Lajmet

Rasti “Stenta”, lirohen nga akuza edhe gjashtë të akuzuar

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur të lirojë nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti të akuzuarit: E.M, N.Z, F.S, F.S, M.G dhe M.A.

Në njoftim zyrtar thuhet se “gjykata konstaton se në kuptim të nenit 363 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale, nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar, andaj gjykata të njëjtit i liroj nga akuza”.

“Nga provat e administruara në këtë shqyrtim gjyqësorë, provat që janë propozuar nga organi i akuzës, nuk mund të vërtetojnë faktin se tani të akuzuarit kanë kryer secili veç e veç veprat penale për të cilat akuzohen, andaj në mungesë të provave të cilat do të ndërlidheshin në mes vete nuk është argumentuar se këto ndërlidhje të provave kanë ndërlidhje me veprimet individuale të tani të akuzuarve në kuptim të veprave penale për të cilat ata akuzohen, e që rrjedhimisht në mungesë të tyre, gjykata të njëjtit i lirojë nga aktakuza për veprat penale për të cilat ata akuzohen”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas aktakuzës që ishte ngritur vite më parë, këta të pandehur, duke bashkëpunuar më pronarët dhe aksionarët e spitaleve private IMH dhe EDA, dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar autorizimet zyrtare, duke referuar dhe dërguar pacientë nga institucionet publike shëndetësore në këto dy spitale private në kundërshtim më sistemin e referimit të pacientëve dhe për ketë kanë marr ryshfet nga këto spitale, shuma të parave që shkonin deri në 500 euro nëse pacienti i referuar/dërguar vendoste stentë dhe 150 euro nëse pacienti bënte vetëm koronarografinë.

Shumat e ryshfetit që merrnin këta të pandehur sillen nga 150 euro deri në 21,985 euro. Më veprimet e tyre këta të pandehur u shkaktonin dëm pacientëve, i cili dëm sillej nga 700 euro deri në 18,000.00 euro për person dhe më këto veprime për periudhën 2011 -2015 ia kanë mundësuar përfitimet financiare spitalit IMH në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat EDA në shumë prej 504,595.00 euro ose të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara