Lajmet

​Real Madridi i hapur të dëgjojë ofertat për yllin e skuadrës

Published

on

E ardhmja e Eduardo Camavinga-s te Real Madridi është vënë në dyshim, sepse sipas “Fichajes.net”, klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin francez, i cili nuk ka qenë titullar i rregullt që nga ardhja e trajnerit Xabi Alonso.

Liverpooli ka ringjallur interesin për 22-vjeçarin dhe po përgatit një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh, ndërsa Real Madridi pritet të kërkojë më shumë, ndoshta deri në 80 milionë euro.

Camavinga, që ka kontratë deri në vitin 2029, ka treguar shumë fleksibilitet në fushë, por me Valverden dhe Tchouaménin si titullarë, ai po has vështirësi për të gjetur hapësirë.

Liverpooli e sheh francezin si përforcim ideal për mesfushën, duke vlerësuar fuqinë fizike dhe përvojën e tij në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, largimi i tij gjatë dimrit duket i vështirë, pasi Real Madridi dëshiron ta mbajë skuadrën të plotë deri në fund të sezonit. Situata pritet të rishqyrtohet në verë, nëse Camavinga vazhdon të ketë pak minuta në Bernabeu./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Published

on

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u aksidentua më datë 1 nëntor në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

NJOFTIM MORTOR

Published

on

UBT njofton se sot, e mërkurë, në orën 11:00, në Qendrën e UBT-së në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit.

UBT shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e profesorit të përkushtuar, që me profesionalizëm e dashuri ndaj dijes la gjurmë të pashlyeshme te studentët, kolegët dhe komuniteti akademik.

Varrimi i Prof. Dr. Kabashit do të bëhet, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia e të ndjerit në rrugën “Pjetër Loshi (Petrovë)” nr. 49, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në xhaminë e Dragomanit.

Prehu në paqe, Profesor Faton Kabashi!

Continue Reading

Lajmet

Lewis, amerikani i parë që fitoi çmimin Nobel për letërsi

Published

on

Shkrimtari amerikan Sinclair Lewis më 5 nëntor të vitit 1930, fiton Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë shkrimtari i parë nga Shtetet e Bashkuara që u nderua me këtë çmim.

Në fjalimin para Akademisë suedeze, Lewis vlerësoi Theodore Dreiser, Ernest Hemingway dhe shkrimtarë të tjerë bashkëkohës.

Ai gjithashtu u ankua se në Amerikë shumica e lexuesve dhe shkrimtarë, vazhdojnë të frikësohen ndaj çdo letërsie që nuk lavdëron çdo gjë amerikane, qofshin gabime apo virtyte. Sinclair Lewis kritikoi ashpër edhe letërsinë e institucionalizuar, “profesorët tanë nuk pranojnë letërsi ndryshe, por e duan atë të qartë, të ftohtë, të purifikuar, të vdekur.” Thjesht, nuk duan që njeri tjetër të shkruajë më mirë, ose thyerjen e standardeve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rrëzimi i dronit në aeroportin e Brukselit, trafiku ajror i pezulluar

Published

on

Trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Brukselit është pezulluar përkohësisht pasi një dron u raportua në hapësirën ajrore të tij.

Mbyllja e trafikut ajror ndodhi mbrëmë pak pas orës 20:00, shkruan ANSA.

“Pak para orës 20:00, një dron u raportua mbi territorin e aeroportit”, tha Kurt Verwilligen, zëdhënës i Skeyes.

“Për arsye sigurie, i gjithë trafiku ajror është pezulluar përkohësisht”, shtoi ai. Disa aeroplanë që udhëtonin për në Zaventem u detyruan të devijoheshin, veçanërisht në Aeroportin e Liège-it./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara