Lajmet

Rasti i 11-vjeçares, Prokuroria identifikoi gjashtë të dyshuarit për trafikim përmes telefonit të viktimës

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj ka sqaruar në detaje rastin.

Published

on

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, deklaroi se Prokuroria ishte informuar për rastin e 11-vjeçares së dhunuar më 21 qershor, por që viktima nuk është intervistuar menjëherë për shkak të mungesës së psikologut në këtë institucion. Ulaj ka sqaruar në detaje rastin, duke filluar nga dyshimi për trafikim në qershor të këtij viti dhe rastin e fundit të dhunimit në muajin e kaluar.

Që nga fillimi në qershor të këtij viti, kanë marrë veprime konkrete të gjitha institucionet. Me 21 qershor e mitura ka dalë rreth orës 08:00, nëna e ka lajmëruar si të zhdukur, prokurori ka autorizuar policinë të marrë veprimet. Të nesërmen në stacionin policor në veri është gjetur dhe është dërguar në strehimore. Drejtori për trafikim është marrë me këtë rast, pasi kemi pasur dyshime se e njëjta është shfrytëzuar seksualisht, me 22 qershor është paraqitur kërkesa për trajtim mjekësor. Po të njëjtën ditë prokurori nga departamenti për të mirë fiziogjenekologjik”, tha Ulaj.

Ulaj ka njoftuar se viktima ka qëndruar rreth një muaj në strehimore dhe me kërkesë të familjes, është liruar më 21 korrik nga strehimorja.  

Më 23 qershor prokurori ka paraqitur kërkesë për ekzaminim të ADN-së. Hetuesit e kësaj drejtorie kanë bërë sekuestrimin dhe ekzaminim e telefonit të viktimës. Në të njëjtën datë me 24 qershor kanë paraqitur kërkesë për sekuestrim të telefonit. Me 27 qershor është bërë kërkesë të tërhiqen kamerat në motelet ku ka mundur të shkojë e dëmtuara.  Në strehimore ka qëndruar 1 muaj. Në korrik është larguar nga strehimorja me kërkesë të familjes. 1 shtator është marrë përgjigje që kemi arritur t’i gjejmë dhe t’i identifikojmë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë rast, janë arrestuar 6 persona të dyshuar për veprën penale të dhunimit dhe trafikimit. Tashmë ata gjenden në paraburgim”, tha mes tjerash Ulaj.

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Lajmet

Caktohet prokurori i ri për rastin e fletëvotimeve në Mitrovicë

Published

on

By

Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është caktuar si prokuror përgjegjës për hetimin e rastit të fletëvotimeve në këtë qytet, shkruan Ekonomia Online.

Deri më tani, rastin e ka trajtuar prokurori Shpejtim Peci, por ai tashmë është zëvendësuar nga Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë si dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë kryer rigjenerim pas angazhimeve të fundit me klubet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar me ushtrime tekniko-taktike.

Atmosfera në kampin e Dardanëve raportohet të jetë shumë pozitive, me lojtarët që shfaqin motivim dhe besim të lartë për rezultat pozitiv në përballjet e ardhshme kualifikuese./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara