Lajmet

Rama në Javën e Gruas: Politike arsimore që bazohet në nevojat reale të fëmijëve

Published

on

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me NDI Kosova, organizoi një diskutim të hapur me temën “Udhëheqje që transformon: Politikat lokale arsimore”, aktivitet ky i zhvilluar në kuadër të Javës së Gruas.

Ambasadorja Nancy Soderberg, drejtore e NDI në Kosovë, theksoi rëndësinë e zhvendosjes së debatit publik nga niveli qendror në atë lokal për të dëgjuar zërin e grave në terren. Ajo tha se fuqizimi i grave mund të jetë i qëndrueshëm vetëm kur përfshin çdo nivel të shoqërisë.

“Kjo platformë përbën rrjetin më të madh ndërsektorial në Kosovë dhe ka dëshmuar vazhdimisht se kur grave u jepen mjetet e nevojshme, mbështetja e duhur dhe njohja që meritojnë, ato udhëheqin ndryshime transformuese nëpër komunitete dhe institucione. Sot, së bashku me ju, po e lansojmë Javën e Gruas me debatet politike në nivel komunal me qëllim që të zhvendosim dialogun dhe diskutimin publik nga niveli qendror në atë lokal dhe si rrjedhojë të dëgjojmë zërat nga terreni. Ne e dimë se fuqizimi i grave do të jetë i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës vetëm kur arrin në të gjitha nivelet e shoqërisë. Me padurim presim debatet e radhës që do të mbahen javën që vjen në komunat”, shtoi ajo.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjithashtu theksoi rëndësinë e një politike arsimore që bazohet në nevojat reale të fëmijëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunat në gjithë vendin.

“Le ta ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë së bashku, me hapa të përbashkët dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kjo nuk është rruga që duam ta bëjmë vetëm se është proces që duam ta ndajmë me të gjithë ju me të gjitha komunat dhe gjithë vendin. Një politikë që nis nga nevojat reale të fëmijëve tanë që mbështet në nevoja reale që i kemi, me informata të sakta, të cilat sjellin rezultatet të matshme. T’i japim zë këtij vizioni të përbashkët që lidh çdo qytet dhe çdo pjesë të territorit të vendit tonë, të ndërtuar së bashku me komunat tona, që t’i njohim nevojat dhe së bashku t’i bëjmë hapat. E shoh si mundësi që hapat t’i bëjmë së bashku dhe ta ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë në mënyrë më të mirë të mundshme”, tha Rama.

Ndërsa, koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave, Saxhide Mustafa, tha se arsimi është thelbi i zhvillimit ekonomik dhe një shoqërie të barabartë.

Ajo ngriti shqetësimin për rënien e përfshirjes në arsim prej 5 për qind në disa grupmosha, duke theksuar nevojën për politika të koordinuara mes nivelit lokal dhe qendror.

Mustafa gjithashtu nënvizoi sfidat, me të cilat po përballen qytetet si Prishtina dhe Fushë Kosova për shkak të migrimit nga zonat rurale dhe mbingarkesës në infrastrukturë.

“Për të diskutuar për rëndësinë dhe rolin që luan politikat arsimore për një shoqëri të barabartë dhe të qëndrueshme është e nevojshme çdo ditë. Arsimi është thelbi është baza e një shteti është një proces që transformohet në zhvillimin ekonomik. Është e rëndësishme që edhe politikat lokale të jenë bashkë me politikat qendrore që të ketë përfshirje. Ka rënie 5 për qind kjo kërkon thellë transformim kjo grupmoshë. Dikur jemi mburrur me një popullsi të re po e shohim që vitet e fundit ka ndikuar faktorë të ndryshëm. Qyteti i Prishtinës dhe Fushë Kosovës ka sfida që po e presion ka mbi ngarkesë një migrim prej zonave rurale në ato urbane”, tha ajo.

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara