Lajmet

​Rama: Komuna e Prishtinës ka shënuar histori në realizmin e buxhetit me mbi 80 për qind

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për medie ka shpalosur sfidat dhe të arriturat gjatë vitit të kaluar.

Si sfidë ai ka konsideruar pengesat e shkaktuara nga niveli qendror për realizimin e disa projekteve.

Ai tha se niveli qendror nuk e ka mbështetur projektin e unazës së kryeqytetit.

Kemi pasur një vit shumë intensiv me shumë sfida edhe projekt të mëdha qe i kemi kryer gjatë gjithë vitit. Sfidat kryesor është edhe aspekti që kemi me qenë endacak. Kryeqyteti vetëm ka adresuar këtë problematike duke stimuluar adoptimin deri tani kemi dhënë për adoptim 600 qenë emdacak dhe janë kërkesa edhe për 1000. Uroj që viti ri të jetë bashkëpunues”, tha ai.

Çështja tjetër e cila ka qenë sfidë edhe vazhdon është unaza e kryeqytetit, jo vetëm për kryeqytetin por për gjithë Kosovën duke marr parasysh edhe projektin e Lojërave Mesdhetare. Projekti është i gatshëm vazhdon të qëndroj si një projekt i pa përkrahur nga qeveria përkundër që ka 40 për qind të buxhetit. Kosova është e varur nga buxheti 49 për qind vjen nga Prishtina”, tha ai.

Rama tha se nënkalimi Agim Ramdani nga marsi është projekt i përfunduar.

Kërkesa për të filluar punimet ende nuk është miratuar. Çështja e ishullit urban, jemi bllokuar nga institucionet që qendrore. Qeveria i bllokon 30 mijë banor të kryeqytetit. Projekti i spitalit të kryeqyteti është i gatshëm, i njëjti projekt nuk na është dorëzuar për tu realizuar edhe pas kërkesave që kemi bërë në Ministri. Neve nuk na jepet një projekti”,

Krahas, sfidave, Rama tha se komuna e Prishtinës ka shënuar histori në realizmin e buxhetit me mbi 80 për qind.

Kemi lajme të shkëlqyera. Kemi thyer rekorde këtë vit në realizmin e buxhetit, ka pasur rritje të realizmit të buxhetit vit pas viti. Në vitin 2024 ka pasur realizim historik të buxhetit mbi 80 për qind”, ka thënë ai.

I pyetur për tollovinë në trafik me të cilat po vazhdon të ballafaqohet kryeqytetit kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se pengesat për ndërtimin e unazës së kryeqytetit po ndërlidhen me këtë çështje.

Lajmet

KQZ: Aprovohen mbi 22 mijë pako me fletëvotime nga jashtë Kosovës, 755 refuzohen

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 10 qershor, në procesin e vlerësimit janë përfshirë më shumë se 23 mijë e 300 pako me fletëvotime nga jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 22,601, ndërkaq janë refuzuar 755. Sipas KQZ-së, ky proces ka filluar më 9 qershor, në orën 16:00, dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar suksesshëm.

Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 699 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ-ja do të publikojë të dhënat e plota për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat pastaj do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga gjithsej 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë e konsiderueshme e të cilave tashmë janë sjellë në Kosovë. Kujtojmë se gjatë periudhës së regjistrimit, e cila u zhvillua nga 6 maji deri më 17 maj, numri i shtetasve të regjistruar me sukses për të votuar përmes postës në këto zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kosovës ka arritur në 104,480 votues.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa dhe Callum Turner në muaj mjalti në Itali pas dasmës madhështore

Published

on

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori Callum Turner po kalojnë muajin e mjaltit në Itali, pas një dasme luksoze që raportohet se ka kushtuar rreth 1.5 milionë paund.

Çifti është parë në hotelin e njohur “San Domenico Palace” në Taormina, pranë Catanias, si dhe duke shëtitur në qytetin piktoresk dorë për dore.

Sipas raportimeve, dasma është zhvilluar në Palermo dhe në Villa Valguarnera, me rreth 200 të ftuar, ku kanë marrë pjesë edhe emra të njohur të muzikës si Elton John, Charli XCX dhe Mark Ronson. Në ceremoni, Elton John ka interpretuar këngën “Your Song”.

Pas dasmës, çifti ka vijuar festimet dhe udhëtimet në jug të Italisë, duke shijuar ushqimin dhe kulturën lokale në disa qytete të Sicilisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rreth 23 mijë semimaturantë i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë më 26 qershor

Published

on

Rreth 23 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë më 26 qershor, i cili edhe këtë vit do të organizohet në një ditë të vetme.

Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur se testi do të përfshijë katër grupe lëndësh, duke përfshirë gjuhën shqipe, gjuhën angleze, matematikën, informatikën, si dhe shkencat shoqërore e natyrore.

Qëllimi i testit është vlerësimi i njohurive dhe shkathtësive të nxënësve, ndërsa rezultatet do të shërbejnë për orientimin dhe regjistrimin e tyre në shkollat e mesme të larta.

Njohës të arsimit vlerësojnë se testi ka rol të rëndësishëm në orientimin e nxënësve, por theksojnë se duhet të përmirësohet mënyra e administrimit dhe analizës së rezultateve për të rritur efikasitetin e tij./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje në Malishevë, Gjakovë dhe Graçanicë

Published

on

Tri raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Malishevë, Gjakovë dhe Graçanicë, ku si pasojë janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Në Malishevë, më 10.06.2026 rreth orës 16:30, është arrestuar një i dyshuar kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, në të njëjtën kohë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Graçanicë, më 10.06.2026 rreth orës 02:00, ankuesja kosovare ka njoftuar se i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara