Lajmet

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

Published

on

Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.

AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2430 tiketa trafiku, janë shkaktuar 40 aksidente me dëme materiale dhe 29 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 14 persona janë arrestuar, kurse 10 janë dërguar në mbajtje.

 INCIDENTET KRIMINALE-PRISHTINË

 MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE

Rr. “Bill Klinton”, Prishtinë 28.08.2025-14:20.  Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtër dhe një karikator me 12 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. “Holger Petersen”, Prishtinë 28.08.2025-14:00.  Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është sekuestruar një armë e shkurtër dhe një karikator me 10 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 28.08.2025-09:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

DEGRADIM I INTEGRITETIT SEKSUAL

Prishtinë 27.08.2025-19:30. Ankuesja femër kosovare, e mitur ka raportuar se deri sa ishte ulur afër një parkingu një person i moshës madhore kishte bërë veprime të pa hijshme me q’ rast e njëjta ishte ndier e frikësuar dhe e rrezikuar.

BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE

Rr. “Bahri Fazliu”, Podujevë 28.08.2025-22:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 12.14 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një thikë dhe një mulli. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTE KRIMINALE-GJILAN

AKSIDENT TRAFIKU ME DËME MATERIALE

Rr. “Gjilan-Prishtinë” 28.08.2025-07:15. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

 INCIDENTE KRIMINALE-FERIZAJ

 LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fshati Bibaj, Ferizaj 28.08.2025-01:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e njëjta dërgohet në strehimore. Rasti nën hetime.

INCIDENTE KRIMINALE-PRIZREN

GRABITJE

Prizren 28.08.2025-21:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se një i dyshuar dhe i maskuar me forcë ka depërtuar në shtëpinë e tij dhe i njëjti ka arritur t’ia marr dy stoli dore dhe është  larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

INCIDENTE KRIMINALE-PEJE

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 28.08.2025-06:00. Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

INCIDENTET KRIMINALE-GJAKOVË

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë 28.08.2025-14:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi i shkakton dhunë psiqike, fizike dhe kanosje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE/SULM

Gjakovë 28.08.2025-15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Nga njeri i dyshuar është konfiskuar një mjet i mprehtë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË

Gjakovë 27.08.2025-23:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur në shtëpinë e tij kanë vjedhur para të gatshme, stoli/ bizhuteri, një armë zjarri me një karikator me 9 fishekë të cilën e kishte me leje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË JUG

VDEKJE E DYSHIMTË

Skenderaj 28.08.2025-10:00. Është raportuar për një  viktimë mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

DHUNË NË FAMILJE

Vushtrri 28.08.2025-08:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kanosur me një armë të ftohtë dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë të cilën e kishte përdorur i dyshuari. Rasti nën hetime.

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Fillojnë afatet për aplikim online të subjekteve politike për certifikim

Published

on

By

Ka filluar afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati do të përfundojë me 30 nëntor.

Kjo periudhë do të zhvillohet në dy afate të ndryshme:

I.    Afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, i cili ka filluar më 24 nëntor, do të përfundojë më 30 nëntor 2025; dhe

II.   Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, i cili ka filluar më 24 nëntor, do të përfundojë më 7 dhjetor 2025.

Me qëllim të lehtësimit të procesit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online për certifikim dhe të listës së kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Të gjitha partive politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) iu ka krijuar dhe dërguar ‘userët’, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin e tyre.

Gjithashtu, KQZ, përmes Zyrës, do të krijojë ‘userët’ edhe për të gjitha subjektet politike (koalicionet, iniciativat dhe kandidatët e pavarur) që kërkojnë të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje./EO

 

Continue Reading

Lajmet

“Me 28 dhjetori le ta mbajnë këta festën”, punëtorët e “Trafikut Urban” i bëjnë thirrje Kurtit e Muratit: Dilni edhe takona

Published

on

By

Operatorët privatë dhe ata të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” u bënë bashkë te Komuna e Prishtinës për të kërkuar pagën e tyre, por aty iu bashkua kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe së bashku shkuan te objekti i Qeverisë së Kosovës, nga ku i bënë thirrje kryeministrit në detyrë por edhe ministrit në detyrë të Financave që t’i presin në takim.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qëllimshëm nga qeveritarët nuk u bë alokimi i mjeteve, që siç thotë ai po mbahen peng nga Ministria e Financave.

Faleminderit për punën që ka bërë Trafiku Urban deri tash poashtu edhe sektori privatë përkundër faktit të vështirësive buxhetore tash e sa muaj që i kemi si rezultat i mosalokimit të mjeteve, të hyrave vetanake të kryeqytetit të cilat me Ligj të Buxhetit i dedikohen kryeqyteti. Janë të hyrat tona, vetanake të qytetarëve e të cilat në mënyrë jo ligjore mbahen peng këtu në Ministrinë e Financave duke u arsyetuar me arsyetime të kota e jo ligjore. Ne kemi bërë edhe kallëzim penal ndaj Ministrit Hekuran Murati dhe tre zyrtarëve të cilët nuk e kanë kryer punën profesionale…Kjo është sikur paratë e juaja që i keni në bankë me vendos mos me ua dhënë sepse iu ka tekë. Kjo është tentim me iu hedh hi syve”, tha Rama.

Përfaqësuesi i “Trafikut Urban” u ka bërë lutej zyrtarëve qeveritarë që

Kërkojë nga zyrtarët me na prit e me pasë një takim për ta hedhur të drejtën në sy. Ftojë qytetarët e Kosovës që të festojnë veç me 1 janar por jo edhe me 28 dhjetor nuk kemi me festu, le ta mbajnë këta festën. I ftojë qytetarët të i hapin sytë para kutive të votimit, se për këtë formacion që ka qenë më parë nuk i kisha votuar asnjë. Le të dalin dhe të mbizotërojë arsyeja, asnjë punëtorët e Trafikut Urban nuk ka me dalë te kutitë, familjet tona me mbetë pa bukë. Po bllokohet Prishtina, shkolla e çerdhet. Ju lutem dilni dhe arsyetojeni veten, nëse nuk është këtu ne shkojmë kërkojmë kudo që është zgjidhja për ne”, tha përfaqësuesi./EO

Continue Reading

Lajmet

24 nëntori – Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Drunjve: Çdo pemë, një jetë më shumë

Published

on

Çdo vit, më 24 nëntor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Drunjve, një datë me rëndësi të veçantë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rolin jetësor që pyjet dhe pemët kanë në planetin tonë.

Kjo ditë shërben si një thirrje botërore për të reflektuar mbi marrëdhënien mes njeriut dhe natyrës, duke theksuar se mjedisi nuk është thjesht një trashëgimi që marrim, por një përgjegjësi që duhet mbrojtur me përkushtim.

Mbjellja e pemëve nuk është vetëm një akt simbolik; ajo është një ndër ndërhyrjet më të fuqishme dhe më të thjeshta për t’u realizuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Pemët absorbojnë dioksidin e karbonit, pastrojnë ajrin nga ndotësit, stabilizojnë tokën dhe ndikojnë në rregullimin e temperaturave.

Çdo fidan i ri përkthehet në më shumë oksigjen, më shumë hije, më shumë jetë.

Pyjet përbëjnë një nga sistemet më të rëndësishme ekologjike në botë: Sigurojnë oksigjenin që thithim, duke vepruar si “mushkëritë e planetit”. Përmbajnë 80% të biodiversitetit tokësor, duke ofruar habitat për miliona specie bimore e shtazore. Mbrojnë tokën nga erozioni, veçanërisht në zonat malore e bregdetare. Ndikojnë në ciklin e ujit, duke mundësuar reshje të rregullta dhe furnizim të burimeve ujore.

Krijojnë mundësi ekonomike, nga agro-pyjetaria e qëndrueshme te turizmi natyror.

Në shumë vende të botës, Dita e Mbjelljes së Drunjve është shndërruar në festë e aktivizmit qytetar, ku mijëra njerëz bashkohen për të krijuar hapësira të reja të gjelbra, për të rikthyer pyje të degraduara dhe për t’i dhënë natyrës atë që i është marrë ndër vite.

Në këtë ditë simbolike, ftojmë çdo qytetar, shkollë, organizatë dhe institucion që të ndërmarrë hapa konkretë:

të mbjellë një pemë në oborr, në lagje apo në një zonë të degraduar,

të kujdeset për pemët ekzistuese,

të marrë pjesë në fushata të pastrimit dhe gjelbërimit,

të promovojë kultura mjedisore më të qëndrueshme në përditshmëri.

Sepse çdo pemë e mbjellë sot është një premtim për të ardhmen – për një planet më të gjelbër, ajër më të pastër, klimë më të qëndrueshme dhe komunitete më të shëndetshme.

Le ta shfrytëzojmë 24 nëntorin si një mundësi për të bërë një ndryshim të vogël, por me ndikim të madh. Në fund të fundit, mbrojtja e natyrës fillon me veprime të thjeshta, por të vazhdueshme – dhe një pemë mund të jetë fillimi i gjithçkaje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e autobusëve mblidhen te Komuna e Prishtinës, kërkojnë pagat e tyre

Published

on

By

Transportuesit privatë dhe atë të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” janë duke mbledhur para objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po protestojnë pasi kanë pezulluar të gjitha linjat, meqenëse nuk kanë marrë pagat e tyre.

Në një njoftim të dielën ndërmarrja theksoi se kriza nuk lidhet me gjendjen e saj financiare të brendshme, por me vonesat e komunës.

Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme. Edhe një herë, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit publik, i cili do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve”, thuhej në njoftim.

Për çështjen e trafikut një ditë më parë foli edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, u shpreh kryetari i Prishtinës./EO

Continue Reading

Të kërkuara