Sport

Rashkaj dhe Kryeziu, fytyra të reja në udhëheqjen e futbollit kosovar

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka emëruar sot dy ish-lojtarët e shquar të Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj dhe Hekuran Kryeziun, në pozita kyçe në zhvillimin e futbollit kosovar.

Në një takim të zhvilluar në zyrat e FFK-së, presidenti Ademi ndau detaje për arritjet dhe reformat që janë duke u zbatuar në federatë, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së figurave me përvojë në strukturat organizative dhe teknike.

Hekuran Kryeziu është emëruar ndihmëstrajner i Kombëtares U21, ku do të bashkëpunojë me trajnerin e njohur Afrim Toverlani për zhvillimin e lojtarëve të rinj. Në anën tjetër, Anel Rashkaj do të shërbejë si ndihmëstrajner i Kombëtares U19, ndërsa do të jetë edhe pjesë e Departamentit Teknik të FFK-së, duke sjellë përvojën e tij të gjatë nga futbolli ndërkombëtar.

“Rashkaj dhe Kryeziu kanë dhënë shumë për futbollin tonë si lojtarë dhe tani është koha që ata të kontribuojnë në një rol të ri. Përvoja e tyre do të jetë një aset i çmuar për të ardhmen e futbollit kosovar”, theksoi presidenti Ademi.

Deklaratat e Rashkajt dhe Kryeziut

Duke shprehur falënderime për këtë mundësi, Anel Rashkaj vlerësoi rikthimin e tij në federatë si një moment të veçantë.

“Jam i lumtur dhe krenar që tani jam pjesë e FFK-së në një rol tjetër, si trajner. Do të angazhohem maksimalisht për zhvillimin e futbollit dhe për të sjellë përvojën time nga elita e futbollit skandinav dhe kombëtar”, tha Rashkaj.

Hekuran Kryeziu, nga ana tjetër, u shpreh entuziast për projektin e ri dhe bashkëpunimin me trajnerin Afrim Toverlani.

“Jam i emocionuar për këtë rol të ri dhe mezi pres të kontribuoj në zhvillimin e lojtarëve të rinj. Falënderoj presidentin Ademi dhe FFK-në për besimin e dhënë”, tha Kryeziu./UBTNews/

 

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Sport

Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen, fokusi te Izraeli

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në Debrecen, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Pas përballjes së mbrëmshme me Austrinë, futbollistët që nuk u aktivizuan si titullarë zhvilluan seancën e plotë stërvitore në fushë.

Ndërkohë, lojtarët që e nisën ndeshjen ndaj Austrisë nga minuta e parë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

“Dardanët” tashmë e kanë kthyer fokusin te sfida e radhës, ku të enjten në Hungari do të përballen me Izraelin.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara