Lajmet

Reciprociteti për targat, Kadrijaj: S’duhej të përdorej fushata, situata mund të destabilizohet

Sipas saj, Qeveria nuk do të duhej që këtë vendim ta përdorë për fushatë zgjedhore.

Published

on

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj po vlerëson se vendimi për reciprocitet për targat me Serbinë, do të duhej të merrej në një kohë më të përshtatshme.

Sipas saj, Qeveria nuk do të duhej që këtë vendim ta përdorë për fushatë zgjedhore. Kadrijaj në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se lëvizjet që po bëhen nga Serbia në drejtim të kufijve të Kosovës, janë kërcënim për të destabilizuar gjendjen.

“Kjo Qeveri e ka promovuar çështjen e reciprocitet. Nëse do të duhej të vendosej nuk është dashur të përdoret kjo periudha e fushatës zgjedhore, kur po mbahen zgjedhjet nacionale ose në fazën që tash është raundi tjetër i bisedimeve por të ishte vendosur në një periudhë më të përshtatshme, sepse para disa kohësh e ka hequr reciprocitetin për tjegullat ku ka lejuar Serbinë që të ekspertojë më të cilën i dëmton bizneset dhe unë po shpresoj që kjo nuk është çështje e fushatës zgjedhore, por ka vendosur që ta vendosë”, deklaroi ajo.

Ajo ka falënderuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që sipas saj, po e mbrojnë integritetin e shtetit.

Kadrijaj shpreson që për gjendje në veri Qeveria është në koordinim të plotë me shtetet e QUNIT-it.

“Meqenëse se është kjo situatë unë dua t’i falënderoj Policinë e Kosovës pasi që nuk kanë hezituar të jenë në shërbim të atdheut, dhe me këtë polici profesionale nuk duhet të zmbrapsemi, por duhet të qëndrojmë karshi vendimeve në mbrojtjen e integritetit. Lëvizjet që po bëhen nga Qeveria e Serbisë është kërcënim në drejtim të kufijve të Kosovës dhe destabilizimi që po e kërkojnë të ndodhë në Kosovë, gjë që Kosovës nuk i konvenon mendoj që kjo Qeveria është në diskutime me vendet e QUINT-it”, deklaroi ai.

Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Vendosja e reciprocitetit në targa nxiti tensione në veri. 

Çështja e targave të veturave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara