Lajmet

​Rama: Seanca e KS-së e kotë, qëndrojmë pranë Kosovës ndaj çdo kërcënimi të jashtëm

Rama thotë se si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të cilën tha se ishte pa kuptim, duke shtuar se ky institucion është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën.

Në llogarinë e tij në X, Rama thotë se si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm.

“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm. Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mban seancë sot: Në rend dite interpelanca me ministrin Vitia dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, ku pritet të shqyrtohen marrëveshje ndërkombëtare, mocioni për energjinë elektrike si dhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në mesin e pikave kryesore të rendit të ditës është interpelanca e thirrur për ministrin Vitia lidhur me mungesën e barnave onkologjike dhe rastin e vdekjes së pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi. Po ashtu, deputetët do të diskutojnë edhe mocionin përmbajtjesor mbi planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në vend.

Gjatë kësaj seance, në votim pritet të hidhen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik penal: tri marrëveshje me Mbretërinë e Suedisë (për ekstradimin, transferimin e të dënuarve dhe ndihmën e ndërsjellë juridike) si dhe traktati për ndihmë juridike ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës. Në rend dite mbetet edhe miratimi i Propozim-Programit të Punës së Kuvendit për Sesionin Vjeshtor 2026. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sot mbahet seanca e mbyllur ndaj Jeton Sylajt për rastin e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë mban sot shqyrtimin fillestar në çështjen penale ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e bashkëshortes së tij të ndjerë, Arlinda Zekaj.

Seanca gjyqësore, e cila nis në orën 11:00, do të zhvillohet pa praninë e publikut dhe mediave, në bazë të vendimit të marrë nga gjykata më 10 nëntor, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Përjashtimi i publikut ka për qëllim mbrojtjen e jetës private dhe familjare të palëve të përfshira në procedurë, me fokus të veçantë te mbrojtja e privatësisë dhe interesit të fëmijës së mitur. Gjatë kësaj seance pritet të shqyrtohen deklarimet e palëve, raportet psikologjike, bashkëbisedimet me fëmijën si dhe video-incizimet që janë pjesë e shkresave të lëndës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara