Lajmet

Raportohet për dy të vdekur nga sulmet në Donetsk

Sulmet gjatë natës goditën Kramatorskun, Slovianskun, Chasiv Yarin dhe qytetin Kurakhove.

Published

on

Autoritetet ukrainase raportuan për dy viktima dhe dy të lënduar si pasojë e sulmeve në rajonin e Donetskut.

Njëri sulm goditi qytetin e Kramatorskut, ku civilët u panë duke mbledhur mbeturinat e një zone të banuar.

“Është e gjitha e tmerrshme”, deklaroi Volodymyr Chaplinsky, një 70-vjeçar i diplomuar, që u zgjua nën tingujt e shpërthimit që goditi bllokun e tij jashtë apartamentit.

“Ndryshe është kur e sheh këtë në televizion e ndryshe kur e përjeton”, deklaroi ai.

Sulmet gjatë natës goditën Kramatorskun, Slovianskun, Chasiv Yarin dhe qytetin Kurakhove, thanë autoritetet lokale./UBTNews/

Lajmet

Njohja e Kosovës nga Siria, ambasadori i Gjermanisë përgëzon Osmanin

Published

on

By

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani, dhe popullin kosovar, për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Siria.

Pos tjerash, përmes një postimi në “Blusky”, ambasada gjermane thotë se janë të lumtur për këtë dinamikë të re njohjesh për Kosovën.

Jemi shumë të lumtur me këtë dinamikë të re pasi është njohja e tretë këtë vit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të mërkurën Siria u bë shteti i 120-të që njeh sovranitetin e Kosovës./EO

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

Published

on

By

Në fshatin Likoc të Skenderajt, një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raport nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit dhe kërkesës së familjarëve, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./EO

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për kultivimin të narkotikëve në Pejë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot ka ndërmarrë një aksion, ku kanë arrestuar tre persona nën dyshimin për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit ky aksion është rrjedhojë e hetimeve të ndërmarra nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës që ndërlidhen me plantacionet, rastin e koduar “Vera 2024”, ku gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 3000 (tremijë) bimë narkotike dhe rreth një (1) ton narkotikë e llojit marihuan në fshatin Sverkë të komunës së Pejës.

Arrestimi i të dyshuarave është ekzekutuar nga Njësiti Special Intervenues në rajonin e Pejës dhe Gjakovës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre (3) persona e dyshuar janë ndaluar 48 orë dhe njëkohësisht janë sekuestruar dy (2) automjete, tre (3) telefona mobil dhe para kesh”, thuhet nw njoftim.

Prokurori i shtetit brenda aftit ligjor do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës se të pandehurve në procedurë penale.

Lidhur me këtë rast me herët me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë arrestuar në shtetin e Republikës se Shqipërisë edhe tetë (8) persona për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Zjarr në ashensorin e një ndërtese në Prishtinë, shkak mbeturinat e djegura

Published

on

By

Mëngjesin e sotëm, në orën 05:27, ishte raportuar se ka ndodhur një zjarr në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Me ç’rast ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Aty, ata kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë mbeturina në hapësirën pranë ashensorit, nga të cilat ishte liruar tym që ishte shpërndarë në banesa.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi, i cili ka thënë se ka shkaktuar panik te banorët.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin në kohë dhe kanë kryer ventilimin e hapësirës për të larguar tymin.

“Nuk ka pasur zjarr në banesë, por zjarri ishte në mbeturina në vend të ashensorit,” ka thënë Malë Gashi./EO

Continue Reading

Të kërkuara