Lajmet

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian po viziton veriun

Published

on

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Ai është duke zhvilluar takime veç e veç me përfaqësues të ndryshëm politik të serbëve në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës.

Ai ka mbaruar takimin me përfaqësuesit e Listës serbe, ndërsa mësohet se tashmë është duke biseduar me përfaqësues të “Demokracisë serbe”.

Dje në Prishtinë,Terras dënoi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, derisa theksoi se të gjithë kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.

Mbrëmjen e 29 nëntorit ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në pjesën veriore të Kosovës.

Shpërthimi ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.

Sulmi është dënuar prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Koorportata Energjetike e Kosovës.

Lajmet

Zemaj: Katër vjet keqpërdorime me buxhetin, koha për arrestime

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit. Ai ka kritikuar menaxhimin financiar të Qeverisë Kurti.

Sipas tij, tashmë do të duhej të ishin ngritur aktakuza, madje edhe të ndodhnin arrestime, për keqpërdorimet që pretendohet të kenë ndodhur gjatë katër viteve të qeverisjes së Albin Kurtit.

Zemaj shtoi se ekzistojnë kontrata të shumta, për të cilat është e dukshme se ka pasur shkelje.

Sot do të duhej të kishim aktakuza të ngritura, e të mos them edhe arrestime për keqpërdorimin që ka ndodhur në buxhetin e Kosovës në këto katër vjet të Qeverisë Kurti. Ka shumë kontrata që janë evidente që ka pasur shkelje”, tha Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Lushaku-Sadriu: Vetëvendosje erdhi me kauzë kundër korrupsionit, sot është simbol i tij

Published

on

By

Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti, duke e akuzuar atë për shkelje të kushtetutës dhe për dëme të mëdha ndaj vendit.

Para seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lushaku-Sadriu deklaroi se është paradoksale se si një subjekt që erdhi në pushtet me premtimin për luftë kundër korrupsionit, po bëhet sot simbol i tij.

E para, të gjithë këta që i kanë uzurpuar zyrat e qeverisë, bartin përgjegjësi për të gjitha këto vendime që po i marrin në mënyrë jokushtetuese, aq më tepër për procedura prokurimi , ku nënshkrimet e tyre validojnë për zgjedhje që shkojnë në dëm të buxhetit të Kosovës”, u shpreh ajo

Ajo shtoi se Qeveria aktuale i ka shkaktuar “dëm epokal” vendit, duke e çuar në një krizë të thellë institucionale e politike.

Continue Reading

Lajmet

Shoqëria civile rikthehet me protestë para Kuvendit

Published

on

By

Para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile organizuan një performancë simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj bllokimit të zgjatjes së procesit të konstituimit të institucioneve.

Në protestën simbolike u shfaqën pankarta me mesazhe të qarta si: “Boll!”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje”, “Konkurs për deputetë të rinj” dhe “Institucionet nuk janë për pazare”, duke reflektuar zhgënjimin e qytetarëve për krizën institucionale.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke hyrë sot në përpjekjen e 45-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet e reja.

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se është dhunuar, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

By

Policia ka njoftuar se në Shtime një i mitur ka raportuar se është dhunuar nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, një mashkull i mitur, ka marrë trajtim mjekësor pas ngjarjes, ndërsa i dyshuari, gjithashtu mashkull kosovar, është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit të shtetit.

Rasti është iniciuar dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse hetimore.

Continue Reading

Të kërkuara