Sport

Rangnick i gatshëm ta marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë

Publikuar

Ralf Rangnick ka thënë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Gjermanisë, pasi të largohet trajneri i tanishëm Joachim Low në verën e këtij viti.

Gjatë vitit të kaluar emri i tij u përfol shumë për të marrë drejtimin e Milanit, por në fund kuqezinjtë vendosën të vazhdojnë aventurën me Stefano Piolin dhe Ralf Rangnick aktualisht është i papunë.

Së fundmi në një intervistë për mediat gjermane, Rangnick u pyet nëse do të ishte i gatshëm të pasonte Joachim Low në stolin e Gjermanisë me ish-trajnerin e Leipzig që la gjithçka të hapur.

Gjithsesi favorit për të marrë drejtimin e pancirëve pas EURO 2020 këtë verë, vazhdon të mbetet Jurgen Klopp.

“Stoli i Gjermanisë nuk lë askënd indiferent. Unë jam i lirë për momentin. Bashkëpunimi me Bierhoff? Besoj se bashkëpunimi me të do të ishte shumë i frytshëm. Do të ishte padyshim e dobishme të kisha në krah dikë që e njeh mirë mjedisin e kombëtares“, deklaroi Rangnick.    

Sport

​I përfundoi huazimi në Angli, Origi rikthehet në Serie A

Publikuar

nga

Nottingham Forest e konfirmon se Divock Origi ka arritur në fund të periudhës së huazimit në klub, kështu që belgu do të kthehet në Milano.

Reprezentuesi belg rikthehet në Milano pas një huazimi një-vjeçar në Nottingham Forest, konfirmoi skuadra e Premier Ligës me një deklaratë zyrtare.

Nottinghami tha se Origi dhe lojtarë të tjerë, përfshirë Gio Reyna, Nuno Tavares, Gonzalo Montiel dhe Rodrigo Ribeiro “kanë arritur në fundin e huazimeve të tyre në Trentside“.

Origi, 29 vjeç, iu bashkua Milanit në një transferim të lirë nga Liverpool në vitin 2022, por nuk arriti të bënte përshtypje në sezonin e tij të parë në “Stadio Meazza”, duke shënuar vetëm dy gola në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Ai u huazua te Nottingham Forest verën e kaluar, por ish-sulmuesi i Liverpoolit pati një tjetër periudhë zhgënjyese në klub, duke shënuar vetëm një herë në 22 paraqitje.

Pas sezonit të tij në klub, Origi nuk ishte më pjesë e planeve të Stefano Piolit dhe mbetet për t’u parë nëse trajneri i ardhshëm i Milanit do të mbështetet tek ai në sezonin 2024/2025.

Origi fiton 4 milionë euro në sezon në “Stadio Meazza” dhe kontrata e tij me gjigantin e Serie A skadon në qershor të vitit 2026.

Vazhdo të lexosh

Sport

Zyrtare: Chelsea e konfirmon të ardhmen e Pochettinos

Publikuar

nga

Përmes një komunikate në faqen e klubit, Chelsea e ka bërë zyrtare se ka arritur marrëveshje të ndërsjellë me trajnerin Mauricio Pochettino për t’i ndarë rrugët në fund të këtij sezoni.

Mauricio Pochettino nuk do të jetë trajneri i Chelseat nga sezoni i ardhshëm 2024/25.

Drejtorët sportiv të klubit, Laurence Stewart dhe Paul Winstanley thanë:

Në emër të gjithëve në Chelsea, ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Mauricio për shërbimin e tij këtë sezon. Ai do të jetë i mirëpritur të kthehet në Stamford Bridge në çdo kohë dhe ne i urojmë të gjitha më të mirat në karrierën e tij të ardhshme si trajner”.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Ballkani dhe Prishtina luftojnë sot për trofeun e Kupës së Kosovës

Publikuar

nga

Pasi fitoi titullin e kampionit, Ballkani do të synoj që ta pasurojë sezonin edhe me një trofe tjetër. Skuadra e Ilir Dajës do të ballafaqohet me Prishtinën në finalen e Kupës së Kosovës.

Para ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Emanuel Ogbo, ka deklaruar se kjo është një finale që Prishtina duhet të shkojë me synimin e vetëm për ta fituar atë.

Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi. Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon. Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar. Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, ka thënë Egbo për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas me fillim nga ora 15:00.

Vazhdo të lexosh

Sport

Roberto Martinez publikon listën e të ftuarve për EURO 2024

Publikuar

nga

Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Portugalia do të zhvillojë tri ndeshje miqësore si fazë parapërgatitore kundër Finlandës më 4 qershor, Kroacisë më 8 qershor dhe kundër Republikës së Irlandës më 11 qershor.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Portugalia:

Portierë- Diogo Costa, Jose Sa dhe Rui Patricio.

Mbrojtës – Antonio Silva, Danilo Pereira, Diogo Dalot, Gonçalo Inacio, Joao Cancelo, Nelson Semedo, Nuno Mendes, Pepe dhe Ruben Dias.

Mesfushorët – Bruno Fernandes, Joao Neves, Joao Palhinha, Otavio Monteiro, Ruben Neves dhe Vitinha.

Sulmues – Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Francisco Conceiçao, Gonçalo Ramos, Joao Felix, Pedro Neto dhe Rafael Leao./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara