Sport

Ramadani kualifikohet në finale të Evropianit U-20

Published

on

Muhamet Ramadani është kualifikuar si i pari në finalen e Kampionatit Evropian U-20 të atletikës, që po mbahet në Talin të Estonisë. Garuesi kosovar e zuri vendin e parë në hedhjen e gjyles që peshon 6 kilogramë.

Rezultati i tij ishte 19.80 m, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, përcjell Gazeta Express. Shpresojmë që Ramadani të jetë i suksesshëm edhe në finalen e sotme, e cila nis në orën 16:50 dhe të shpallet kampion i Evropës U-20 në “Talin 2021”.

Continue Reading

Sport

​Kurtaj shpallet “Ylli i javës” në Superligë

Published

on

By

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 21-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Ferizaj, Albion Kurtaj.

Kurtaj arriti që me golin e tij t’i sigurojë fitore shumë të rëndësishme ekipit të tij, FC Ferizaj, kundër FC Prishtinës (1:0) dhe të arkëtojë 3 pikë që e larguan nga zona e rrezikshmërisë në Albi Mall Superligë.

Pasi mori këtë çmim, Kurtaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Ndeshja me Prishtinën ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, duke marrë parasysh që Prishtina është njëra nga skuadrat më të mëdha në Kosovë. Por, sidoqoftë, stafi i skuadrës sonë ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke e përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë, dhe nga ajo nxorrëm 3 pikë për të cilat jam shumë i lumtur.

Skuadra ka filluar të pjeket dhe gabimet që i kemi bërë në sezonin e kaluar, i kemi përmirësuar. Puna e trajnerëve është e jashtëzakonshme dhe kemi edhe një president që na rri shumë afër dhe nuk e ka humbur asnjëherë besimin tek ne.

Synimet tona janë gjithmonë të kërkojmë pjesën e epërme të tabelës dhe me këtë skuadër që kemi, besoj se mund ta arrijmë.

Të shpallesh “Ylli i javës” është një arritje shumë e madhe dhe e falënderoj gjithë stafin dhe skuadrën. Veçanërisht falënderoj familjen time që më kanë përkrahur deri këtu.

Shpresoj që t’i ndihmoj skuadrës në vazhdimësi që të marrim të gjitha pikët që na nevojiten për të qenë në pjesën e sipërme të tabelës.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Continue Reading

Sport

Shkurti i zi për Napolin, ka ‘humbur’ Lukaku

Published

on

Muaji shkurt ka qenë shumë i vështirë për Napolin, pasi kanë humbur kreun e renditjes pikërisht përpara një ndeshjeje të rëndësishme ndaj Interit. Napoli ka regjistruar vetëm 7 pikë nga 15 të mundshme gjatë këtij muaji, ndërsa Interi ka bërë më keq me 3 barazime dhe një humbje, duke grumbulluar vetëm 3 pikë në total.

Fitorja e fundit e Napolit ishte më 25 janar, ku mundën Juventusin 2-1, por pas kësaj diçka u thye në formën e tyre të shkëlqyer. Dëmtimet, si ai i Neresit, dhe mungesa e një zëvendësuesi të denjë për Kvaratskhelian, si Okafor, kanë ndikuar negativisht në ekip. Gjithashtu, ka pasur një rënie të përgjithshme të formës fizike dhe mendore të lojtarëve, me shembuj si autogoli i Rrahmanit.

Në sulm, një nga faktorët që ka ndikuar ka qenë rënia e formës së Lukaku, i cili nuk ka shënuar asnjë gol gjatë muajit shkurt dhe ka qenë shumë i paprezent në lojë. Kjo ka pasur ndikim të madh, pasi Napoli ka humbur ritmin që kishin deri më 25 janar.

Megjithatë, Napoli ka mundësi të rikuperohet, të mbrojë një vend në Champions League dhe, për fat të mirë, ende mund të shpresojnë për titullin, edhe nëse rezultati ndaj Interit nuk do të jetë i favorshëm. Objektivi kryesor mbetet arritja e Champions-it, ndërsa çdo sukses tjetër do të ishte një bonus për sezonin./UBTNews/

Continue Reading

Sport

​Renditja e Superligës, a e ka siguruar Drita titullin kampion?

Published

on

By

Njëzet e një xhiro janë zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll dhe tashmë kanë filluar të qartësohen shumë gjëra sa i përket garës për titullin kampion por edhe për skuadrat që pretendojnë garat evropiane apo edhe qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

Ky edicion garues po dominohet nga Drita. Skuadra nga Gjilani vazhdon ta kryesorë renditjen tabelare dhe tashmë ka krijuar diferencë prej 10 pikësh me ndjekësin e parë dhe kampionin në fuqi, Ballkanin.  Intelektualët kanë 47 pikë në vendin e parë, ndërsa Ballkani është i dyti me 37 sosh.

Ndërsa momentalisht Malisheva është e treta me 37 pikë, pastaj Prishtina me 29 dhe Gjilani i pesti me 28 pikë.

Continue Reading

Sport

Kosova dështon ndaj Zvicrës, eliminohet nga parakualifikimet

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka dështuar ta kalojë raundin e parë të parakualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2027.

Në ndeshjen e fundit të Grupit A, Kosova u mposht nga Zvicra me rezultat 81:73, dueli u zhvillua të dielën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, arenë që ishte e mbushur me shikues.

Zvicra, ndonëse më herët siguroi kualifikimin dhe ishte pa disa prej lojtarëve më të rëndësishëm, ka dominuar plotësisht. Ishte vazhdimisht në epërsi dhe mori dy pikë të reja. Kosovës i duhej fitorja për të shpresuar në kualifikim nga pozita e dytë.

“Dardanët” përfunduan garën në vendin e tretë të Grupit A me tetë pikë. Kanë shënuar dy fitore dhe kanë pësuar katër humbje. Zvicra e fitoi grupin me 12 pikë, përkatësisht me gjashtë fitore bindëse. Irlanda është e dyta me nëntë pikë, ndërsa Azerbajxhani renditet i fundit me shtatë pikë.

Për Kosovën ky është vetëm cikli i radhës i përfunduar pa sukses të synuar. Ndaj Zvicrës, Kosova e humbi 75:43 ndeshjen në udhëtim. Kishte shpresë për revansh, por ai nuk ishte as afër. Helvetikët e fituan çerekun e parë me rezultat 23:!4, ndërsa të dytin me 23:16. Çereku i tretë i takoi Kosovës 15:13, por edhe pas 30 minutave lojë epërsia e Zvicrës ishte e madhe. Në çerekun e katërt, përkundër përpjekjeve, Kosova nuk ia doli të rrezikojë epërsinë e mysafirëve.

Dardan Berisha i kishte 20 pikë te Kosova. Lis Shoshi realizoi 10 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa 16 pikë e katër asistime i kishte Divine Myles. Dardan Kapiti ndeshjen e përfundoi me pesë pikë e plot 11 kërcime. Te Zvicra u dalluan Yoan Granvorka e Paul Gravet me nga 20 pikë. Granvorka i kishte edhe dhjetë kërcime.

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të ketë telashe të shumta për të kaluar raundet e para të parakualifikimeve, ndonëse basketbolli në Kosovë vazhdon të jetë shumë popullor. Klubet investojnë edhe mbi një milion euro brenda një viti, por zhvillimi i basketbollistëve vendorë as për së afërmi nuk është i duhuri. Dhe kjo vërehet në çdo ndeshje që e luan përfaqësuesja e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara