Sport

Raphinha gjithnjë e më afër Barcelonës

Spekulohet se ai ka anashkaluar të gjitha thirrjet për të biseduar rreth çështjes për rinovim kontrate.

Published

on

Ylli brazilian i Leeds United, Raphinha, është në bisedime me Barcelonën për të siguruar një transferim gjatë kësaj vere, dhe lajmin e konfirmon “Goal”.

Spekulohet se Raphinha ka anashkaluar të gjitha thirrjet e krerëve të Leeds për të biseduar rreth çështjes për rinovim kontrate, pasi që dëshiron të largohet nga klubi anglez.

Skuadra e Leeds shpenzoi plot 20 milionë euro për ta transferuar Raphinhan nga Rennes në muajin tetor të vitit 2020, dhe që nga ajo kohë ylli brazilian ka arritur që të bëhet njëri ndër lojtarët kyç të skuadrës angleze.

Po ashtu, “Goal” raporton se agjenti i Decos tani është duke punuar drejt kushteve personale të Raphinhas me Barcelonën, ndërsa presidenti i kësaj të fundit Joan Laporta publikisht ka shprehur interesimin në yllin e Leeds United.

Që prej kalimit te Leeds, Raphinha ka arritur të bëjë 59 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën angleze, duke regjistruar 15 gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.

Continue Reading

Lajmet

Argjentina përmbys Anglinë me magjinë e Messit dhe arrin në finalen e madhe

Published

on

By

Argjentina ka siguruar një kualifikim dramatik për në finalen e madhe pasi mposhti Anglinë me rezultatin 2:1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta. Edhe pse anglezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 55-të me golin e Anthony Gordon, argjentinasit nuk u dorëzuan dhe treguan një karakter të jashtëzakonshëm në minutat e fundit të lojës.

Lionel Messi ishte sërish vendimtar duke dhuruar dy asistime kyçe: fillimisht për supergolin e Enzo Fernandezit që barazoi shifrat në minutën e 85-të, dhe më pas për Lautaro Martinezin, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 92-të.

Me këtë përmbysje të madhe, Argjentina shkon në finalen e dytë radhazi dhe ka shansin e artë të mbrojë trofeun e Kupës së Botës të fituar në Katar në vitin 2022, një sukses që historikisht e kanë arritur vetëm Brazili dhe Italia shumë kohë më parë.

Ndeshja finale do të luhet këtë të dielë në New Jersey në orën 21:00, ku Argjentina do të përballet me Spanjën, e cila eliminoi Francën. Ndërkohë, Anglia dhe Franca do të diskutojnë vendin e tretë të shtunën në orën 23:00. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia dhe Argjentina përballen sonte për biletën e finales

Published

on

By

Gjithçka është gati për një spektakël të madh futbollistik. Anglia dhe Argjentina do të përballen sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, në një duel ku vetëm njëra prej tyre do të sigurojë vendin në finalen e madhe, aty ku tashmë pret Spanja, e cila eliminoi Francën.

Përballja pritet të jetë jashtëzakonisht e fortë, pasi të dyja kombëtaret kanë treguar cilësi dhe karakter gjatë gjithë turneut. Anglia synon të rikthehet në finalen e Botërorit dhe të vazhdojë ëndrrën për trofeun e shumëpritur, ndërsa Argjentina kërkon një tjetër finale, duke u mbështetur te përvoja dhe mentaliteti fitues që e ka karakterizuar në ndeshjet eliminatore.

Të dyja skuadrat kanë kaluar pengesa të vështira për të arritur në mesin e katër kombëtareve më të mira të botës, ndërsa sonte nuk do të ketë vend për gabime. Një moment magjik, një gol apo një pritje vendimtare mund të përcaktojë ekipin që do të përballet me Spanjën në finalen e madhe.

Me yje në të dyja kampet dhe me miliona tifozë që do ta ndjekin sfidën nga e gjithë bota, kjo gjysmëfinale premton emocione, ritëm të lartë dhe futboll të nivelit më të lartë. Fituesi do të sigurojë biletën për finalen, ndërsa humbësi do të duhet të kënaqet me ndeshjen për vendin e tretë.

D.L

Continue Reading

Sport

FIFA pritet të gjobisë lojtarët dhe trajnerët që kritikuan gjyqtarët

Published

on

By

Lojtarët dhe trajnerët që kanë kritikuar publikisht gjyqtarët gjatë Kupës së Botës mund të përballen me masa disiplinore dhe gjoba nga FIFA pas përfundimit të turneut.

Sipas një gazetari të The Athletic, të cituar nga mediumi kroat Jutarnji, përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ai i Egjiptit, Hossam Hassan, si dhe mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, janë ndër emrat që kanë shprehur kritikat më të ashpra ndaj arbitrimit.

Burime pranë FIFA-s kanë bërë të ditur se organi qeverisës i futbollit botëror nuk dëshiron të komentojë procedurat disiplinore aktuale apo të mundshme. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, nuk përjashtohet mundësia që pas përfundimit të Kupës së Botës të ndërmerren masa ndaj atyre që kanë shkelur rregulloret disiplinore.

Vendimi për çdo sanksion do të bazohet në raportet e gjyqtarëve dhe në vlerësimin e rrethanave të secilit rast.

FIFA ka vepruar në mënyrë të ngjashme edhe pas Kupës së Botës në Katar në vitin 2022, kur sanksionoi disa federata për shkelje të ndryshme disiplinore.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U20 shënon fitoren e parë në Evropian, mposht bindshëm Armeninë

Published

on

By

Përfaqësuesja U20 e Kosovës ka regjistruar fitoren e parë në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B, pasi mposhti bindshëm Armeninë me rezultat 86:67, në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve.

Dardanët e rinj zhvilluan një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë takimit, duke dominuar në parket dhe duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Loja e organizuar në sulm dhe mbrojtja e fortë i siguruan Kosovës një fitore të merituar.

Më i dalluari në radhët e Kosovës ishte Erolt Rrahmani, i cili e përfundoi ndeshjen me 15 pikë dhe 18 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Noa Istrefi me 18 pikë, ndërsa Mal Tusuni realizoi “double-double” me 12 pikë dhe 10 kërcime.

Kjo fitore i jep moral dhe vetëbesim ekipit të Kosovës për sfidat e radhës në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara