Lajmet

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti paralajmëron tërheqje licencash e masa disiplinore

Published

on

Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti, e ka pranuar raportin final për trajtimin e rastit të familjes së pesëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit nga ana e Qendrës për Punë Sociale. Ky raport është pranuar, vonë pasditen e së mërkurës nga Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

Ministri Hoti e konfirmoi për KosovaPress se në gjetjet e këtij raporti, konstatohet se në këtë rast është fajtore QPS-ja, por edhe institucione të tjera, andaj paralajmëroi masa ndëshkuese për të gjithë që janë evidentuar për mostrajtim të duhur të rastit.

“Njëra prej të gjeturave të raportit thotë që në vendimin e Gjykatës të vitit 2023 i ka obliguar Qendrën për Punë Sociale për monitorimin e familjes në raport me fëmijët. Pra, e ka obliguar Qendrën për Punë Sociale në raport edhe me prindërit për shëndetin mendor të tyre, që QPS-të nuk merren me shëndetin mendor, janë Qendrat për Shëndetin Mendor që merren me shëndetin mendor, jo QPS-së. Sidoqoftë, është nën hetim prej Prokurorisë. Çka mund të ndërmarrim tjetër ne është një propozim ndaj kryetarit të komunës së Lipjanit që me i qit në masa disiplinore të gjithë stafin e Qendrës për Punë Sociale që është në Lipjan dhe këtë do ta bëjmë nesër, sepse sot është jashtë afatit të punës dhe të shqyrtohen nëse ata vërtetë i kanë ndjekur masat”, shtoi ai.

Hoti është pyetur edhe për shkeljet tjera që ka konstatuar ky raport, për çka është rezervuar në përgjigje.

Nuk mund t’i them të gjitha shkeljet që konstaton për shkak se është nën hetim prej prokurorisë. Por, të tregova çka konstaton raporti, një është që çështje ndërministrore, problemi nuk është vetëm te QPS-ja, por edhe te disa institucione tjera. A ka shkelje prej zyrtarëve komunal të QPS-së ose neglizhencë, mund ta konfirmoj që po, por më shumë nuk mund të flas në këtë aspekt. Këto dy veprime do të ndërmerren prej meje, neve, kërkesën për ta ftuar Donika Gërvallën që të ftojë këtë grupin koordinues dhe e dyta që t’i propozohet kryetarit të komunës që të ndërmerr masa disiplinore zyrtarëve aty. Licencën ndaj shefes së QPS-së, menaxheres së rastit, ne e kemi përgatitur dhe jemi për të ja tërhjekur por për një gjë të tillë na duhet koordinim ndërministror e ndoshta edhe prokurorisë…Jo qendrës, menaxheres së rastit dhe shefes së QPS-së nëse 100 për qind vërtetohet që nuk i kanë ndërmarrë veprimet që i ka obliguar gjykata në vitin 2023”, ka thënë.

Për këtë vendim, Hoti tha se janë në pritje të disa hapave që po ndërmerren edhe nga institucione të tjera.

“Jemi në pritje sepse janë edhe disa hapa duke u ndërmarrë Inspektorati, në këtë rast janë duke ndërmarrë një verifikim me Policinë e Kosovës. Disa herë po them që nuk po dua të tregojë më shumë detaje në këtë raport, sepse nuk e di se çka mund të më bëjë mua pastaj. Por, në momentin që bëhen koordinimet me Policinë e Kosovës dhe verifikohet kjo që thash, po. Unë nuk mund të mos e marrë sepse një fëmijë sot është në spital, me gjymtyrë të dëmtuara, për faj të dikujt. Kështu që dikush këtu duhet të marrë përgjegjësi”, përfundon ai.

Një muaj më parë, ngjarja e pesëvjeçarit e ka tronditur vendin. Për shkak të keqtrajtimit nga prindërit, ai mori trajtim mjekësor në Kujdesin Intensiv Pediatrik.

Për dy prindërit e tij, me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës ishte caktuar masa e paraburgimit. Ndërkaq, gjashtë fëmijët të kësaj familje janë marrë nën përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale të Lipjanit. /Kosova Press/

 

Continue Reading

lajme

Inovacioni në mjekësi: UBT sjell ekspertët botërorë në sesionin kyç të Kongresit të 67-të të EOQ-së

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), një vëmendje e jashtëzakonshme iu kushtua sesionit mbi shëndetin dhe performancën, i cili shërbeu si një platformë kyçe për të adresuar sfidat globale, rritjen e rezistencës së sistemeve shëndetësore dhe ngritjen e standardeve të cilësisë përmes inovacionit.

Ky sesion i rëndësishëm, i mbështetur dhe promovuar fuqishëm nga UBT, u moderua nga Prof. Dr. Milaim Berisha, duke mbledhur ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë për të sjellë qasje të avancuara në fushën e mjekësisë dhe mirëqenies njerëzore.

Punimet e këtij sesioni u hapën nga Dr. Ardita Baraku, Drejtore Nacionale e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, e cila theksoi rëndësinë e shëndetit publik, parandalimit efikas dhe nevojës parësore për ndërtimin e sistemeve shëndetësore rezistente ndaj sfidave të kohës.

Diskutimet vazhduan me kontributin e Prof. Dr. Norbert Bacht nga Universiteti i Vjenës, i cili u ndal tek aplikimi i teknologjive moderne, duke shpjeguar rolin kyç të inteligjencës artificiale në arritjen e një parandalimi sa më të saktë dhe funksional në mjekësi.

Në fokus të sesionit u sollën gjithashtu dimensionet e specializuara të performancës fizike dhe menaxhimit global. Prof. Dr. Milaim Berisha prezantoi standardet ndërkombëtare për mjekësinë sportive, duke vënë në pah ekselencën e kërkuar për shëndetin dhe performancën e atletëve.

Ky vizion u plotësua nga fjalimi kryesor i Ms. Fatema Z. Sumar nga Qendra e Harvardit për Zhvillim Ndërkombëtar, e cila e lidhi drejtpërdrejt forcimin e institucioneve të cilësisë me zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e qëndrueshëm shoqëror.


Pjesa e dytë e sesionit solli praktika të avancuara nga Azia, ku Assoc. Prof. Dr. Ryoko Shimono nga Universiteti Waseda prezantoi indikatorët gjithëpërfshirës të vlerësimit TQM në kujdesin shëndetësor, duke vizualizuar lidhjen mes qëllimeve dhe aktiviteteve të menaxhimit të cilësisë.

Ndërsa Dr. Shogo Kato nga Universiteti i Tokios shpalosi zhvillimin e një sistemi algoritmik për të ndihmuar në rehabilitimin e pacientëve pas goditjeve në tru në spitalet e rikuperimit, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë të inovacionit teknik në shërimin dhe përmirësimin e jetës së pacientëve.

Continue Reading

lajme

Inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital në fokus të Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT

Published

on

By

Inteligjenca artificiale, transformimi digjital, zhvillimi i qyteteve të qëndrueshme dhe cilësia e shoqërisë ishin në fokus të diskutimeve të ekspertëve ndërkombëtarë gjatë sesionit të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (European Organization for Quality – EOQ), që po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së. Sesioni u udhëhoq nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Sesioni beri bashkë përfaqësues të industrisë, ekspertë të cilësisë dhe figura me përvojë në qeverisjen lokale, të cilët ndanë perspektivat e tyre mbi ndikimin e teknologjisë, inovacionit dhe qëndrueshmërisë në zhvillimin e standardeve të cilësisë dhe në transformimin e shoqërisë.

Dr. Daniel Prell nga Siemens Healthineers, në prezantimin me temë “AI, Digital Transformation and Quality in Highly Regulated Industries”, trajtoi rëndësinë e inteligjencës artificiale dhe transformimit digjital në industritë me kërkesa të larta rregullatore. Diskutimi vuri në pah rolin e cilësisë, sigurisë dhe besueshmërisë në integrimin e teknologjive të reja, veçanërisht në sektorët ku saktësia dhe përmbushja e standardeve janë thelbësore.

Ndërkaq, Ricardo Rio, përfaqësues i GeSI dhe ish-kryetar i Bashkisë së Bragës, prezantoi temën “Quality, Digitalization and Sustainable Cities: From Local Leadership to Global Impact”, duke trajtuar ndërlidhjen ndërmjet cilësisë, digjitalizimit dhe zhvillimit të qyteteve të qëndrueshme. Ai solli në vëmendje rëndësinë e lidershipit lokal dhe të zgjidhjeve digjitale në përmirësimin e qeverisjes dhe krijimin e ndikimit pozitiv në nivel global.

Një perspektivë afatgjatë mbi zhvillimin e cilësisë u prezantua nga akademiku Juhani Anttila, përfaqësues i International Academy for Quality (IAQ) dhe Venture Knowledgist në Quality Integration. Përmes prezantimit “A Long-Term Research Program on the Quality of Society”, ai trajtoi cilësinë si një koncept që shtrihet përtej proceseve organizative dhe institucionale, duke e lidhur atë me zhvillimin afatgjatë të shoqërisë dhe me nevojën për qasje sistematike në kërkim, vendimmarrje dhe përmirësim të vazhdueshëm.

Në vazhdim të sesionit, biseda plenare “What Will Quality Mean in 2030?” vuri në qendër të debatit të ardhmen e konceptit të cilësisë dhe mënyrën se si inteligjenca artificiale, inovacioni, qëndrueshmëria dhe besimi do të ndikojnë në standardet dhe praktikat e saj gjatë viteve të ardhshme.

Diskutimet theksuan se cilësia në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar kërkon integrimin e teknologjisë me përgjegjësinë, sigurinë, transparencën dhe orientimin drejt nevojave të shoqërisë. Shkëmbimi i përvojave ndërkombëtare krijoi një hapësirë të rëndësishme për reflektim mbi sfidat aktuale dhe mundësitë që ofron transformimi digjital për industrinë, institucionet dhe komunitetet.

Continue Reading

Vendi

Kurti takohet me kancelarin federal të Austrisë, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

Published

on

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është takuar me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker.

Përmes, një psotimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se biseduan për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik: energji, hekurudha dhe teknologji digjitale, sektor në të cilin kompanitë austriake dhe mërgata jonë po investojnë gjithnjë e më shumë.

“Para katër muajsh mes tjerash folëm për dy hapa konkretë: integrimin në SEPA dhe zonën roaming të BE-së. Për të parin tashmë kemi përmbushur edhe kushtin e fundit, me tërësinë e ligjeve të nevojshme, dhe për të dytin presim nisjen e negociatave së shpejti”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Në Vjenë u takuam vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 Qershorit, ndërsa këtë mëngjes në Shën Stefan në detin Adriatik biseda me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, u përqendrua në prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

Biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik: energji, hekurudha dhe teknologji digjitale, sektor në të cilin kompanitë austriake dhe mërgata jonë po investojnë gjithnjë e më shumë.

Para katër muajsh mes tjerash folëm për dy hapa konkretë: integrimin në SEPA dhe zonën roaming të BE-së. Për të parin tashmë kemi përmbushur edhe kushtin e fundit, me tërësinë e ligjeve të nevojshme, dhe për të dytin presim nisjen e negociatave së shpejti.

Mbështes deklaratën e Kancelarit Stocker se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor dhe se të gjithë kandidatët duhet të trajtohen njëlloj, me të njëjtat kushte. Në bazë të meritës, Republika e Kosovës është gati për avancim në rrugën evropiane, statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.

Nga Ekonomia Online

 

Continue Reading

Lajmet

Marta Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian

Published

on

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar se javët dhe muajt në vijim do të jenë vendimtarë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian, duke veçuar për Kosovën rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit.

Para fillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, Kos ka përmendur sfidat kryesore me të cilat përballen vendet e rajonit, duke thënë se për Kosovën nevojiten vendime vendimtare për të vazhduar në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ajo ka theksuar se për Malin e Zi moment vendimtar është përfundimi i negociatave të anëtarësimit, për Serbinë zgjedhjet e ardhshme, ndërsa për Shqipërinë ruajtja e ritmit të integrimit evropian.

Deklarata e Kos vjen në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Jam gjithmonë e lumtur të kthehem në këtë shtet, i cili është i vendosur të bëhet anëtar i BE-së. Kemi përpara javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi, do të jetë vendimtare arritja në vijën e ‘finishit’ të procesit të anëtarësimit në BE; për Serbinë, zgjedhjet e së dielës së ardhshme; për Shqipërinë, ruajtja e ritmit në rrugën drejt integrimit evropian; ndërsa për Kosovën, zgjedhja vendimtare për të vazhduar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit. Prandaj, mendoj se është shumë mirë që liderët e rajonit dhe të gjithë procesit të zgjerimit janë mbledhur sot në Mal të Zi”, tha ajo.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, mirëpo ende nuk e ka statusin e vendit kandidat dhe nuk ka nisur negociatat formale për anëtarësim.

Përveç reformave institucionale dhe forcimit të sundimit të ligjit, rruga evropiane e Kosovës ndërlidhet edhe me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./KosovaPress/

 

Continue Reading

Të kërkuara