Lajmet

Rama: Shkodra, kryefjala e mandatit që do të nisë

Ai foli për fitoren në Shkodër dhe humbjen në Himarë, derisa nuk la pa kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpalli fitoren e partisë së tij për zgjedhjet e mbajtura të dielën, ku Partia Socialiste mori shumicën dërrmuese të bashkive. Ai foli për fitoren në Shkodër dhe humbjen në Himarë, derisa nuk la pa kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Bashkë me udhëheqësin e fushatës së tij elektorale, Endri Fuga, 24-orë pasi PS korri një tjetër rekord elektoral në zgjedhjet lokale të 14 majit, Rama tha se do të angazhohen si asnjëherë më parë për të qëndruar përballë sfidës së marrë nga besimi i madh i qytetarëve.

“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar dhe unë vet ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo… Tanimë që shqiptarët i zgjodhën ata që dëshironin, ne do të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata, jo vetëm në nivelin vendor, por edhe në nivelin e qeverisjes qendrore”, tha Rama.

Sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, kryeministri shqiptar fajësoi KQZ-në për vonesa.

“Zgjedhjet nuk kanë pasur asgjë të veçantë në asnjë aspekt, përveç dështimit spektakolar të KQZ-së, për të garantuar fillimin në kohë të votimit në mbi 500 qendra për mijëra e mijëra qytetarë që në orët e mëngjesit ishin vënë në radhë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese… Vërtetë është i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm. Ne nuk do ta lëmë me kaq, aq më tepër kur pamë skena të tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Sepse asnjë arkë nuk mund të hidhet ashtu”, tha ai.

Ai paralajmëroi një tur falënderimesh në të gjithë Shqipërinë të cilin tha se do ta nisë nga Shkodra.

“Kam shumë takime për të bërë. Duke filluar nga Shkodra. Nesër duhet të nisem për Samitin e Liderëve të Këshillit të Evropës në Islandë dhe sapo të kthehem nga Samiti, do të nis me turin e falenderimeve nga Shkodra ku jam shumë i vendosur që të bëj një histori të re dhe jam i bindur që ne mund të bëjmë një histori të re në Shkodër… Ne tani duhet të bëjmë jo atë që kemi thënë, po do bëjmë edhe më shumë seç kemi thënë sepse Shkodra na dha jo një shans, po një besim shumë të fortë dhe unë jam i bindur që ky është një besim shumë i fortë që mund të kthehet në një kohë, jo shumë të gjatë në një mosbesim shumë të madh nëse ne nuk jemi në lartësinë e kësaj sfide… Kështu që, Shkodra është kryefjala e mandatit që sapo do të nisë pas disa muajsh. Padiskutim, kjo nuk i heq asgjë angazhimit tim për Durrësin. Durrësi është një potencial strategjik i jashtëzakonshëm për Shqipërinë e 2030-tës”, tha ai.

Sa i përket arrestimit të kandidatit fitues të Himarës, Fredi Beleri, dhe reagimeve nga Greqia, Rama tha se nuk do të lejojë askënd që të përzihet në punën e drejtësisë. Derisa shtoi se mbetet të shihet se çfarë do të dalë nga procesi.

“Kështu që, kam dëgjuar shumë dhe praktikisht, kam preferuar të mos flas dhe nuk do flas deri në mbarimin e zgjedhjeve në Greqi, lidhur me këtë, duke shpresuar që pas zgjedhjeve në Greqi do ketë dialog dhe jo deklarata, të cilat i kam dëgjuar të bëhen, jo vetëm nga përfaqësues të qeverisë greke, por dhe nga parti politike të opozitës, parti simotra, si Siriza apo PASOK-u. Keqardhje e madhe sepse unë besoj që minoriteti grek nuk është mish për topat elektoral të askujt, as në Shqipëri, as në Greqi. Megjithatë, këtu ndalem në këtë pjesë… E drejta për t’u zgjedhur e për të zgjedhur në Shqipëri është e garantuar për të gjithë, por nuk ka dy drejtësi. Akuza e ngritur, nuk është ngritur nga qeveria…. Nëse unë vetë si kryeministër i vendit, nuk e bëj kurrë që të ngre pikëpyetje pa u shprehur drejtësia apo që t’i bëj presion drejtësisë, këtë nuk e lejoj dhe s’kam për ta lejuar ta bëjë askush tjetër. Kjo duhet të jetë shumë e qartë… Subjekti është subjekt i prokurorisë speciale dhe do të trajtohet nga gjykata speciale. Kjo është e gjitha”, është shprehur Rama.

Në fund të konferencës për media, e cila zgjati rreth një orë, Rama bëri të ditur se nuk do të flas më për zgjedhje, pasi që siç tha ai, nuk dëshiron të qëndrojë në ballin e luftës politike.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara