Sport

Rashicën e duan në Gjermani

Published

on

Milot Rashica mund të rikthehet në futbollin gjerman. Ylli kosovar kishte luajtur në Bundesligë në të kaluarën, ndërsa më pas pati eksperienca në Angli dhe në Turqi.

Gazetari turk, Safak Malatya raporton se klubet elitare gjermane ia kanë vënë syrin yllit të Besiktasit, interesimin më serioz për përfaqësuesin kosovar e ka shfaqur Borussia Monchengladbachu.

Futbollisti anësor mund të rikthehet kështu në Bundesligë pas katër vjetësh.

Ai ishte transferuar nga Werder Bremeni në Norwich Ciy në vitin 2011, para se ta provonte Superligën turke, fillimisht si huazim në Galatasaray e më pas tek ekipi tjetër nga Stambolli, Besiktas, pjesë e së cilit është edhe sot.

28 vjeçari i ka zhvilluar 41 ndeshje në këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 12 asistime me Bardhezinjtë. Vlera e tij në treg sipas faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve Transfermarkt, është 7,5 milionë euro.

Sulmuesi i krahut ka kontratë me Besiktasin deri në vitin 2027, por palët mund të ndahen në këtë verë nëse në adresë të vushtrriasit arrin një ofertë e kënaqshme.

Sport

Valon Berisha transferohet te FC Zürich

Published

on

By

Valon Berisha, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, ka bërë një hap të ri në karrierën e tij profesionale. Futbollisti 28-vjeçar është transferuar nga LASK Linz te FC Zürich dhe ka nënshkruar një kontratë që e lidh me klubin zviceran deri në verën e vitit 2027.

Klubi zviceran i uruan Berishës shumë sukses në këtë etapë të re të karrierës së tij, duke shpresuar se ai do të ndikojë pozitivisht në performancën e ekipit.

Ky transferim është një lajm i mirë për tifozët e Kosovës dhe ndjekësit e futbollit zviceran, që presin të shohin mesfushorin të shkëlqejë në Superligën zvicerane.

Continue Reading

Sport

Llapi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Published

on

By

Klubi i Futbollit Llapi ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas fitores 2-1 ndaj FC Dritës.

Llapi tregoi efikasitet dhe qetësi në momentet vendimtare të takimit.

Golat për skuadrën e Llapit u shënuan nga Arbnor Ramadani në minutën e 17-të dhe Muhamet Hyseni në minutën e 58-të, ndërsa në të dy golat asistuan Elvir Gashijani dhe Edon Sadriu.

FC Drita tentoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të shmangë eliminimin nga gara. Me këtë fitore, KF Llapi vazhdon rrugëtimin në Kupën e Kosovës dhe siguron një vend në fazën çerekfinale të kompeticionit.

Continue Reading

Sport

Laporta jep dorëheqjen, Barcelona drejt zgjedhjeve më 15 mars

Published

on

By

Siç pritej, Joan Laporta ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Barcelonës për t’i hapur rrugë kandidimit të tij në zgjedhjet që do të mbahen më 15 mars 2026.

Vendimi vjen në përputhje me rregullat e klubit, ndërsa Laporta synon një mandat të ri në krye të gjigantit katalanas.

Në deklaratën e tij, Laporta theksoi se po largohet duke e lënë klubin në gjendje më të mirë sesa e gjeti pesë vite më parë, duke nënvizuar rikthimin e gëzimit te tifozët dhe sukseset e arritura nga skuadra.

Ai vlerësoi lojtarët si arkitektë të trofeve të fituar dhe e cilësoi projektin e rinovimit të “Camp Nou” si trashëgiminë më të madhe në historinë e klubit. Përveç Laportës, në garën zgjedhore për presidencën e Barcelonës kanë konfirmuar kandidaturën edhe Victor Font, Marc Ciria, Xavi Vilajoana dhe Joan Camprubi Montal. balkanweb D.L

Continue Reading

Sport

Ylli i Javës – Almir Kryeziu

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, i dedikuar futbollistit më të dalluar të xhiros në Superligën e Kosovës.

Për xhiron e 19-të të këtij edicioni, çmimi i është ndarë për herë të dytë futbollistit të FC Ballkanit, Almir Kryeziu, i cili shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 2:1 ndaj Gjilanit.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Kryeziu u shpreh i lumtur për çmimin dhe theksoi se synimi i Ballkanit mbetet titulli kampion dhe suksesi në Kupën e Kosovës. Ai gjithashtu falënderoi bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetjen e tyre. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara