Lajmet

Rama: Pa aleatët strategjikë s’do të kishte Republikë të Kosovës

Kosova shënon sot 24-vjetorin e çlirimit.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar sot 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe. Kryeministri Rama në Twitter ka shkruar se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë.

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!”, ka shkruar Rama Twitter.

24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze. 

Lajmet

KQZ vendos asgjësimin e materialeve zgjedhore nga zgjedhjet e shkurtit 2025

Published

on

By

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) vendosi të martën të asgjësojë materialet zgjedhore nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 9 shkurt 2025. Në këtë përfshihen fletëvotimet, listat e votuesve dhe formularët e rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve. Materialet që ndodhen nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese do të mbeten të ruajtura deri në përfundim të procedurave përkatëse.

Gjatë mbledhjes, KQZ miratoi gjithashtu rekomandimin që në zgjedhjet lokale të ardhshme të përfshihen në listat e votuesve edhe ata persona që mbushin 18 vjeç në ditën e votimit.

Nga Këshilli i Operacioneve Zgjedhore, Arianit Elshani sqaroi se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkon asgjësimin e materialeve pas përfundimit të procesit zgjedhor, por kërkuan që nga secili material të ruhet një mostër për arkivë. Ai theksoi se materialet që janë pjesë e hetimeve nga prokuroria do të mbeten të paprekura.

Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, kërkoi që këto kërkesa të përfshihen qartësisht në vendim, për t’i siguruar transparencën dhe qartësinë në proces.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që priten në vjeshtë, u miratua gjithashtu ndryshimi që në listën e votuesve të përfshihen edhe personat që mbushin 18 vjeç në ditën e raundit të dytë të votimit. Gjithashtu, do të hiqen nga lista ata që kanë hequr dorë nga shtetësia ose që janë raportuar si të ndarë nga jeta.

KQZ miratoi edhe plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore, ku njëra lidhet me fletëvotimet dhe materialet shpjeguese për votuesit.

Në këtë mbledhje, Komisioni vendosi gjithashtu të organizojë një punëtori bashkë me Komisionin e Venecias në fund të qershorit. Kreshnik Radoniqi, kryesues i KQZ-së, bëri të ditur se kostoja e punëtorisë do të jetë rreth 2,500 euro.

Gjithashtu, KQZ miratoi pagesën e rreth 130 personave që kanë punuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe në procesin e tërheqjes së dërgesave postare gjatë zgjedhjeve parlamentare të shkurtit.

Continue Reading

Lajmet

Faton Peci intervistohet në lidhje me tenderin e përpunimit të produkteve shtazore

Published

on

By

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar nga organet e hetuesisë në lidhje me tenderin për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e produkteve shtazore.

Intervistimin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Po ashtu, gjatë ditës janë kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në kuadër të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Disa aeroporte në Rusi pezullojnë operacionet për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina

Published

on

By

Disa aeroporte në Rusi kanë pezulluar operacionet gjatë natës të martën për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina, njoftoi Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë. Kufizime në nisjet dhe mbërritjet e avionëve civilë u vendosën në aeroportet e Nizhny Novgorod, Saratov, Tambov dhe Kaluga.

Zëdhënësi i agjencisë, Artyom Korenyako, tha se masat janë marrë për të garantuar sigurinë e fluturimeve civile. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se nga e hëna në mbrëmje deri të martën në mëngjes u interceptuan dhe shkatërruan 99 dronë ukrainas në shtatë rajone të Rusisë.

Në ditët e fundit, aeroportet e Moskës janë mbyllur dy herë përkohësisht për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina. Që nga fundi i prillit, Kievi ka intensifikuar sulmet ajrore me dronë ndaj territorit rus, duke lëshuar qindra dronë drejt Moskës dhe duke shkaktuar ndërprerje në hapësirën ajrore mbi kryeqytet.

Para Paradës së Ditës së Fitores në Moskë, sulmet e dronëve kanë shkaktuar vonesa dhe anulime masive në aeroportet kryesore të qytetit, duke prekur mbi 300 fluturime dhe rreth 60,000 udhëtarë. Mes të prekurve ishte edhe aeroplani i homologut serb të Presidentit Vladimir Putin, Aleksandar Vuçiç, i cili u detyrua të devijonte në Baku për shkak të kërcënimeve në hapësirën ajrore ruse.

Continue Reading

Lajmet

​Limaj: Bashkëpunimi me LVV-në, në nivel parlamentar

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj deklaroi se qëndrimi i tyre për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje është vetëm për bashkëpunim në nivel parlamentar.

Kështu u shpreh ai para nisjes së seancës, ku deputetët u mblodhën për herë të 22-të në një tjetër tentim për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Ashtu siç kemi thënë mbrëmë, vazhdojmë të qëndrojmë në atë, bashkëpunim në nivel parlamentar”, deklaroi ai.

Continue Reading

Të kërkuara