Lajmet
Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës
Published
1 year agoon
By
UBT NewsNë raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.
AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1942 tiketa trafiku, janë shkaktuar 45 aksidente me dëme materiale dhe 48 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 40 persona janë arrestuar, kurse 28 janë dërguar në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE- PRISHTINË
VDEKJE AKSIDENTALE
Lipjan / 17.08.2025-10:45– Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se i njëjti nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë/17.08.2025, 14:45- Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
GRABITJE
Prishtinë / 17.08.2025-03:01- Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi që dyshohet se duke kanosur viktimën mashkull kosovar i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar. Lidhur me rastin njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarit dhe tek të njëjtit kanë gjetur motoçikletën dhe mjetet tjera të cilat dyshohet se janë përdorur për të kryer veprën, si dhe kanë gjetur paratë e grabitura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë / 17.08.2025-00:20. Njësitet policore gjatë patrullimit në bodrumin e një ndërtese kanë hasur dy çanta krahu, në të cilat gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar disa qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 535.8 gramë, një peshore digjitale, një palë dorëza dhe dhjetëra qese të thata për paketim të substancave narkotike. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Rr.Bekim Lushaku, Podujevë 17.08.2025 21:30 Njësitet policore gjatë patrullimit kanë vërejtur një veturë të dyshuar, në të cilin ishin dy persona dhe gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 64.27 gr. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit janë dërguar ne mbajtje.
Rr. Fontana, Prishtinë 17.08.2025, 23:50. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 8.01 gram. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Mursel Dabinovci, Podujevë 17.08.2025, 22:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe një karikator pa fishekë. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku në oborrin e tij janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE- GJILAN
ZJARRVËNIE
Gjilan / 17.08.2025-14:20. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri lokali pronë e ankuesit kosovar. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe eksperti i zjarreve, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Viti 17.08.2025, 09:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është vërejtur përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET KRIMINALE-FERIZAJ
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Ferizaj /17.08.2025-05:50 –Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi njësitet policore te i njëjti gjatë kontrollit në çantën e krahut i kanë gjetur dhe konfiskuar një pako me 13-qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë totale 7.34 gramë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Skenderbeu, Kaçanik /17.08.2025, 18:40- Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR&ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Dardani, Ferizaj 17.08.2025, 11:00- Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është bërë kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47 me dy karikatorë. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
INCIDENTET KRIMINALE-PRIZREN
DHUNË NË FAMILJE
Dragash / 17.08.2025-13:15- Është arrestuar i dyshuari kosovarë nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Mazrek, Prizren 17.08.2025, 17:00– Është raportuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 36 gëzhoja dhe 4 predha. Rasti nën hetime.
AKSIDENT TRAFIKU ME DËME MATERIALE
PKK-Vërmicë / 17.08.2025-06:23- Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti-kamioni dhe një veture. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Rasti në procedurë të rregullt.
INCIDENTET KRIMINALE-PEJË
ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Decan / 17.08.2025-01:05-Njësitet policore në koordinim me gjykatën kompetente dhe prokurorinë themelore, kanë arrestuar trembëdhjetë (13) të dyshuar kosovarë, pasi të njëjtit në një lokal janë kapur në flagrancë duke luajtur bixhoz. Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë konfiskuar vlera monetare të ndryshme, ndërsa tek njëri nga të dyshuarit, gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë me 8-fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Istog / 17.08.2025-02:30- Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregull
Peje 17.08.2025, 22:50 -Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Pejë 17.08.2025, 16:05- Është raportuar se në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë gëzhoja të armës me gas. Gjatë kontrollit të veturës pronë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe një karikator.
DËMTIM PRONE
Rr. Ereniku, Junik 17.08.2025, 15:10-Është raportuar se persona të panjohur kanë thyer xhamat e disa autobusëve që kanë qenë në parking. Rasti në procedurë hetimore.
INCIDENTET KRIMINALE-GJAKOVË
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Avdullah Bablija, Gjakovë / 17.08.2025-12:23-Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti ka kanosur zyrtarin policor derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 17.08.2025-13:10-Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se e njëjta pas një mosmarrëveshje, me veturë e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Gjakovë / 17.08.2025-01:30- Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në një aheng familjar janë gjetur dhe konfiskuar 49-gëzhoja kalibër i ndryshëm të cilat dyshohet se janë shkrepur nga gjatë ahengut. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË JUG
POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Vushtrri / 17.08.2025-14:45- Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një aheng kishte shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe konfiskuar një gëzhojë fisheku, kurse nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë me gas. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Skenderaj 17.08.2025 23:45-Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gas me një karikator të zbrazët si dhe një mjet i mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Polac, Skenderaj 17.08.2025, 17:30- Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, një plumb qorr e kishte goditur veturën e cila është dëmtuar nga predha. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë. Rasti nën hetime.
INCIDENTET KRIMINALE- MITROVICË VERI
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Prelez, Zubin Potok / 16.08.2025-22:15- Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti edhe me dy të dyshuar tjerë kanë dëmtuar një kabllo të ndriçimit të rrugës. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar edhe darët-danat dhe dy pajisje metalike për ngjitje në shtylla, të cilat dyshohet se i kanë përdorur të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Uglar, Zubin Potok / 17.08.2025-03:30- Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri objekti pronë e ankuesit kosovar. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Të lënduar nuk ka, lidhur me rastin, është informuar edhe eksperti i zjarreve, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
INCIDENTET KRIMINALE
DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
PKK. Vermicë 17.08.2025, 20:30- Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushke automatike, me 3 karikatorë me 68 copa municion, një pistoletë me karikator me 20 fishekë, një pushke ajrore me 10 fishekë, dy thika, një palë rroba ushtarake pa shenja(emblema), nje maskë ushtarake, një çantë ushtarake. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT
Fsh. Dimcë, Hani i Elezit / 17.08.2025-14:25- Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin shtetas i RMV-së, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
PKK. Glloboqicë 17.08.2025, 17:15- Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar shtatë fishekë, një sprej dhe një radio lidhje. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
You may like
Vendi
Sot mot me diell e vranësira, në disa zona priten reshje shiu
Published
13 minutes agoon
October 22, 2026By
UBTNews
Vendi
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë plenare
Published
22 minutes agoon
October 22, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare duke filluar nga ora 10:00, ku në rend dite do të jenë pesë pika të ndryshme shqyrtimi.
Pikat kryesore të kësaj seance lidhen me formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër pozita në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) — dy nga komuniteti shqiptar, një nga ai serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë — si dhe me votimin e propozimit të Listës Serbe për emërimin e deputetëve të saj në komisionet parlamentare.
Përveç këtyre, deputetët do të miratojnë procesverbalin e seancës së kaluar, do të ngrenë çështje të interesit publik në kuadër të deklarimeve jashtë rendit të ditës, si dhe do t’u parashtrojnë pyetje parlamentare anëtarëve të kabinetit qeveritar. /E.A/
Vendi
Asambleja e Përgjithshme e EOQ-së mbahet në UBT, në fokus Kongresi i 67-të në Kosovë
Published
12 hours agoon
October 21, 2026By
UBTNews
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ) është mbajtur në UBT, në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e 67-të të kësaj organizate, i cili mbahet në Kosovë më 21–23 tetor 2026. Ky organizim merr rëndësi të veçantë pasi përkon me 70-vjetorin e themelimit të EOQ-së dhe 20-vjetorin e organizatës “Quality Kosova”, duke e vendosur Kosovën në qendër të një ngjarjeje me rëndësi ndërkombëtare në fushën e cilësisë.
Gjatë Asamblesë, përfaqësuesit e organizatave kombëtare anëtare diskutuan për përgatitjet dhe koordinimin e kongresit, i cili do të mbledhë ekspertë, akademikë, profesionistë dhe përfaqësues institucionalë nga vende të ndryshme të botës. Takimi shërbeu gjithashtu për të avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e cilësisë.
Kongresi i 67-të i EOQ-së do të mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, nën temën “Shaping Quality for a Smart, Sustainable and Resilient Future – Quality, Growth, Human Values and Trust in the Age of AI”. Diskutimet do të përqendrohen në rolin e cilësisë në zhvillimin e qëndrueshëm, inovacionin dhe transformimin digjital, me theks të veçantë në ndikimin e inteligjencës artificiale dhe rëndësinë e besimit e të vlerave njerëzore.
Për EOQ-në, ky vit shënon 70 vjet nga themelimi i saj në vitin 1956. Gjatë këtyre dekadave, organizata ka kontribuar në avancimin e standardeve, zhvillimin e kulturës së cilësisë dhe ndërtimin e një rrjeti ndërkombëtar të ekspertëve dhe organizatave profesionale.
Në të njëjtën kohë, 20-vjetori i “Quality Kosova” shënon dy dekada angazhim në promovimin e cilësisë në Kosovë dhe në forcimin e lidhjeve me komunitetin evropian të kësaj fushe. Organizimi i kongresit në vend përbën një mundësi për të rritur dukshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe për të prezantuar kapacitetet e saj në cilësi, inovacion dhe zhvillim institucional.
Lajmet
REL: “Askush nuk guxon të thotë jo”: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi
Published
16 hours agoon
October 21, 2026By
UBTNews
Shkurtimisht
- Në prag të zgjedhjeve në Serbi, punonjësve të institucioneve që funksionojnë nën autoritetin e Beogradit në Kosovë u bëhet presion të votojnë për Partinë Përparimtare Serbe (SNS), sipas dëshmive të katër burimeve të Radios Evropa e Lirë.
- Ata flasin në kushte anonimiteti, duke thënë se druhen se do ta humbasin vendin e punës nëse nuk votojnë për SNS-në.
- Sipas tyre, në presionet ndaj votuesve përfshihen edhe zyrtarë të Listës Serbe, partisë që qeveris në të dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë dhe gëzon mbështetjen e pushtetit në Beograd.
- As Lista Serbe, as Partia Përparimtare Serbe nuk iu përgjigjën këtyre akuzave deri në publikimin e këtij artikulli.
“Votoj në zgjedhjet në Serbi nën presion [për Partinë Përparimtare Serbe], jo me vullnetin tim të lirë”.
Kështu e nis rrëfimin e saj një qytetare nga Kosova, e punësuar në një institucion arsimor në një zonë të banuar me serbë.
Identiteti i saj, si dhe vendi ku jeton dhe punon, janë të njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë (REL).
Ajo pranoi të flasë për presionet ndaj votuesve nga Kosova në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të cilat do të mbahen më 25 tetor, me kusht që të mbetet anonime, pasi druhet se mund ta humbasë vendin e punës.
Rrëfimin e saj e konfirmojnë, në mënyrë të pavarur, edhe tri burime të tjera me të cilat bisedoi REL-i.
Në mesin e 6.45 milionë qytetarëve të regjistruar në listën e votuesve të Serbisë, më shumë se 115 mijë kanë adresa në Kosovë.
Ata do të mund të votojnë në 60 vendvotime në katër komuna pranë kufirit me Kosovën: Vranjë, Rashkë, Tutin dhe Kurshumli.
Në këto zgjedhje marrin pjesë kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb, i cili mbështetet te Qeveria në Beograd.
Në zonat e banuara me serbë në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë institucione arsimore dhe shëndetësore nën sistemin e Serbisë, ndërsa institucionet e tjera të këtij sistemi janë zhvendosur në qytete pranë kufirit, në territorin e Serbisë.
Ato financohen nga buxheti shtetëror i Serbisë.
Kështu, shteti serb mbetet punëdhënësi më i madh në zonat e banuara me serbë në Kosovë, me më shumë se 30 mijë të punësuar.
E pyetur se çfarë rrezikon nëse nuk u bindet kërkesave, bashkëbiseduesja e REL-it thotë se vendi i punës dhe jetesa e saj do të viheshin në rrezik nëse nuk voton për Partinë Përparimtare Serbe (SNS), përkatësisht për listën e saj “Serbia e Bashkuar”.
Deri në publikimin e këtij artikulli, SNS-ja nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me pretendimet se u bën presion qytetarëve për të votuar për të. Në të kaluarën, ajo i ka hedhur poshtë akuza të ngjashme.
Presionet ndaj votuesve janë të dënueshme me ligj.
Kodi Penal i Serbisë parashikon dënim nga tre muaj deri në tre vjet burgim për ata që ndikojnë në votim përmes “forcës ose kërcënimit”.
Për ata që ofrojnë “shpërblim, dhuratë ose çfarëdo përfitimi tjetër” në këmbim të votës, parashikohet gjobë ose dënim deri në tre vjet burgim.
Zgjedhjet në Serbi mbahen në një atmosferë tensionesh të larta dhe polarizimi të thellë shoqëror. SNS-ja, e udhëhequr nga presidenti i deridjeshëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, synon ta ruajë pushtetin pas protestave masive antiqeveritare.
Rivalja e saj kryesore është Lista Studentore, e lindur nga vala e protestave kundër korrupsionit.
“Urdhër nga drejtori”
Sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare ndërkombëtare, sundimi 14-vjeçar i partisë së Vuçiqit është karakterizuar nga kontrolli i fortë mbi aparatin shtetëror dhe dobësimi i demokracisë.
Ndërkohë që Vuçiqi refuzonte ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe negocionte me Prishtinën zyrtare për normalizimin e marrëdhënieve, me mbështetjen e SNS-së në Kosovë u formua Lista Serbe. Kjo parti, e cila konsiderohet satelit i SNS-së, është në pushtet në të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Shumë zyrtarë të Listës Serbe drejtojnë edhe institucione të financuara nga Serbia.
“Të punësuarit marrin ‘urdhër’ nga drejtorët e tyre [se për kë duhet të votojnë] dhe askush nuk guxon të thotë jo, sepse dihet se çfarë pason në të kundërtën”, thotë bashkëbiseduesja e REL-it.
Sipas saj, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e mëparshme: në zgjedhjet në Kosovë votojnë për Listën Serbe, ndërsa në ato në Serbi për SNS-në.
As Lista Serbe nuk iu përgjigj këtyre pretendimeve deri në publikimin e artikullit.
Bashkëbiseduesja e REL-it thotë se nuk ka marrë para për të votuar dhe as nuk i janë ofruar. Ajo thekson se nuk është anëtare as e Listës Serbe, as e SNS-së. Megjithatë, udhëzimet për votimin e 25 tetorit, sipas saj, tashmë kanë nisur të mbërrijnë. Në vendvotime do të shkojë në mënyrë të organizuar, së bashku me kolegët dhe banorë të tjerë të komunës ku jeton në Kosovë. Transportin drejt vendvotimeve në Serbi, thotë ajo, e organizon Lista Serbe.
Udhëtimi i organizuar për të votuar ka qenë praktikë edhe në zgjedhjet e mëparshme.
Kjo praktikë nisi më 2022, pasi autoritetet në Kosovë refuzuan të lejonin hapjen e vendvotimeve në zonat e banuara me shumicë serbe për zgjedhjet e organizuara nga Beogradi. Që atëherë, në ditët e zgjedhjeve, autobusët nga Kosova niseshin drejt vendvotimeve në Serbi që në orët e hershme të paradites, çdo një orë. Kolonave të autobusëve dhe veturave u prinin përfaqësues të Listës Serbe. Mes udhëtarëve ishin edhe qindra të punësuar në institucionet që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
Institucionet e tjera, si organet komunale dhe degët e postës, u mbyllën nga Qeveria e Kosovës, në kuadër të hapave për shtrirjen e autoritetit të saj në këto zona.
Prishtina zyrtare i cilësoi këto institucione të paligjshme, ndërsa komuniteti serb i përshkruan mbylljet si formë represioni.
Pas mbylljes në Kosovë, këto institucione vazhdojnë të funksionojnë në qytete pranë kufirit, në Serbi. Atje shkojnë edhe punonjësit e tyre për t’i marrë pagat.
“Vota të sigurta për SNS-në”
Një tjetër bashkëbiseduese e REL-it thotë se, gjatë shtatorit, në selinë e një institucioni pranë një vendkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, mori një formular të SNS-së për mbledhjen e “votave të sigurta” në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas saj, aktivistët e kësaj partie i kërkuan të siguronte emrat, adresat dhe numrat e telefonit të 30 qytetarëve, për të cilët do të garantonte se do ta votonin listën e Vuçiqit më 25 tetor.
Edhe kjo bashkëbiseduese punon në një institucion të financuar nga Beogradi, me kontratë me afat të caktuar.
Ajo flet në kushte anonimiteti nga frika se mund ta humbë vendin e punës. Është e bindur se kontrata nuk do t’i vazhdohej nëse do t’i publikohej identiteti.
Për përvoja të ngjashme flasin edhe dy bashkëbisedues të tjerë që folën në kushte anonimiteti, të cilët i thanë REL-it se janë regjistruar në listën e “votave të sigurta” të SNS-së.
“I dhashë të dhënat e mia për këtë qëllim [për ‘votat e sigurta’], sepse personin që m’i kërkoi e kam të afërt dhe kjo e ndihmon ta mbajë vendin e punës”, thotë njëri prej tyre.
Sipas raporteve të vëzhguesve vendorë të zgjedhjeve, kjo praktikë është e përhapur gjerësisht në prag të votimit të 25 tetorit.
Organizata joqeveritare CRTA thotë se ka regjistruar pretendime për presione të drejtpërdrejta politike në vendin e punës në të paktën 16 qytete dhe komuna të Serbisë.
“Presionet përfshinin kërkesa për nënshkrime në mbështetje, mbledhje të ‘votave të sigurta’ dhe pjesëmarrje në fushatë, si dhe kërcënime me pasoja në punësim për shkak të bindjeve politike ose refuzimit të detyrave partiake”, thuhet në raportin për fushatën gjatë shtatorit.
Sipas CRTA-s, të gjitha rastet lidhen me SNS-në dhe listën “Serbia e Bashkuar”.
Për presionet ndaj votuesve paralajmëron vazhdimisht edhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila vëzhgon zgjedhjet.
Në raportin paraprak për zgjedhjet e 25 tetorit, ODIHR-i thekson se nuk janë zbatuar rekomandimet e tij nga zgjedhjet e mëparshme për parandalimin e frikësimit dhe presioneve ndaj votuesve.
Zoran Saviq, nga organizata joqeveritare Aktiv, i përshkruan presionet ndaj votuesve nga Kosova për të mbështetur pushtetin në Serbi si “model të rrënjosur”.
“Pothuajse në çdo cikël zgjedhor shohim të njëjtën pamje: organizimin e punonjësve të institucioneve publike, shkuarjen në grup për të votuar, transportin e organizuar dhe drejtorët që luajnë rol shumë aktiv në mobilizimin e punonjësve”, thotë Saviq.
Në zgjedhjet e fundit në Serbi, pjesëmarrja e votuesve nga Kosova nuk kaloi 25 për qind. Megjithatë, shumica dërrmuese e atyre që votuan mbështetën koalicionin qeverisës.
Nga 23.878 votues që morën pjesë, më shumë se 19 mijë, apo rreth 80 për qind, votuan për të.
Edhe për këto zgjedhje parlamentare, Lista Serbe u ka bërë thirrje publike votuesve nga Kosova që ta mbështesin SNS-në.
Në anën tjetër, rivalen kryesore të SNS-së, Listën Studentore, e kanë mbështetur disa organizata joqeveritare, lëvizje dhe parti opozitare të komunitetit serb në Kosovë.
Mes kandidatëve të Listës Studentore janë edhe katër profesorë të Universitetit të Prishtinës, i cili funksionon sipas sistemit të Serbisë.
Transport të organizuar drejt vendvotimeve në Serbi u ka ofruar mbështetësve të tij edhe ministri në Qeverinë e Albin Kurtit, Nenad Rashiq, i cili ka mbështetur lëvizjen studentore.
Si është votuar deri më tani?
Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia organizoi në zonat e banuara me serbë në Kosovë u mbajtën më 21 qershor 2020.
Ato u zhvilluan sipas praktikës së mëparshme, me misionin e OSBE-së në Kosovë që mblidhte votat.
Fletëvotimet më pas numëroheshin në Serbi, në Rashkë dhe Vranjë.
Qeveria e kryeministrit Albin Kurti i dha fund praktikës së hapjes së vendvotimeve në këto zona më 2022. Atëherë, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe një rezolutë kundër mbajtjes në Kosovë të votimeve të organizuara nga Serbia.
Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje disa herë Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për t’u mundësuar qytetarëve të votojnë në zgjedhjet e Serbisë.
Megjithatë, për mbajtjen e tyre në territorin e Kosovës, Prishtina kërkon një kërkesë të drejtpërdrejtë nga Beogradi zyrtar, pa ndërmjetësimin e OSBE-së.
Serbia e ka refuzuar këtë, duke pretenduar se një hap i tillë do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës.
SHBA-ja urdhëron një pjesë të personelit të largohet nga Arabia Saudite
Sot mot me diell e vranësira, në disa zona priten reshje shiu
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë plenare
Asambleja e Përgjithshme e EOQ-së mbahet në UBT, në fokus Kongresi i 67-të në Kosovë
REL: “Askush nuk guxon të thotë jo”: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi
REL: Bashkëpunimi Serbi-Iran në fushën e IA-së mund të nxisë reagimin e SHBA-së
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare të Stomatologjisë dhe Teknikës Dentare
UBT pret nesër Kongresin e 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ)
Kurti udhëton drejt Malit të Zi për të përfaqësuar Kosovën në Samitin e Procesit të Berlinit
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoInfantino kërkon falje për gabimet, por ruan mbështetjen e drejtuesve të FIFA-s
-
Sport3 months agoUellsi tërheq mbështetjen për Infantinon, kërkon ndryshim në krye të FIFA-s
-
Aktualitet3 months agoRusia sulmon Ukrainën me raketa balistike dhe dronë: Të paktën 14 të vrarë në Kjiv
-
Lajmet3 months ago“Spider-Man: Brand New Day” thyen rekorde, i afrohet miliardit në vetëm pak ditë
