Lajmet

“Raporti i HRW, një alarm i madh”

Published

on

Noureddine Milani, profesor i komunikimit në Qendrën Kërkimore të Universitetit Hamad Bin Khalifa të Katarit për Legjislacionin dhe Etikën Islame, thotë se raporti i HRW që dokumenton censurimin e Meta-s ndaj përmbajtjeve të lidhura me palestinezët në mediat sociale është alarmues, por jo befasues.

“Ky është kulmi i presionit sistematik nga e gjithë bota, veçanërisht nga krijuesit e politikave në Perëndim, së bashku me qeverinë izraelite mbi platformat e mediave sociale”, tha Milani për Al Jazeera. “Kjo është një mënyrë tjetër për t’iu nënshtruar presionit nga qeveria izraelite”.

HRW shqyrtoi 1050 raste të censurës në internet nga më shumë se 60 vende, shumica e tyre me postime paqësore pro-palestineze.

Një kontroll i tillë “i paprecedentë” mbi përmbajtjen, tha Milani, do të ndikojë gjithashtu keq në imazhin e kompanisë, si dhe atë të platformave të tjera të mediave sociale.

“Kjo dërgon një alarm të madh”, tha ai./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një 24-vjeçar, dyshohet për keqpërdorim me kartela bankare

Published

on

By

Është arrestuar një 24 vjeçar në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur kartelat bankare.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorim të kartelave bankare. Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarën A.G, 24 vjeç dhe në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit””, thuhet në njoftimin e policisë./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon kryeministrin e Bangladeshit

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus.

Osmani përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook tha se me Yunus kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.

Osmani thotë se Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit.

Në takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit“, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Published

on

By

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë edhe nga Këshilli i Ministrave.

Mbledhja e Qeverisë për të shqyrtuar shkarkimin e Veliajt u mbajt ditën e sotme, në orën 12:00, shkruan A2.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës./D.B/KP

Continue Reading

Botë

​Erdogan mbërrin në Uashington për takim me Trumpin

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili po merr pjesë në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), mbërriti në Uashington nga Nju Jorku për një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Avioni me të cilin udhëtoi presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan, u ul në aeroportin e bazës së përbashkët “Andrews”, që ndodhet në një distancë të shkurtër nga kryeqyteti.

Në aeroportin e bazës së përbashkët “Andrews”, presidenti Erdogan dhe delegacioni i tij shoqërues u pritën nga ambasadori turk në Uashington, Sedat Onal dhe zyrtarë të tjerë.

Në Uashington krahas presidentit Erdogan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdogan mbërritën edhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Guler, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Burhanettin Duran, presidenti i Industrive të Mbrojtjes Haluk Gorgun, shefi i Kabinetit të Presidencës, Hasan Dogan dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çagatay Kiliç.

Gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan do të mbërrijë në Uashington pas takimeve të tij në Nju Jork.

Erdogan dhe Emine Erdogan udhëtuan nga aeroporti për në Blair House, pjesë e Shtëpisë së Bardhë, ku do të kalojnë natën.

Ndërkohë, Shërbimi Sekret Amerikan u pa duke marrë masa të gjera sigurie rreth Blair House./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara