Lajmet

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

Published

on

Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.

AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2510 tiketa trafiku, janë shkaktuar 58 aksidente me dëme materiale dhe 20 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 28 persona janë arrestuar, kurse 14 janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-PRISHTINË

HETIM MBI VDEKJEN

Fsh. Plemetin, Obiliq 20.08.2025 – 14:10. Raportohet se është gjetur pa shenja jetë, viktima mashkull kosovar. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

FAJDE

Prishtinë 2024-2025. DHKO me date 20.08.2025 ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë detyruar viktimat që të paguajnë shuma të ndryshme parash si interes për fajde. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

 GRABITJE

Rr. Hamzë Jashari, Lipjan 20.08.2025-16:00. Viktima i mitur mashkull kosovar, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, me forcë i ka marrë celularin dhe ka ik në drejtim të panjohur. Rasti duke u hetuar.

Rr. Xheladin Kurbaliu, Prishtinë 20.08.2025-23:10. Viktima i mitur mashkull kosovar, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e thikës i ka marr nga dora një zinxhir ari dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

 DHUNË NË FAMILJE

Gllogoc 20.08.2025 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se është kanosur me largim nga shtëpia nga bashkëshortja e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 20.08.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 20.08.2025-23:20. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se ishte fyer dhe kanosur nga vëllai i tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

 VJEDHJE

Rr. Tirana, Prishtinë NN. Me datë 20.08.2025 viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur një revole me leje dhe stoli ari. Rasti duke u hetuar.

 ARMËMBAJTJE PA LEJE

Podujevë 15.08.2025. Raportohet se më datë 20.08.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTET KRIMINALE-GJILAN

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 20.08.2025 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-FERIZAJ

MATERIALET ME PËRMBAJTJE TË SHFRYTËZIMIT DHE KEQPËRDORIMIT SEKSUAL TË FËMIJËVE

Kaçanik 20.08.2025 – 13:00. Është arritur të identifikohet dhe të shoqërohet i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Godanc i Epërm, Shtime 20.08.2025 – 12:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Fsh. Godanc i Epërm, Shtime 20.08.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorte e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 20.08.2025-16:30. Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pronës se dy viktimave meshkuj kosovarë, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë djegur në tërësi. Rasti duke u hetuar.

INCIDENTET KRIMINALE-PRIZREN

BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE

Rr. Luigj Nikolla, Suharekë 20.08.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar 37.98 gr substancë narkotikë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë dhe dëshmi tjera. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KANOSJE

Suharekë 20.08.2025-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur zyrtarët policorë gjatë detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Rr. Idriz Ngucati, Prizren 20.08.2025 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësit përkatës janë në vendin e ngjarje, ndërsa njësia për deminim e FSK-së  kanë tërhequr mjetin e dyshuar shpërthyes.

INCIDENTET KRIMINALE-PEJË

DHUNË NË FAMILJE

Klinë 20.08.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy vajzave të  tij (njëra e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 19.08.2025-22:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Pejë 20.08.2025-23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Pejë 20.08.2025. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një video që ishte postuar në rrjete sociale, vëreheshin një armë dhe sende të dyshuara. Me vendim të prokurorit janë bastisur  banesa ku është gjetur dhe konfiskuar një revole me 123 fishekë dhe një thikë. Pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Istog,19.08.2025-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte shkuar te viktima motra e tij dhe pas një mosmarrëveshje kishte dëmtuar derën e banesës së saj. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

INCIDENTET KRIMINALE-GJAKOVË

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 20.08.2025-19:20. Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka bashkëjetuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKËVE

Rr.14 Qershori, Gjakovë 20.08.2025 – 23:45. Raportohet se gjatë kontrollit tek dy të dyshuar meshkuj koosvarë janë gjet dhe konfiskuar 42.55 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË JUG

 ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Vajnik, Skenderaj 20.08.2025-12:04. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një AK 47 me 60 fishekë, një pushkë gjuetie me 18 fishekë, një pushkë ajrore dhe një revole me gaz. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Fsh. Bistricë Leposaviq 20.08.2025-23:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturën e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit vetura iu është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Magazinë

Lewis Hamilton viziton kufirin e Egjiptit me Gazën për të parë nga afër dërgimin e ndihmave

Published

on

By

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Lewis Hamilton, ka vizituar qytetin verior të Egjiptit, El Arish, i cili kufizohet me Gazën, për të parë nga afër përpjekjet që po bëhen për grumbullimin e ndihmave humanitare të destinuara për Rripin e Gazës.

Guvernatori i Sinait Verior, Khaled Megawer, priti pilotin britanik dhe i prezantoi atij magazinat e ndihmave të Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane. Në pamjet e publikuara nga zyra e guvernatorit, Hamilton shihet duke u përshëndetur me punonjësit e ndihmave dhe duke u interesuar për frekuencën e hyrjes së ndihmave në Gazë përmes pikës kufitare të Rafahut.

Vizita e pilotit 41-vjeçar vjen në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për pasojat shkatërruese që shkaktojnë vonesat e përsëritura në dërgimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore për palestinezët. Hamilton njihet gjerësisht për angazhimin e tij në kauza humanitare dhe bamirëse, përfshirë themelimin e fondacionit “Mission 44” dhe donacionet e shumta financiare për ndihmë komuniteteve në nevojë. /Al Jaazera/

Continue Reading

lajme

Republikanët bllokojnë procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Published

on

By

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar përpjekjen për të nisur procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Përmes një votimi të zhvilluar në Dhomën e Përfaqësuesve, rezoluta për shkarkimin e Hegsethit u dërgua për shqyrtim në komisionet përkatëse, duke u hequr nga rendi i ditës për votim në seancë plenare. Ky vendim e bën pothuajse të pamundur që nisma të arrijë votimin përfundimtar deri më 3 janar 2027, kur përfundon legjislatura aktuale e Kongresit amerikan.

Nisma për shkarkimin e Hegsethit u ndërmor nga kongresmeni republikan Thomas Massie, një kritik i njohur i presidentit Donald Trump. Bllokimi i kësaj nisme po cilësohet si një shfaqje uniteti brenda radhëve të republikanëve në Kongres, pavarësisht sfidave dhe mosmarrëveshjeve të fundit politike. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Shtëpia e Bardhë nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Shtëpia e Bardhë ka nominuar zyrtarisht Mikhail Bogachekun për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Emri i Bogachekut i është dërguar Senatit amerikan për procedurën e nevojshme të konfirmimit. Me origjinë nga Florida, ai gëzon një përvojë mbi 25-vjeçare në menaxhim dhe drejtim institucional, veçanërisht në sektorët e shëndetësisë dhe teknologjisë, si dhe ka shërbyer më parë si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Nëse konfirmohet nga Senati, Bogachek do të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Prishtinë. Ambasadori i fundit i emëruar i SHBA-së në Kosovë ishte Jeffrey Hovenier, i cili përmbylli mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërsa që nga ajo kohë misioni është udhëhequr nga e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova mposhtet nga Italia në futsall, synon vendin e dytë kundër Gjeorgjisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi ndaj Italisë në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

Pas disfatës me rezultat 4:3 në Prishtinë, “Dardanët” u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Barletta me rezultat 3:0. Golat për nikoqirët u realizuan nga Gabriel Motta, Antonio Molaro dhe Maurizio Silvestri.

Përfaqësuesja kosovare mbetet në kuotën e tri pikëve të grumbulluara nga fitorja ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë.

Përballja e radhës dhe vendimtare për Kosovën do të zhvillohet më 24 shkurt, kur në shtëpi do të presë Gjeorgjinë, me synimin për të siguruar pozitën e dytë në grup dhe kalimin në fazën e play-off-it. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara