Lajmet

Range Rover tashmë ka një logo të re

Published

on

Range Rover ka një logo të re. Megjithëse, një që nuk do ta shihni në një veturë.

Logo u shfaq kohëve të fundit për investitorët dhe është zhvilluar si një simbol për vendet ku nuk përshtatet shenja e njohur e markës si p.sh në një etiketë dhe brenda hapësirave të ngjarjeve ku një emblemë është më e përshtatshme.

Ndryshe, ajo që Range Rover po bën këtu nuk është pa precedent. BMW pesë vjet më parë debutoi një version të ri të logos së saj ikonike që e përdor në markë, por jo në vetura. Shumë marka makinash po debutojnë gjithashtu logo të reja.

Vetëm javën e kaluar, pamë për herë të parë logon e re të Bentley. Dhe Jaguar mori një logo të re si pjesë e transformimit total që është duke u zhvilluar aktualisht. Ky do të jetë një vit i madh për Range Rover, me mbërritjen e afërt të modelit kryesor tërësisht elektrik.

Do të duket identik me Range Rover-in e madh me benzinë. Logo dhe gjithçka.

Sport

​Yamal përjashtohet nga kombëtarja spanjolle për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë

Published

on

By

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka njoftuar sot se Lamine Yamal nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, pas një ndërhyrjeje mjekësore të kryer pa njoftimin paraprak të stafit mjekësor të kombëtares.

Sipas njoftimit zyrtar të RFEF-së, Shërbimet Mjekësore të federatës janë shprehur të habitura dhe të shqetësuara pasi më 10 nëntor, në ditën e fillimit të grumbullimit, kanë mësuar se lojtari i Barcelonës i ishte nënshtruar një procedure invazive me radiofrekuencë për trajtimin e një shqetësimi pubik.

Federata thekson se procedura është kryer në mëngjesin e së hënës, ndërsa stafi mjekësor i kombëtares është informuar vetëm në orën 22:40, përmes një raporti që rekomandonte pushim për 7 deri në 10 ditë.

Duke pasur parasysh këtë situatë, dhe duke i dhënë përparësi shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së lojtarit, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit ka vendosur ta lirojë Yamal nga grumbullimi aktual,” thuhet në deklaratën zyrtare.

RFEF i ka uruar 17-vjeçarit shërim të shpejtë dhe të plotë, ndërsa për momentin nuk është bërë e ditur nëse do të thirret një zëvendësues në vend të tij për ndeshjet e nëntorit./KP

Continue Reading

Sport

​Ndryshime te Anglia para ndeshjes me Shqipërinë

Published

on

By

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka ftuar mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, dhe portierin e Manchester Cityt, James Trafford, në skuadrën kombëtare për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Këto thirrje erdhën pas tërheqjes së Anthony Gordon (Newcastle) për shkak dëmtimi dhe Nick Pope për shkak të tronditjes në kokë.

Chalobah, që debutoi me kombëtaren në qershor, mund të ketë një mundësi të re për të luajtur, ndërsa mbrojtësi Marc Guehi mbetet në dyshim për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026 si fituese e grupit, ndërsa sfida ndaj Shqipërisë, që do të luhet të dielën në Tiranë, pritet të ketë peshë të madhe për vendin e dytë, ku garojnë Serbia dhe Shqipëria./KP

Continue Reading

Lajmet

Shërbimet për hemodializë, ShSKUK: Në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale të nevojshme

Published

on

By

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës.

E derisa të përfundojë ky proces, ShSKUK thonë të kenë kërkuar nga njësitet përkatëse të bëjnë ri-organizim të brendshëm të punës.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton, se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës. Derisa të përfundojë procesi i furnizimit, është kërkuar nga njësitë përkatëse të bëjnë ri-organizimin e brendshëm të punës, me qëllim që pacientëve që kanë nevojë për dializë të marrin shërbimin e nevojshëm. ShSKUK po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të realizohet sa më shpejtë”, thuhet në njoftim të ShSKUK-së.

Continue Reading

Lajmet

“Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen”, veteranët bëhen gati për protestën në Strasburg

Published

on

By

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së ka mbledhur këshillin drejtues të saj rreth përgatitjeve për protestën e 16 nëntorit që mbahet në Strasburg.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo organizatë fton të gjithë shqiptarët të bashkohen në të.

Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në Strasburg, më 16 nëntor, ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.

Protesta e Strasburgut në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së vjen pas atyre që u mbajtën në Prishtinë, Tiranë dhe Hagë./EO

Continue Reading

Të kërkuara