Lajmet

Rama uron vitin e ri hebre

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një urim të veçantë për komunitetin hebre në vend me rastin e festës së Rosh Hashanah, që shënon fillimin e Vitit të Ri hebre. Në një postim në platformën X, Rama shprehu dëshirat e tij për një vit të ri të qetë dhe të ëmbël për të gjithë ata që festojnë.

Rama theksoi rëndësinë e rikthimit të pengjeve tek më të dashurit e tyre, duke e cilësuar këtë vit si një mundësi për të gjetur paqe. “Uroj që ky vit i ri të kthejë të gjithë pengjet tek më të dashurit e tyre. Paqja dhe humanizmi mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë,” shkroi ai.

Ky mesazh vjen në një kohë kur bota përballet me sfida të ndryshme, dhe Rama theksoi se vlera të tilla si paqja dhe humanizmi duhet të jenë në qendër të jetës sonë. Kjo urim shpreh një angazhim për solidaritet dhe për të promovuar harmoni ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore.

Rosh Hashanah është një festë e rëndësishme për komunitetin hebre, e cila përfshin lutje, reflektim dhe tradita të tjera që shënojnë fillimin e një viti të ri. Udhëheqës të tjerë politikë dhe individë gjithashtu kanë shprehur urimet e tyre për këtë festë, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet feve dhe kulturave të ndryshme./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Paga minimale, Murati thërret në takim përfaqësuesit e bizneseve

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka ftuar përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve për të diskutuar çështjen e rritjes së pagës minimale.

Takimi është paraparë të mbahet të enjten prej orës 10:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.

“Në emër tê Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, ju ftojmë tê merrni pjesë nẽ takimin ku do tẽ diskutohet çështja e rritjes së pagës minimale”, thuhet në ftesën e Ministrisë së Financave drejtuar Dhomave dhe Odave Ekonomike në Kosovë.

Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro. /KP

Continue Reading

Lajmet

Siria njeh Kosovën

Published

on

By

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës, ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani.

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës, shkruan Osmani në Facebook.

Osmani ka falënderuar presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë. Ajo ka falënderuar edhe Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë. Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe s’ka asgjë që mund ta ndalë”/KP

Continue Reading

Lajmet

​Transporti ajror, Shqipëria shënon rritje të numrit të pasagjerëve

Published

on

By

Transporti ajror vijoi tendencën pozitive edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke regjistruar rritje si në numrin e pasagjerëve ashtu edhe në volumin e mallrave të transportuara.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it numri i pasagjerëve ka vijuar të rritet, duke arritur në 3.892.761 gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, nga 3.534.751 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një rritje prej 10,1%, raporton ATSH.

Volumi i mallrave, përfshirë postën, që është trajtuar nëpërmjet transportit ajror, ka arritur në 714,3 tonë, prej të cilëve 78,5% janë mallra të hyrë dhe 21,5% mallra të dalë.

Ky tregues ka shënuar rritje 25,1% krahasuar me të njëjtin tremujor 2024, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e kërkesës për transport ajror të mallrave. Në këtë periudhë kanë operuar gjithsej 31 shoqëri ajrore, nga të cilat 30 janë të huaja dhe vetëm një shqiptare.

Në hapësirën ajrore shqiptare janë realizuar gjithsej 139.923 fluturime, ku 83,6% e tyre përbëhen nga mbikalime./KP

Continue Reading

Lajmet

Kurti i ftuar i nderit në darkën e shtruar nga Qarku Diplomatik i Parisit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte mbrëmë i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku Diplomatik i Parisit, ku të pranishëm ishin personalitete të larta të hallkave diplomatike, politike dhe ekonomike të Francës, njoftojnë përmes komunikatës për media zyra e kryeministrisë.

Në adresimin e tij para të pranishmëve, Kurti thuhet të ketë folur për rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve demokratike në avancimin e mëtejmë të shoqërive tona dhe në përballje me sfidat e përbashkëta. Ai theksoi nevojën, si dhe rëndësinë, që në rrugëtimin përpara të vendeve evropiane vlerat dhe interesat të ecin gjithmonë bashkë.

Gjithashtu foli për angazhimin dhe vlerën e shtuar të anëtarësimit të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në vetë interesin ekonomik dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij. Në këtë drejtim, ai shtoi se u përket atyre që besojnë se zgjerimi i jashtëm i Bashkimit Evropian dhe reformat e brendshme të tij shkojnë krah për krah. Vetëm një Evropë që dëshiron të reformohet nga brenda mund të zgjerohet nga jashtë, dhe vetëm një Evropë që dëshiron të zgjerohet nga jashtë mund të reformohet suksesshëm nga brenda; zgjerimi i jashtëm dhe reformat e brendshme janë njëkohësisht mundësi dhe kushte të njëra-tjetrës”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kurti sot merr pjesë në edicionin e tetë të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron./EO

Continue Reading

Të kërkuara