personale me varësinë dhe shërimin./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ramë Lahaj nis turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” në Zürich

Published

on

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, po përgatitet për koncertin që do të hapë turneun e tij ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, më 10 tetor në Zürich të Zvicrës.

Në skenën e Kongresshaus Zürich, Lahaj do të performojë së bashku me ARMA Ensemble, me një program muzikor që ndërthur repertorin shqiptar me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.

Pas koncertit në Zürich, turneu do të vazhdojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor. Organizatorët kanë bërë të ditur se pritet të shtohen edhe qytete të tjera në kalendarin e turneut.

Biletat për koncertin në Zürich tashmë janë në shitje përmes platformës Ticketmaster.

Përmes këtij turneu, Ramë Lahaj synon të sjellë para publikut ndërkombëtar një program që bashkon traditën muzikore shqiptare me repertorin ndërkombëtar, duke promovuar kulturën dhe identitetin shqiptar në skenat botërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Oficerët e FSK-së përfundojnë trajnimin ushtarak kanadez në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

By

Pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në kursin “Defence Resource Management Course”, të organizuar nga Ushtria Kanadeze në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjatë trajnimit njëjavor, pjesëmarrësit avancuan njohuritë në menaxhimin e resurseve të mbrojtjes, prokurim, projekte dhe burime njerëzore, duke shkëmbyer praktikat më të mira ushtarake kanadeze që mund të zbatohen në FSK.

Përveç aktivitetit ushtarak, ekipi i FSK-së vizitoi edhe Shoqatën e Shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u prit nga përfaqësues të komunitetit shqiptar atje.

Pjesëmarrja në këtë program ndihmon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit ushtarak kosovar dhe fuqizon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara