Lajmet

Rama takohet me Mbretin Felipe të Spanjës, pritet në Pallatin Mbretëror

Published

on

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Spanjë, ku do të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit.

Shefi i qeverisë zhvilloi këtë të premte dhe një takim me Mbretin Felipe VI.

Përmes një facebook në Facebook, Rama ndau pamjet nga pritja në Pallati Mbretëror Zarzuela, ku u takua me Mbretin Felipe VI.

Sipas kryeministrit pjesëmarrja e Shqipërisë në Kongresin Botëror të Ligjit është një mundësi e mirë për të treguar ecurinë e reformave në drejtësi dhe demokraci.

Në këtë vizitë kryeministri është i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar kundër korrupsionit, Fatmir Xhafaj.

Lajmet

​Hendboll/ Kosova para sfidës vendimtare me Ukrainën

Published

on

By

Me mendje te ndeshja e së enjtes me Ukrainën, ka nisur grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll.

Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi në stërvitjen e parë që u zhvillua të dielën ishin shumica e lojtarëve, ndërsa grupi pritet të kompletohet sot.

Stërvitja nuk ishte me ngarkesë të madhe për shkak të angazhimit të të gjithë lojtarëve në ditët e kaluara. Tri ditët e ardhshme do të shfrytëzohen maksimalisht që të enjten nga ora 20:15, Kombëtarja të jetë në formën më të mirë të mundshme.

Ndeshja me Ukrainën zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshja i takon fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2026.

Continue Reading

Lajmet

Përurohet fillimi i punimeve në rrugën “Xhorxh Bush”

Published

on

By

Mbi 18 milionë euro do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, punimet të cilat nisën të hënën.

Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se ky projekt është ndër më të mëdha në Prishtinë. “Sot po e fillojmë ndër projektet më të mëdha në kryeqytet, transformimi i sheshit ‘Xhorxh Bush” dhe pjesa te Biblioteka Kombëtare.

“Punimet do të bëhen në tri faza për arsye që mos t’i bllokojmë zonat dhe njerëzit për të punuar. Numri i ditëve të punës parashihet të jetë 240 ditë pune, projekti është 18 milionë euro”, u shpreh Rama.

Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ndryshe, ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Komunës së Prishtinës do t’i kushtoj 18,4 milionë euro.

Continue Reading

Bota

Sherr masiv në qendrën e pritjes së emigrantëve në Greqi, plagosen 16 persona

Published

on

Një përleshje masive ka shpërthyer mbrëmë në qendrën e pritjes për emigrantët në Malakasë, Greqi. Sipas informacionit të policisë, rreth 60 deri në 70 persona janë përfshirë në këtë konflikt, që ka lënë të plagosur 16 individë.

Përleshja ka shpërthyer pas natës dhe ka shkaktuar panik dhe kaos në qendrën e pritjes. Ndërkohë, autoritetet ende nuk kanë mundur të përcaktojnë arsyet e këtij konflikti dhe po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Të plagosurit janë me moshë nga 15 deri në 25 vjeç dhe kanë origjinë nga Egjipti. Ata janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë që gjendja e tyre nuk është raportuar si kritike.

Policia ka arritur të ndërhyjë për të shpërndarë grupet që morën pjesë në përleshje dhe po heton në lidhje me shkakun e mundshëm të këtij incidenti të dhunshëm. Për momentin, nuk janë dhënë informacione të tjera në lidhje me ndalimin e ndonjë personi të dyshuar.

Qendra e pritjes në Malakasa është një nga qendrat më të mëdha për strehimin e emigrantëve që kërkojnë azil në Greqi, dhe ky incident ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe menaxhimin e emigrantëve në këtë shtet./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

18 vjet nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

Published

on

Më 10 mars 2007, në Vjenë të Austrisë, përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes delegatëve të Kosovës dhe Serbisë, pa arritur një marrëveshje. Ky moment shënoi një fazë të rëndësishme në historinë e Kosovës, por gjithashtu theksoi ndarjen e thellë mes palëve.

Në këto bisedime ishin të pranishëm liderët e Kosovës, përfshirë presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Agim Çeku, dhe shefin e negociatave Kolë Berisha, ndërsa delegatët e Serbisë përfshinin presidentin Boris Tadiç dhe kryeministrin Vojislav Koštunica. Po ashtu, në këtë proces ishte i pranishëm edhe i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.

Pas përfundimit të bisedimeve, Ahtisaari shprehu keqardhje për faktin që palët nuk arritën të bien dakord mbi një zgjidhje përfundimtare. Ai njoftoi gjithashtu se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohej Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të muajit mars 2007, për të shpërndarë zyrtarisht planin e tij.

Më 15 mars 2007, Albert Rohan, një bashkëpunëtor i Martti Ahtisaarit, dorëzoi propozimin për statusin e Kosovës në OKB. Ky propozim, i njohur si Plani i Ahtisaarit, parashikonte pavarësinë e Kosovës, një hap që do të hidhte bazat për shpalljen e pavarësisë më vonë, në vitin 2008.

Përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës dhe dorëzimi i propozimit të Ahtisaarit shënoi një hap të rëndësishëm drejt realizimit të aspiratave të popullit të Kosovës për të arritur një status të njohur ndërkombëtarisht, edhe pse kjo rrugë u shoqërua me tensione dhe sfida të mëdha diplomatike.

Kjo ngjarje e rëndësishme, e cila tani ka mbushur 18 vjet, mbetet një moment kyç në procesin e ndarjes së Kosovës nga Serbia dhe në përpjekjet për të arritur njohjen e saj si një shtet të pavarur.

Continue Reading

Të kërkuara