Lajmet

Rama thotë se ka përkrahjen e Abdixhikut që të kandidojë edhe për një mandat për kryetar të Prishtinës

Published

on

Kryetari i Komunës se Prishtinës, Përparim Rama, në një prononcim për media ka thënë se e ka përkrahjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, që të jetë kandidat edhe për një mandat për kryetar të kryeqytetit.

Ai këto deklarata i bëri pas nisjes se punimeve për projektin “Ndërtimi i Ishullit Urban Arbëri – Pallati i Rinisë”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me raportet e tij me kryetarin e LDK-së, ai u përgjigj se çdo herë kanë pasur marrëdhënie të mira me të, dhe se ky raport sipas tij po vazhdon ende.

“Ne kemi pasur marrëdhënie të mira. Secili punën e vetë, Unë si kryetar i kryeqytetit me projekte të mëdha në transformim të kryeqytetit, Lumiri me punët e veta me LDK, që të dërgoj përpara aspektin e programeve, ju e dini që kemi garuar se bashku kemi programin e njëjtë të transformimit të kryeqyteti. Patjetër që po”, ka thënë ai.

Rama po ashtu u ka bërë thirrje partive opozitare të votojnë buxhetin e komunës, kjo pasi sipas tij, ata janë duke bllokuar transformimin e kryeqytetit.

“Prapë po them, i bëjë thirrje opozitës që të jenë konstruktiv jo destruktiv. Sepse nuk ka as një arsye që asamblistët e opozitës ta komprometojnë zhvillimin edhe transformimin e kryeqytetit nëpërmjet bllokada të ndryshme sikur se është edhe mos votimi i buxhetit”, ka thënë ai.

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara