Lajmet

Rama: Presidenti mund të jetë edhe nga jashtë Shqipërisë

“Duhet të gjejmë mënyrën për të gjetur një emër për figurën e presidentit apo presidentes së re” tha ai.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i shtyu deputetët e PS-së që të mendojnë për kandidatura të mundshme për postin e Presidentit të Republikës, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës në prill të këtij viti.

Rama tha se kandidatura mund të jetë një burrë, ose grua, edhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por pranoi se me krizën në PD, socialistët e kanë të vështirë të dialogojnë për këtë çështje.

“Presidentin duhet ta zgjedhë ky grup parlamentar në radhë të parë. Ndërlikimi me krijimin e dy Partive Demokratike na e bën të vështirë të gjejmë adresën se ku ta kërkojmë dialogun me opozitën parlamentare, por ndërkohë duhet të mendojmë për mënyrën sesi mund të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje”, tha Rama.

“Në një mënyrë a një tjetër duhet të gjejmë mënyrën për të gjetur një emër për figurën e presidentit apo presidentes së re të Republikës. Kemi përgjegjësinë e madhe qytetare, politike dhe kushtetuese që t’i japim shqiptarëve në krye të shtetit një njeri normal, në radhë të parë. Presidenti mund të gjendet këtu mes nesh, por mund të jetë edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Do iu lutesha të gjithëve të mendojmë në këtë sens dhe cilido që ka një ide sesi mund të organizohemi”./A2

Lajmet

​Tentoi ta mbysë me veturë një person, arrestohet edhe një i dyshuar në Istog

Published

on

By

Nё vazhdёn veprimeve hetimore, sot rreth orёs 14:00, nga hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP Pejё ёshtё arrestuar i dyshuari i dytё për incidentin nё rrugёt ‘Mullinjёt e Istogut’ dhe ‘Fadil Ferati’ më 11 nëntor nё Istog.

Pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё.

Paraprakisht, njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ёshtё kuptuar se fillimisht dy persona janё duke u rrahur nё mes veti dhe tё njëjtit kanë përdorur edhe mjete të ftohta.

Si pasojё e kёtij rasti, njёri nga tё dyshuarit ka tentuar ta godasë tё dyshuarin tjetёr me veturё, me ç’rast ka dёmtuar tri vetura tё cilat ishin tё parkuara dhe xhamat e njё lokali. Derisa njёri nga tё dyshuarit ёshtё sulmuar me mjet të fortë dhe gjatё sulmit ёshtё lënduar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, ёshtё arrestuar personi i parë dhe tё njëjtit i ёshtё ofruar ndihmë mjekёsore për shkak të lëndimeve.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje për 48 orё./KP

Continue Reading

Lajmet

Hajdari: Stërvitja është shumë intensive, po udhëtojmë për t’i marrë tre pikët në Slloveni

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje para përballjes me Slloveninë, ku në këtë stërvitje, Dardanët janë përqendruar kryesisht në aspektin taktik dhe në zbatimin e filozofisë së lojës që përzgjedhësi Foda synon ta aplikojë në ndeshjen e parë të këtij muaji, atë kundër Sllovenisë.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari pas stërvitjeve ka folur duke thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe synojnë pikët maksimale ndaj Sllovenisë.

“Atmosfera është shumë e mirë. Ne jemi gati. Stërvitja është shumë intensive dhe kualiteti shumë i mirë dhe deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Ne do të përgatisim lojën kundër Sllovenisë për të marrë maksimumin, 3 pikët”, tha Hajdari.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi./S.K/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Bislimi priti në takim Jiri Plecity, diskutuan rreth integrimit të Kosovës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.

Së bashku diskutuan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës. Zëvendëskryeministri theksoi se është me rëndësi ratifikimi në Kuvend i marrëveshjeve rreth Planit të Rritjes në mënyrë që të krijohen kushtet për lirimin e fondeve të destinuara për Kosovën. Ai shtoi se Kosova ishte vendi i parë që aprovoi agjendën e reformave.

Në vijim, foli rreth nevojës për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, gjersa nuk ka më asnjë kusht që duhet të plotësohet nga ana e shtetit tonë.

Shefi i Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity, po qëndron në vendin tonë ndërsa do të marrë pjesë edhe në takimin e radhës të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian./EO

Continue Reading

Lajmet

Të hënën mbahet Konventa e PDK-së ku shpallet kryetari i ri, Krasniqi thotë se e preferon Bedri Hamzën

Published

on

By

Të hënën do të mbahet Konventa e PDK-së e ku do të shpallet Kryetari i ri, raporton Ekonomia Online. Këtë e bërë të ditur Memli Krasniqi në konferencën për media, pasi dha lajmin e vendimit të tij për t’u dorëhequr nga pozita.

Sot, si një thirrje prej zemrës, dua të ftoj të gjithë që të bashkohemi dhe të jemi më të bashkuar se kurrë më parë, sepse PDK-ja e ka për detyrë t’i dalë zot vendit. Kosova sot po përballet me një sfidë stagnimi, dhe vendi ka nevojë për një udhëheqje të vërtetë një udhëheqje që vetëm PDK-ja mund ta ofrojë.  PDK-ja ka shumë energji, shumë vullnet dhe shumë zemra që rrahin për Kosovën. Kjo është arsyeja pse unë besoj në një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Të dashur miq, sot, në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike të Kosovës, kam thirrur Konventën e Partisë, e cila do të mbahet të hënën, ku do të shpallet Kryetari i ri. Në fund, dua t’ju them një faleminderit të madh qytetarëve, votuesve dhe ekipit tim të jashtëzakonshëm”, tha ai./EO

Continue Reading

Të kërkuara