Lajmet

Raporti i Borrellit, PDK pret lajme të mira, LDK dhe AAK skeptike

Published

on

Është bërë pothuajse një vit qëkur Kosovës iu vendosën masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. E për të njëjtat, vazhdimisht është bërë thirrje nga krerët institucionalë të vendit që të hiqen. Se këto masa ndikuan negativisht, e thonë edhe partitë opozitare.

Gjatë javës, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell u dorëzoi vendeve anëtare të bllokut raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës. Nga Partia Demokratike e Kosovës presin lajme pozitive.

“Natyrisht që ne presim që të ketë lajme të mira më në fund, dhe Kosovës t’i largohen sanksionet e Bashkimit Evropian, të cilat e kanë goditur jo vetëm ekonominë e vendit, por edhe investitorët e mundshëm potencial të cilët nuk e kanë parë Kosovën si vend për të shtrirë investimin e tyre për të rritur punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë deputetja Blerta Deliu.

E nga LDK nuk besojnë që masat do të hiqen.

“ Duke u bazuar nga e kaluara, ne i kemi plotësuar kriteret nga Bashkimi Evropian për largimin e masave, mirëpo ju e dini vendimin e fundit për dinarin, që e kanë marrë një vendim ad-hoc dmth, nuk janë dakorduar me aleatët tanë ndërkombëtar, edhe unë nuk dëshiroj të pres që mos të largohen masat, por mendoj se është një ngecje tjetër që Kosovës do t’i vazhdohen masat për arsyeje të vendimeve që i kanë marrë pa u dakorduar me aleatët ndërkombëtar”, ka thënë deputetja Rrezarta Krasniqi.

Në anën tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se tashmë qeverisë i është kërkuar koncesion tjetër, që këto masa të largohen.

“Po kërkohet një koncesion tjetër për tu larguar masat. Dhe shiheni, cfarë po fiton në gjithë këtë fushëveprimtari Kosova, janë vendosur masat, tash vec për me u kthy me u largu masat, Kosova duhet ta bëjë edhe një koncesion, atëherë nëse është dashtë të bëhet një koncesion, është dashtë të bëhet për Këshill të Evropës, ose për anëtarësim në NATO ose për anëtarësim në BE”, shprehet ajo.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara