Lajmet

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

Published

on

Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.

AKSIDENTE TRAFIKU  DHE GJOBA

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2587 tiketa trafiku, janë shkaktuar 94 aksidente me dëme materiale dhe 39 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 36 persona janë arrestuar, kurse 22 janë dërguar në mbajtje.

PRISHTINË

Lëndim i lehtë trupor

Aeroporti Adem Jashari 06.08.2025 – 09:30- Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin njëri prej të dyshuarve është liruar kurse i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.

Armëmbajtje pa leje

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar si prova materiale si armë zjarri AK-47 me katër karikator të mbushur me fishekë, 13 fishekë të së njëjtës armë, një karikator i pistoletës me 5 fishekë, një fishekë i kal-12.7 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Aksident në rrugën Lipjan‐Shtime

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Lipjan‐Shtime, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

FERIZAJ

Kanosje

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte kanosur bashkëshorten e tij. Pas inicimit ë rastit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Import, Eksport, Furnizim, Shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse

Rr. Hysni Kajtazi,  06.08.2025 – 11:30- Me urdhëresë të gjykatës është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku në disa dhoma dhe një depo që përdorej nga i dyshuari për rregullimin e armëve janë gjetur dhe sekuestruar 6 pushkë të gjata të gjuetisë, dy pushkë ajrore, 1 pushkë pa tytë, dy pistoleta të kalibrit 9-mm, 1 pistoletë me gaz, 163 fishkë të pushkëve të gjuetisë, 329 fishkë të kalibrave të ndryshëm të armëve të zjarrit, katër radiolidhje si dhe mjete për përpunimin dhe modifikimin e armëve. I dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

PRIZREN

Fajde

Më 06.08.2025 njësitë e hetuesisë në bashkëpunim me prokurorinë kanë realizuar një operacion ku kanë arrestuar në flagrancë një mashkull kosovar duke pranuar para nga viktima mashkull kosovar, në emër të kamatës për fajde. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Degradim dhe Shkatërrim i ambientit

Fsh. Samadrexhë, Suharekë  06.08.2025 – 11:50- Komisioni për Siguri Publike dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale së bashku me njësitë relevante policore kanë bërë kontrollimin e një gurëthyesi pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në gurthyes janë gjetur dy detonatorë elektrikë që dyshohet se janë përdorur për minime të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin detonatorët janë sekuestruar është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

Blerje posedim shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve

Rr. Ismet Jashari-Kumanova, 06.08.2025– 23:30- Njësitet policore pas pranimit të informatës se disa persona janë duke shitur dhe shpërndarë substanca narkotike, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy të mitur një femër dhe një mashkull kosovarë dhe një tjetër i dyshuar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrollit në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar si prove materiale: substancë  narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 0.68 gram, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me  peshë  prej 7.27 gram, një mulli për bluarjen e substancës narkotike, dy kartëmonedha  5 dhe një 20 euro. Me vendim të prokurorit të njëjtit  janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve,  rasti iniciohet si më lartë dhe vazhdon të hetohet.

PEJË

Dhunë në familje

Është  iniciuar rasti ku të përfshirë në të kanë qenë një ish bashkëshortët, gruaja si viktimë dhe burri si i dyshuar i cili pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar.

GJAKOVË

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Rr. Gjergj Sokoli, Gjakovë  06.08.2025 – 14:00- Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 11 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë që dyshohet se është përdorë në rast dhe 57 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rahovec  06.08.2025 – 00:10-Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht motrën dhe vëllain e tij. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri dhe Jug

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Rr. Agim Ramadani Katana, 06.08.2025–19:30- Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i lokalit  në dyshimin se i njëjti ishte duke zhvilluar-luajtur se bashku me disa persona tjerë bixhoz të paligjshëm. Si dëshmi materiale janë sekuestruar: 3-TV, 2-printer për shtypjen e tiketave, 2-shtëpiza kompjuterike, tiketa të paguara të lojërave të ndryshme, dhe rreth 98 €. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Rr. Ismail Qemaili, Vushtrri 06.08.2025–21:15- Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale: një elektroshok, një qese e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 0.8 gram. Pas intervistimit me vendim të prokuronit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kanosje

Mitrovice Veri  05.08.2025 –08:00-Viktima femër kosovare, ka raportuar se është kanosur (përmes rrjetit social vidër) nga i dyshuari mashkull kosovar ish bashkëshorti i saj i cili nuk gjendet në Kosovë. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë dhe i dyshuari të vendoset në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet.

 

Continue Reading

Vendi

UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij

Published

on

By

UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.

Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.

Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.

“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.

Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.

Video e plotë

Continue Reading

Lajmet

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Lajmet

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara