Lajmet

Raporti: Izraeli pranon sulmin që vrau pesë fëmijë në Gaza

Duke rënë në kundërshtim me deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të lartë ushtarakë për mediat lokale.

Published

on

Zyrtarët i thanë gazetës Haaretz se Izraeli ishte pas sulmit të 7 gushtit pranë kampit të refugjatëve Jabalia, duke kundërshtuar pretendimet e mëparshme.

Zyrtarët izraelitë të mbrojtjes kanë konfirmuar se një sulm izraelit në një varrezë në Gaza vrau pesë fëmijë palestinezë gjatë sulmit të saj në fillim të gushtit, sipas një raporti të ri, duke kundërshtuar deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të lartë ushtarakë të bëra për mediat lokale.

Disa burime të mbrojtjes i thanë gazetës Haaretz se një hetim i ushtrisë për sulmin e 7 gushtit përfundoi se pesë fëmijët – Jamil Najm al-Deen Naijm, 4 vjeç; Xhemil Ihab Najim, 13; Mohammad Nijm, 17 vjeç; Hamed Nijm, 17 vjeç; dhe Nazmi Abu Karsh, 15 vjeç, u vranë nga një sulm ajror izraelit në varrezat Al-Faluja pranë kampit të refugjatëve Jabalia në Gazën veriore.

Shtatëmbëdhjetë fëmijë ishin midis 49 palestinezëve të vrarë në sulmin treditor, të cilin Izraeli e përshkroi si një “operacion parandalues” pas arrestimit të një lideri të Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor të pushtuar – një ditë më parë./UBTNews/

Lajmet

​Dogana ndalon për qarkullim 275 njësi lodrash për fëmijë

Published

on

By

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut, ka realizuar dymbëdhjetë (12) inspektime në tregun e brendshëm, nën dyshimin për shkelje të të drejtës së autorit dhe të të drejtave të përafërta.

Sipas njoftimit, si rezultat i këtyre inspektimeve, janë ndaluar nga qarkullimi gjithsej 275 njësi lodrash për fëmijë, për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e autorit dhe të pronësisë intelektuale.

Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, si dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet zbatuese të ligjit për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efikase fenomenin e piraterisë dhe falsifikimit në tregun e brendshëm”, thuhet në njoftim. /D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet e 12 tetorit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Në bazë të shortit Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 105.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotim të zgjedhjet lokale garon me numrin 191.

Lidhje Demokratike e Kosovës do të garon në zgjedhjet komunale të 12 tetorit me numrin 113.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet komunale të 12 tetori kandidon me numrin ka numrin 174.

Nisma Socialdemokrate me numrin 186 do të garojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Alternativa në zgjedhjet komunale të 12 tetorit garon me numrin 103.

Lista Guxo garon me 118 në zgjedhjet lokal të 12 tetorit.

Lista Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 170.

Kandidati i pavarur për komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci në zgjedhjet komunale të 12 tetorit do të kandidojë me numrin 101.

Kryesuesi i Komisionit Qendsror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kjo ngjarje është tregues që kemi hyrë në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Thyhet rekordi i shpenzimeve për transferime të lojtarëve

Published

on

Futbolli botëror ka regjistruar një rekord historik në tregun e transferimeve ku sipas një raporti të publikuar nga FIFA, klubet anembanë globit shpenzuan plot 9.76 miliardë dollarë për transferime ndërkombëtare gjatë afatit kalimtar veror, duke shënuar një rritje prej mbi 50% krahasuar me vitin 2024.

Në total, u regjistruan gati 12,000 transferime, ndërsa futbolli i femrave theu gjithashtu rekorde, me më shumë se 1,100 lëvizje ndërkombëtare dhe mbi 12 milionë dollarë të shpenzuara për tarifa transferimi.

Një moment historik u shënua nga Lizbeth Ovalle, e cila u transferua nga Tigres Femenil te Orlando Pride për 1.5 milionë dollarë, duke u bërë kështu lojtarja më e shtrenjtë në historinë e futbollit të femrave.

“Po shohim një treg transferimesh në lëvizje të plotë, si në futbollin e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave,” deklaroi Emilio Garcia Silvero, Drejtor Ligjor dhe i Pajtueshmërisë në FIFA. “Ky është një zhvillim i madh, veçanërisht një vit para Kupës së Botës 2026, ndërsa rritja e jashtëzakonshme e futbollit të femrave konfirmon forcimin e lojës në nivel klubesh.”

Premier Liga angleze vazhdoi të kryesojë tregun, duke shpenzuar mbi 3 miliardë dollarë vetëm gjatë tre muajve të fundit. Klubet gjermane përfituan më shumë nga kjo prurje kapitali, duke arkëtuar 893 milionë dollarë nga transferimet drejt Anglisë. Lëvizja më e madhe ishte kalimi i Florian Ëirtz nga Bayer Leverkusen te Liverpool për një shumë që arrin deri në 156.7 milionë dollarë me bonuse. Liverpooli siguroi gjithashtu Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt, ndërsa Neëcastle theu rekordin e klubit me afrimin e sulmuesit gjerman Nick Ëoltemade nga Stuttgart, për rreth 69 milionë paund.

Pas Anglisë, Gjermania renditet e dyta për shpenzime totale me 980 milionë dollarë, e ndjekur nga Italia me 950 milionë dollarë.

Për nga numri i lojtarëve të ardhur, kryeson Anglia me 535 afrime, e ndjekur nga Portugalia (479) dhe Brazili (425).

/S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Osmani ngushëllon popullin portugez, pas aksidentit tragjik në Lisbonë

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të saj portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, pas aksidentit të tramvajit në Lisbonë.

“Zemrat dhe solidariteti ynë janë me presidentin Marcelo Rebelo de Sousa, kryeministrin Luis Montenegro dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik të tramvajit Gloria në Lisbonë.

Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë miqve tanë portugezë”, shkroi Osmani.

Aksidenti që zuri vend në qendër të Lisbonës dje, u mori jetën 15 personave, teksa 23 të tjerë u lënduan.

Tramvaji i njohur si “Elevador da Gloria” doli nga shinat, duke u bërë një prej aksidenteve më tragjike të regjistruara në kryeqytetin portugez.

Aksidenti ndodhi në orën 18:05, pranë sheshit “Restauradores”, pasi një kabllo sigurie u këput, duke bërë që automjeti të humbiste kontrollin dhe të përshpejtonte poshtë shpatit që lidhte pjesën e sipërme të qytetit me lagjen Baixa Pombalina.

Aksidenti preku edhe një teleferik të dytë që ishte ndaluar në fillim të rrugës Gloria, e që kishte disa pasagjerë brenda.

/S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara