Lajmet

Rama: Ukraina e ka gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd, ku ky i fundit tha se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin sa i përket pavarësisë së Kosovës.

Rama ka thënë se Ukraina dhe Zelensky “e kanë gabim për Kosovën”, por ka theksuar se kjo nuk e ndryshon mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe të drejtën e saj për të qenë e lirë.

Në një postim, Rama ka kritikuar ata që, pas deklaratës së Zelenskyt, kanë kërkuar që Shqipëria dhe Kosova të ndryshojnë qëndrimin ndaj Ukrainës.

“Miku im i dashur, Volodymyr Zelensky, qëndroi në Beograd dhe tha se Ukraina nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Brenda një ore, nacionalistët më të zëshëm popullistë në Tiranë dhe Prishtinë nisën të bëjnë llogaritë gjeopolitike: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën, të mos e mbështesim më të lirën dhe të mos vajtojmë për viktimat e bombardimeve. Më të pamaturit prej tyre na sulmuan pse nuk hoqëm dorë nga Ukraina. Madje, disa brohoritën për Rusinë!”, ka shkruar Rama./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulmon nënën – arrestohet

Published

on

 

Një person ka sulmuar nënën e tij në Lipjan.

Sipas Policisë së Kosovës, “është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-me probleme psikike, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Narkotikë në oborrin e QKUK

Published

on

 

Pas hapësirave rreth shkollave, droga po gjen shtrirje edhe në hapësirat rreth institucioneve të tjera, si ato shëndetësore, për shembull. Një rast i tillë është regjistruar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 24.8 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 1.3 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 1100€. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.

Continue Reading

Lajmet

Një person i zhdukur në Fushë Kosovë 

Published

on

 

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast personi të zhdukur në Fushë Kosovë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Dyshohet se viktima ka probleme mendore. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia.

 

Continue Reading

Lajmet

Zyrtarët policorë kanosen në Viti e në Gjakovë

Published

on

 

Një person i dehur ka fyer dhe ka kanosur policët në Viti.

“Policia gjatë patrullimit kanë takuar-hasur të dyshuarin mashkull kosovar duke i fyer-ofenduar qytetarët, ndërkohë i njëjti ka filluar t’i fyej dhe kanosur  edhe zyrtarët policorë. I dyshuari (nën ndikim të alkoolit) është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Një rast tjetër i kanosjes së zyrtarëve policorë ka ndodhur edhe në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas pranimit të një tikete për kundërvajtje, ka kanosur zyrtarin policor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.  

Continue Reading

Të kërkuara