Sport

Rashica pritet të rikthehet në gjysmën e dytë të muajit të parë të vitit

Published

on

Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Drejtuesit e Werder Bremenit kanë thënë se ylli kosovar, Milot Rashica, mund të jetë i gatshëm për të luajtur më 16 janar në ndeshje me Augsburgun.

Milot Rashica pritet të rikthehet në fushën e blertë pas 10 ditësh.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës i ka humbur gjashtë ndeshje zyrtare për shkak të lëndimit në kofshën e këmbës së majtë. Mirëpo, 24 vjeçari më në fund po sheh dritë në fund të një tuneli, shkruan Gazeta Express.

Rikthimi i tij po shkon sipas planit dhe drejtuesit e klubit thonë se Rashica mund të jetë i gatshëm për ndeshjen me Augsburgun më 16 janar.

“Ne do t’ia intensifikojmë ushtrimet në ditët në vazhdim”, theksoi drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann për mediat gjermane.

“Kundër Augsburgut”, Miloti mund të jetë kandidat për t’u rikthyer”, ka shtuar ai.

Werderi nuk dëshiron të rrezikojë dhe Rashica nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës ndaj Leverkusenit. Ndërkohë, vazhdojnë spekulimet për një largim të mundshëm të Rashicës nga klubi Gjelbër e Bardhë.

Verën e shkuar, interesim kishin shfaqur Leipzigu e Leverkuseni në Gjermani, por ai kishte oferta edhe nga Anglia dhe nga Italia.

Mbetet të shihet nëse vushtrriasi do të lëvizë nga Werderi gjatë janarit, apo në verën tjetër. Më shumë ka gjasa që ai t’i bashkohet një ekipit të ri nga sezoni 2021/2022.

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Shpalosen shifrat që përfituan klubet e futbollit nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet si ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

E para është FC Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218,000 euro.

Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158,500 euro.

Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150,000, ndërsa e katërta FC Llapi me 105,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Rossi ndan rrugët me Romën

Published

on

Daniele De Rossi ka ndërprerë kontratën me Romën, një vit pas shkarkimit të tij si trajner, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2027.

Marrëveshja pritet t’i kursejë Romës rreth 4 milionë euro.

Skuadra italiane Torino, që po kalon një fillim të vështirë sezoni në Serie A, dhe Monza, aktualisht në vend të 9-të në Serie B, janë destinacionet e mundshme të ardhshme për ish-lojtarin e kombëtares italiane.

42-vjeçari De Rossi pritet të vendosë së shpejti për klubin e tij të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yakin flet për Albian Hajdarin pasi la Zvicrën për Kosovën

Published

on

Trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Murat Yakin, ka reaguar pas vendimit të lojtarit Albian Hajdari për të luajtur për Kosovën, duke lënë pas përfaqësuesen zvicerane.

Yakin thekson se vendimi i Hajdarit është i respektueshëm dhe se nuk mund të ndikojnë mbi zgjedhjen e tij.

“Ne e pranojmë vendimin e tij; nuk mund ta ndikojmë atë,” tha Yakin, duke shtuar se komunikimi me lojtarin ka qenë i qartë dhe transparent.

Trajneri gjithashtu ka folur për rastin e lojtarit tjetër, Cameron Puertas, i cili dëshiron të luajë për Zvicrën, por ende nuk ka pasaportën zvicerane.

Procesi i natyralizimit të tij po vazhdon dhe autoritetet zvicerane pritet të japin një përgjigje në tetor.

“Aplikimet janë dorëzuar,” tha Adrian Arnold, duke konfirmuar se pasaporta e Puertas mund të merret së shpejti.

Yakin nënvizoi se Federata Zvicerane nuk do të ndryshojë qasjen për të nxjerrë lojtarë vetëm për shkak të përfitimeve të menjëhershme sportive.

“Ne nuk duam të nxjerrim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi te merita. Pak ndeshje të luajtura nuk e lejojnë këtë. Për ne, kualifikimi është ajo që ka rëndësi. Rruga sportive është gjëja më e rëndësishme,” përfundoi trajneri./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara