Lajmet

Raporti informues për zgjedhje lokale 2025, KQZ: U refuzuan 569 aplikime për regjistrim për votim me postë

Published

on

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua raporti informues lidhur me ecurinë e përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

  • Sipas raportit informues, është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe që nga fillimi i saj më 28 qershor dhe deri më 4 gusht 2025, janë pranuar 1,500 kërkesa, prej të cilave 1,409 janë aprovuar, ndërkaq 91 të tjera janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.
  • Po ashtu, anëtarët u informuan lidhur me periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovë votimme postë në Zgjedhjet Lokale 2025. Sipas të dhënave, deri më sot (e hënë, 4 gusht, ora 08:00) përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 1,971 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 1,402, ndërkaq janë refuzuar 569.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi dokumentin që analizon votat e pavlefshme në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Sipas këtij dokumenti, nga numri i përgjithshëm i votuesve (966,283) që votuan në vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht dhe në votimin jashtë Kosovës, 2.83 për qind e fletëvotimeve ishin të pavlefshme apo të zbrazëta.

Nëse të dhënat e vitit 2025 krahasohen me të gjitha proceset zgjedhore të kaluara (2007, 2010. 2014, 2017, 2019 dhe 2021) në të cilat është aplikuar sistemi zgjedhor me lista të hapura, pra ku votuesit kanë zgjedhur subjektin politik dhe kandidatët për deputetë, atëherë në zgjedhjet e 9 shkurtit është regjistruar numri dhe përqinjda më e ulët e fletëvotimeve të kësaj natyre. Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në vitin 2001 dhe 2004, ishte aplikuar sistemi zgjedhor me lista të mbyllura, ku votuesit mund të votonin vetëm për subjektin politik.

Lajmet

Tre migrantë të vdekur në kufirin Kroaci-Bosnje

Published

on

Tre migrantë kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Sipas policisë, informatën për një varkë të fundosur në lumin Sava në Slavonski Brod e kanë pranuar në orën 05:20 të së enjtes.

Siç raportohet oficerët e policisë kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes ku kanë arritur të nxjerrin nga lumi 13 persona (shtetas të huaj), njëri prej të cilëve nuk tregonte shenja jete.

12 të tjerët janë dërguar në spitalin në Slavonski Brod.

Policia po vazhdon hetimin penal për të përcaktuar faktet dhe rrethanat, ndërsa u tha po ashtu se është gjetur një dokument udhëtimi që i përkiste njërit prej individëve dhe autoritetet po punojnë për ta gjetur atë person../S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Qalaj: Mandati im i vlefshëm, do të marr pjesë në mbledhjet e KPK-së

Published

on

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj ka deklaruar se mandati i tij është i vlefshëm dhe do të vazhdojë të marr pjesë në mbledhjet e Këshillit Prokurorial të Kosovës deri në një vendim të formës së prerë gjyqësor që e përcakton ndryshe.

Këtë deklaratë Qalaj e bëri pas kërkesës që anëtari i KPK-së, Veton Shabani e kishte drejtuar tek Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes të cilës kishte kërkuar që ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të mos marr pjesë në mbledhjet e KPK-së.

Kjo kërkesë u lexua nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdari qysh në nisjen e mbledhjes së radhës të këtij institucioni.

“Siç jeni në dijeni situata e krijuar së fundmi në Këshill është jo vetëm e padëshirueshme, por edhe jashtë kornizave të ligjshmërisë. Pas mbledhjes të datës 1 dhjetor 2025 e cila u mbajt menjëherë pas shkarkimit të kundërligjshëm të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi u informuam vetë nga Kelmendi se në përputhje me ligjin për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ai ka mbajtur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës. Prokurori, Agron Qalaj nuk është dashur të marr pjesë në atë takim ngase neni 15 paragrafi 2 i ligjit përcakton efektin suspenziv të vendimit. Ankesa ndaj vendimit të Këshillit ka efekt suspenziv dhe ndaloj implementimin e atij vendimi derisa shqyrtohet ankesa…Ju si kryesues i KPK-së jeni përgjegjës për të siguruar zbatimin e ligjshmërisë andaj është e domosdoshme të reflektoni dhe zotërinë Qalaj të mos marr pjesë në mbledhjen e ardhshme pa një vendim të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj kësaj kërkese iu përgjigj duke thënë se do të marr pjesë në mbledhjet e KPK-së deri në një vendim të formës së prerë.

Po në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit Prokuroriual të Kosovës miratuan vendimin që kryesuesi i këtij institucion, Ardian Hajdari ta nënshkruaj marrëveshjen e bashkëpunimin me Këshillin të Lartë së Prokurorisë të Shqipërisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Meksika miraton tarifa deri në 50% ndaj Kinës dhe vendeve të tjera

Published

on

Ligjvënësit meksikanë kanë miratuar një paketë tarifash të reja, që ndikojnë në qindra produkte, shumë prej të cilave vijnë nga Kina.

Masat, të cilat Presidentja Claudia Sheinbaum i ka thënë se janë të nevojshme për të rritur prodhimin vendas, u miratuan nga Senati Meksikan të mërkurën.

Tarifat do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026 dhe do të zbatohen për mallra si metale, makina, veshje dhe pajisje shtëpiake. Dhjetëra vende që nuk kanë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Meksikën do të preken, përfshirë Tajlandën, Indinë dhe Indonezinë.

Ky veprim vjen ndërsa Meksika është në negociata me SHBA-në për taksat e larta të importit që Presidenti Donald Trump ka kërcënuar t’i vendosë vendit.

Masat do të vendosin tarifa deri në 50% për më shumë se 1,400 produkte.

Taksa do të “dëmtojë ndjeshëm interesat e partnerëve tregtarë, përfshirë Kinën”, tha një zëdhënës i ministrisë së tregtisë së Pekinit të enjten.

Një hetim mbi politikën tregtare të Meksikës është në proces, shtuan ata, duke i kërkuar vendit të “korrigjojë” vendimin e tij.

Këtë javë, Kina sinjalizoi gjithashtu planet e saj për më shumë përfshirje me vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve, pasi synon të thellojë marrëdhëniet e saj në rajon përmes tregtisë dhe inovacionit.

Kompanitë kineze kanë zgjeruar gjurmën e tyre në Meksikë vitet e fundit, me marka makinash si BYD dhe MG që kanë hapur operacione në vend.

Por Uashingtoni ka thënë se Pekini mund të jetë duke përdorur Meksikën si një mënyrë për të anashkaluar tarifat e SHBA-së.

BBC ka kontaktuar ambasadat në Meksikë të Tajlandës, Indisë dhe Indonezisë për koment.

Trump po i referohej një traktati më shumë se 80-vjeçar që u jep SHBA-ve ujë nga degët e Rio Grande.

Për dekada të tëra, SHBA-të e kanë akuzuar Meksikën se nuk i përmbush kushtet e marrëveshjes. SHBA-të janë partneri më i madh tregtar i Meksikës./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Stadiumi “Zahir Pajaziti” nis transformimin e madh

Published

on

Në Podujevë sot u vendos gurthemeli për fillimin e punimeve në mbulimin e tribunave dhe instalimin e ndriçimit modern në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shtëpinë e KF Llapit.

Ceremonia zyrtare shënoi hapin e parë drejt një projekti që synon modernizimin e plotë të infrastrukturës së stadiumit dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë pjesëmarrësit.

Në ngjarje mori pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, si dhe Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Gjatë ceremonisë, zyrtarët theksuan rëndësinë e këtij investimi për sportin llapjan dhe për zhvillimin e ndeshjeve në kushte moderne.

Ky projekt i shumëpritur përbën një hap të rëndësishëm për përmirësimin e përvojës së tifozëve, rritjen e cilësisë së ndeshjeve dhe modernizimin e ambientit ku KF Llapi zhvillon aktivitetet e saj, duke e çuar stadiumin “Zahir Pajaziti” drejt standardeve më bashkëkohore.

/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara