Sport

Real Madridi shpall zgjedhjet për president të ri

Published

on

Pas Barcelonës, edhe Real Madridi do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor për zgjedhjen e presidentit të ri.

Real Madrid, përmes një deklarate në faqen e saj të internetit, raportoi se presidenti i klubit, Florentino Perez, dhe Bordi i tij i kanë kërkuar Bordit Zgjedhor fillimin e procedurës për mbajtjen e zgjedhjeve për presidencën e Real Madridit.

“Presidenti, pasi dëgjoi Bordin e Drejtorëve të mbajtur sot, dhe në përputhje me nenin 38 seksioni b të akteve nënligjore të Real Madrid CF, i ka kërkuar Bordit Zgjedhor të fillojë procedurën për thirrjen e zgjedhjeve për President dhe Bordin e Drejtorëve”, thuhet në njoftimin e gjigantit spanjoll.

Kujtojmë se para pak javësh edhe Barcelona iu nënshtrua një procesi zgjedhor, ku Juan Laporta u zgjodh president i ri i klubit duke e zëvendësuar Jozef Maria Bartomeun.

Sport

Rashicën e duan në Gjermani

Published

on

Milot Rashica mund të rikthehet në futbollin gjerman. Ylli kosovar kishte luajtur në Bundesligë në të kaluarën, ndërsa më pas pati eksperienca në Angli dhe në Turqi.

Gazetari turk, Safak Malatya raporton se klubet elitare gjermane ia kanë vënë syrin yllit të Besiktasit, interesimin më serioz për përfaqësuesin kosovar e ka shfaqur Borussia Monchengladbachu.

Futbollisti anësor mund të rikthehet kështu në Bundesligë pas katër vjetësh.

Ai ishte transferuar nga Werder Bremeni në Norwich Ciy në vitin 2011, para se ta provonte Superligën turke, fillimisht si huazim në Galatasaray e më pas tek ekipi tjetër nga Stambolli, Besiktas, pjesë e së cilit është edhe sot.

28 vjeçari i ka zhvilluar 41 ndeshje në këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 12 asistime me Bardhezinjtë. Vlera e tij në treg sipas faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve Transfermarkt, është 7,5 milionë euro.

Sulmuesi i krahut ka kontratë me Besiktasin deri në vitin 2027, por palët mund të ndahen në këtë verë nëse në adresë të vushtrriasit arrin një ofertë e kënaqshme.

Continue Reading

Lajmet

Kosova synon një tjetër fitore, përballë Komoreve në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Pas një paraqitjeje mbresëlënëse ndaj Armenisë, Kombëtarja e Kosovës rikthehet sot në fushë për testin e dytë miqësor të muajit qershor.

Dardanët do të përballen me përfaqësuesen e Komoreve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Pas fitores bindëse 5-2 ndaj Armenisë tri ditë më parë, ekipi i drejtuar nga trajneri Franco Foda synon të konfirmojë formën e mirë dhe të vazhdojë me rezultatet pozitive në prag të ndeshjeve zyrtare që e presin në muajt në vijim.

Përballja e sotme pritet t’i shërbejë trajnerit austriak për të testuar kombinime të reja dhe për të forcuar më tej identitetin e lojës së ekipit.

Continue Reading

Sport

Liga e Kombeve: Portugalia kampione për herë të dytë

Published

on

By

Portugalia është kampionia e re e Ligës së Kombeve, pas një finaleje të tensionuar ndaj Spanjës që u mbyll pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja, e zhvilluar në “Allianz Arena” të Mynihut, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2 pas kohës së rregullt dhe dy vazhdimeve, ndërsa penalltitë i buzëqeshën Portugalisë.

Skuadra iberike e Cristiano Ronaldos fitoi me rezultat 5-3 pas gjuajtjeve nga pika e bardhë, duke e siguruar titullin e dytë në këtë garë, pas atij të fituar në edicionin 2018-2019. Fati i finales u vendos nga gabimi i Alvaro Moratës në penalltinë e katërt, të cilën nuk arriti ta realizojë.

Të dy kombëtaret ishin kualifikuar në finale pas dueleve gjysmëfinale të forta: Portugalia kishte eliminuar nikoqirin Gjermani, ndërsa Spanja kishte mposhtur Francën në një ndeshje dramatike.

Spanja e hapi ndeshjen me golin e Martin Zubimendi në minutën e 26-të, por pesë minuta më vonë Nuno Mendes barazoi rezultatin pas asistimit të Pedro Netos. Golin e dytë për Spanjën e realizoi Mikel Oyarzabal në kohën shtesë të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Portugalia reagoi përmes Cristiano Ronaldos në minutën e 61-të, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Ronaldo, megjithatë, nuk e përfundoi ndeshjen, pasi u zëvendësua nga Gonçalo Ramos në minutën e 87-të, ndërsa shiritin e kapitenit e mori Bruno Fernandes. Në vazhdime, të dy skuadrat patën raste, por nuk arritën të ndryshojnë rezultatin.

Gjuajtjet e penalltive nisën me Ramos dhe Merinon, që shënuan përkatësisht për Portugalinë dhe Spanjën. Vitinha dhe Baena ishin gjithashtu të saktë në serinë e dytë, ndjekur nga Fernandes dhe Isco, që barazuan në tre me tre. Nuno Mendes realizoi për Portugalinë në penalltinë e katërt, ndërsa Morata dështoi të shënojë. Ruben Neves vulosi gjithçka me realizimin e tij për rezultatin përfundimtar 5-3.

Spanja, që kishte fituar edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve ndaj Kroacisë, nuk arriti të mbrojë titullin. Kombëtarja spanjolle ishte e pamposhtur në dhjetë ndeshje radhazi në këtë kompeticion, me nëntëmbëdhjetë fitore në gjithsej 42 takime që nga fillimi i Ligës së Kombeve – një bilanc shumë më i mirë në krahasim me Portugalinë që ka gjashtë fitore në përballjet direkte.

Kjo ishte finalja e parë mes këtyre dy kombëtareve në një garë zyrtare pas përballjes së fundit në shtator të vitit 2022, kur Spanja fitoi minimalisht 1-0 në Portugali, po ashtu në Ligën e Kombeve. Për Portugalinë, titulli i sivjetmë përforcon pozicionin e saj si një ndër skuadrat më të suksesshme në këtë format të garës evropiane.

Continue Reading

Sport

Shtatë vjet pa Fadil Vokrrin: Kujtohet figura kyçe e futbollit kosovar

Published

on

By

Sot bëhen shtatë vjet që nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, një prej emrave më të njohur të futbollit shqiptar. Kontributi i tij në fushën e lojës dhe më pas në zhvillimin institucional të futbollit në Kosovë e ka vendosur atë në qendër të historisë sportive të vendit.

Fadil Vokrri lindi më 23 korrik 1960 në Podujevë. Futbollin e nisi në moshën 15-vjeçare, ndërsa debutimin e parë e pati si 17-vjeçar me KF “Llapi”. Rruga e tij vazhdoi në vitin 1980 me kalimin te KF “Prishtina”, ku shënoi mbi 50 gola në të dy nivelet e ligave të atëhershme jugosllave.

Karriera e tij arriti kulmin në vitet ’80, ku në vitin 1984 u bë lojtari i vetëm shqiptar që përfaqësoi Jugosllavinë në nivel ndërkombëtar, me 12 paraqitje dhe 6 gola. Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit, ndërsa më pas ndoqi karrierën në Francë dhe Turqi, ku luajti për Nimes dhe Fenerbahçe, përpara se të kthehej në Francë për të përfunduar karrierën.

Pas luftës, Vokrri u rikthye në Kosovë për të kontribuar në zhvillimin e futbollit. Në vitin 2008 u emërua kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Gjatë mandatit të tij, FFK-ja arriti të pranohet në UEFA dhe FIFA – një hap historik për futbollin kosovar.

Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor 2018, në moshën 57-vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ai u varros me nderime shtetërore, ndërsa 10 qershori u shpall ditë zie kombëtare.

Trashëgimia e tij vazhdon të jetojë, jo vetëm në kujtimet e sportdashësve, por edhe në strukturat e futbollit modern të Kosovës, për të cilin ai punoi deri në fund.

Continue Reading

Të kërkuara