Lajmet
Raporti i OKB-së për klimën: Ngrohja globale me 1,5 gradë arrihet që në 2030
Published
5 years agoon
By
UBT newsToka po ngrohet me shpejt se parashikohej, paralajmërojnë shkencëtarët. Nëse zhvillimet aktuale vazhdojnë planeti Tokë do të arrijë që në vitet 2030 nivelin e ngrohjes me 1,5 gradë krahasuar me periudhën paraindustriale.
Ndotja e mjedisit nga gazi karbonik është rritur në ekstreme të tlla, saqë pragu i kufizimit të ngrohjes globale në 1,5 gradë Celcius i parashikuar në fund të shekullit do të kalohet që në 15 vitet e ardhshme. Ky është një nga konkluzionet më të rëndësishme të raportit për klimën i publikuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, IPCC i miratuar nga 195 vende anëtare. Kjo analizë që vjen në mesin e një vale zjarresh, nxehtësie e përmbytjesh që kanë prekur si vendet e pasura edhe ato të varfra, arrin në këtë përfundim pas hulumtimit të 14.000 punimeve shkencore. Ajo skicon një pamje të qartë se çfarë po ndodh me planetin në një hapësirë kohore, më pak se qindra vite. Raporti paralajmëron nga humbja e kontroliit në mbrojtjen e klimës dhe e quan atë “qartësisht” të shkaktuar nga dora e njeriut.
“Ky raport është një kontroll i realitetit”, thotë Valérie Masson-Delmotte bashkëdrejtuese e grupit të punës së IPCC dhe që ka e përgatitur raportin. Duke djegur lëndët fosile dhe çliruar gazra që nxehin Tokën si një serë, njerëzit e kanë ngrohur planetin me rreth 1,1 gradë Celcius. Raporti tregon, se kudo në botë, kjo ka shkaktuar valë të nxehti, rrebeshe të forta shiu e më shumë. Ciklonët tropikalë me shpejtësi të lartë ere janë shtuar. Në shumë rajone thatësirat janë më të forta dhe zgjasin më shumë.
Që nga raporti i fundit i IPCC në vitin 2014, shkencëtarët kanë arritur në përfundime më të sakta, se ndryshimet klimatike kanë bërë më të fuqishme zjarret, përmbytjet dhe stuhitë. Ka një përgjigje të thjeshtë për ndalur motin të keqësohet më sumë – ndalja e djegieve fosile, por qeveritë, bizneset dhe vetë njerëzit nuk janë duke bërë aq sa duhet.
“Kur shoh rezutatet që gjetëm në ekstremet klimatike, atëherë do thoja ne jemi ndërkohë në një krizë të klimës”, thotë Sonia Seneviratne, studiuese në Institutin për Shkencën Atmosferike dhe Klimën në Universitetin ETH në Zyrih dhe bashkëautore e raportit. “Vërtet që kemi një problem të madh.”
Sa shpejt po e ngroh botën ngrohja klimatike?
Në vitin 2015 liderët botërore premtuan të kufizonin ngrohjen globale deri në fund të shekullut nën 2 gradë celcius, ideale do të ishte 1,5 gradë, në një përpjjekje globale për të mënjanuar katastrofat në shtim. Por sipas grupit kërkimor gjerman, Climate Action Tracker, ata po ndjekin politika që e vendosin planetin në rrugën e ngrohjes globale me 3 gradë. Në një kohë që objektivi i 1,5 gradëve do të kalohet brenda pak vitesh, temperaturat globale mund të arrijnë të ulen aty nga fundi i shekullit, sipas skenarit më ambicioz të ndërprerjes së emetimit. Dekarbonizimi i ekonomisë globale do të nxirrte jashtë atmosferës sasi të jashtëzakonshme të gazit karbonik, por teknologjia për ta bërë këtë është shumë e shtrenjtë, dhe ka shumë pak të dhëna, nëse kjo edhe do të funksionojë vërtet. “Është shumë më e lehtë të mënjanosh emetimet tani”, thotë studiuesi Malte Meinhausen nga Instituti i Potsdamit për Studimet e Ndikimit të Klimës, sepse çmimi më vonë do të jetë shumë më i lartë.
Çfarë do të ndodhë me Tokën?
Kudo në botë shirat ekstreme do të shtohen 7% më shumë me secilën gradë të ngrohjes globale. Më shumë ciklone tropikale kanë për t’u klasifikuar si të kategorisë së lartë, 4 ose 5. Shirat Monsun në Azi do të jenë më të fortë e në sezone të ndryshme. “Me çdo shtim të ngrohjes globale, ekstremet do të jenë më të mëdha”, shkruajnë autorët e studimit.
Rrebeshet e mëdha, që zakonisht mund të binin njëherë në dekadë, janë shtuar ndërkohë me 30%. Por me rritjen 3 gradë të ngrohjes globale ato do të jenë me një shpeshtësi më të madhe, dy ose tre herë në një dekadë me rënie më të madhe të sasisë së ujit për një kohë të shkurtër. Edhe thatësirat e mëdha që zakonisht ishin një herë në dekadë do të shpeshtohen në katër herë. Edhe periudhat e të nxehtit përvëlues do të shpeshtohen 9,4 herë e me 5 gradë më të nxehta. “Raporti evidenton shumë qartë nevojën urgjente të veprimit”, thotë Veronika Eyring, një shkencëtare e Qendrës gjermane, German Aerospace Center, bashkautore e raportit të IPCC.
Disa nga ndryshimet klimatike do të shërbejnë si katalizatorë të ngrohjes globale. Gazi karbonik natyror do të fundoset në oqeane, në tokë dhe është më pak efektiv kur Toka ngrohet. Temperaturat më të larta do të shkrijnë permafrostin, akujt e përjetshëm, duke çliruar sasi të jashtëzakonshme metani në atmosferë, me pasojë shkrirjen e borës dhe akujve që mbrojnë planetin nga nxehtësia. Arktiku parashikohet të jetë pa akuj më së voni në vitin 2050. Ende, thonë studiuesit, shkrirja e permafrostit nuk mjafton të përshpejtojtë ngrohjen me një përshpejtim edhe të ndryshimit klimatik, por ajo do ta bëjë shumë më të vështirë stabilizimin e klimës.
Disa procese që kanë filluar që tani nuk mund të ndalen si niveli i deteve. Ky nivel pritet që të rritet më shumë se gjysmë metri në këtë shekull, e që tani përmbytjet e bregdeteve janë bërë më të fuqishme dhe do të vazhdojnë në të ardhmen. E pasigurtë është, thonë shkencëtarët, se se si do të ndikojnë në ekstremet klimatike shkrirja e shtresave të akujve si pasojë e ngrohjes – pritet rritje me 2 metra në vitin 2100 dhe 5 metra në vitin 2150, ky është skenari kur ka rritje “shumë të lartë” të emetimeve. Çdo hap i mbrojtjes së klimës ndihmon, thotë Douglas Maraun studiues në Qendrën Austriake, Wegener Center for Climate and Global Change. “Çdo shkallë temperatura ose e një e dhjeta e kësaj shkalle të ngrohjes nëse mënjanohet ul rrezikun e ekstremeve të motit. Kjo na ndihmon të mos e fshehim kokën në rërë.”
Ndalja e karburanteve fosile
Burimet më të mëdha të ndotjes që shkaktojnë efektin serë janë qymyri, nafta dhe gazi. Por raporti 43 faqësh një përmbledhje për politikbërësit, dokument i përgatitur së pari nga shkencëtarët dhe pastaj i aprovuar rresht më rresht nga të deleguarit e qeverive në Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike nuk përmban fjalën “karburante fosile.” Autorët e IPCC nuk janë të lejuar të komentojnë apo aprovojnë takimin, i cili është konfidencial, por “në materialet që kanë shkruar shkencëtarët, absolutisht që përmenden karburantet fosile”, shkruan Meinhausen. “Por edhe nëse i humbasim disa fjalë, është një arritje e madhe që të kemi në fund një marrëveshje të të gjitha qeverive. Asnjë qeveri tani nuk mund të kthehet pas e të thotë, se nuk i beson ato që shkroi IPCC”.
Raporti i IPCC është një vazhdim i tre raporteve të mëparshme dhe publikohet para samitit për klimën të njohur si COP26 që do të mbahet në nëntor në Britaninë e Madhe. Aty liderët botërorë do të diskutojnë mënyrat e ndaljes së përdorimit të qymyrit deri në vitin 2023 dhe si si të përmbushin premtimin e dhënë vendeve më të varfra për ofrimin e 100 miliardë dollarëve në vit për t’u mbrojtur nga ndryshimet klimatike. Deri tani ky premtim nuk është bërë realitet. /DW/
Vendi
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
15 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Kronikë e zezë
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
16 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Vendi
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
16 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
Lajmet
Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist
Published
19 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.
“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.
Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.
“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.
Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
