Lajmet

​Rama komenton flakën para Kuvendit të Shqipërisë: Revoltë e opozitës ndaj një vendimi të gjykatës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj djegies së karrigeve të Kuvendit nga deputetët e opozitës PD-së. Për aktet e dhunës dhe zjarrin që iu vu karrigeve jashtë parlamentit të Shqipërisë, Rama tha se kjo ishte revoltë e opozitës ndaj vendimit të Gjykatës.

“Është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u ulur në ato karrige, përfaqësuar ata që i çojnë atje. Në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se përmes këtyre pamjeve mund të shihet roli që ka politika. Sipas tij, politika siç e ka fuqinë të ndërtojë, ka fuqinë edhe të shkatërroj.

“Pse e solla këtë imazh. E solla këtu sepse dua të them pak fjalë për politikën. Siç ka fuqinë e jashtëzakonshme të ndërtojë, politika ka edhe fuqinë demoniake të shkatërroj. Siç ka fuqitë e jashtëzakonshme të shërojë ka fuqinë djallëzore të plagos, dërrmoj, sakatoj. Siç ka fuqinë të mbjellë, ka edhe fuqinë të shfarosë dhe unë besoj që midis këtyre dy pamjeve, qëndron ndarja këtu tek ne midis nesh që përpiqemi të ndërtojmë që përpiqemi të shërojmë, që përpiqemi të mbjellim dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojnë, plagosin, shkulin, djegin”, theksoi Rama.

Rama po ashtu tha se nëse ky ekuilibër do të vendosej mes forcash që janë në njërën anë, në anën e ndërtimit, në anën e shërimit, në anën e mbjelljes dhe të kultivimit dhe jo në anën e shkatërrimit, të plagosjes edhe të shkuljes e të djegies, Shqipëria nuk do të kishte humbur kaq shumë kohë.

Të hënën në Kuvendin e Shqipërisë në seancën plenare deputetët e opozitës u rreshtuan para foltores në shenjë proteste pas arrestimit të deputetit të PD-së Ervin Salianji.

Pas përplasjes dhe bllokimit të foltores, deputetët e opozitës kishin nxjerrë karriget jashtë sallës së Kuvendit duke ua vënë flakën.

Lajmet

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizon ligjëratë të përbashkët me përfaqësues të KFOR-it Amerikan dhe Polak

Published

on

Në kuadër të fillimit të semestrit të ri akademik, Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizoi një ligjëratë të veçantë me dy folës ndërkombëtarë nga KFOR — përfaqësues nga kontingjenti Amerikan dhe ai Polak — të cilët ndanë me studentët njohuri të vlefshme mbi sigurinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh.

Ngjarja, e organizuar nga Prof. Arian Kadriu, Prodekani i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë, përfshiu Captain Jared T. Blackburn, një nga Avokatët Ligjorë të KFOR-it 35 në Rajonin e Komandës Lindore (RC-E), dhe Lieutenant Ciachera, Këshilltarin Ligjor Polak (LEGAD) për Kontingjentin Polak (POL COY) në RC-E KFOR.

Captain Blackburn, duke përfaqësuar KFOR-in Amerikan, diskutoi rolin kritik të përfaqësuesve ligjorë në operacionet shumëkombëshe, duke u fokusuar në përgjegjësitë e tij në ligjin operativ, ligjin fiskal, kërkesat ligjore dhe asistencën ligjore brenda misionit paqeruajtës. Ai theksoi se si ligji ndërkombëtar ndikon në operacionet e sigurisë dhe sfidat komplekse me të cilat përballen profesionistët ligjorë në ushtrinë amerikane. Studentët u angazhuan në një diskutim dinamik, duke bërë pyetje të thelluara që pasuruan kuptimin e tyre mbi ndërveprimin midis ligjit, politikës dhe operacioneve ushtarake në misionet e NATO-s.

Ndërsa Lieutenant Ciachera, përfaqësues i KFOR-it Polak, trajtoi rolet në zhvillim të grave në forcat e armatosura dhe mbrojtjen e të miturve në zonat e konflikteve, duke theksuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në operacionet paqeruajtëse dhe të stabilizimit.

Ky aktivitet theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UBT-së për të ndërtuar partneritete ndërkombëtare dhe për t’u ofruar studentëve të Studimeve të Sigurisë një arsimim të bazuar në përvojë praktike, ekspertizë profesionale dhe perspektiva globale.

 

Continue Reading

Lajmet

Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për sfidën ndërkombëtare në Panama

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka filluar përgatitjet për garën ndërkombëtare më të madhe të robotikës, First Global Challenge, që do të mbahet këtë muaj në Panama. Për disa muaj, ata kanë punuar intensivisht në laboratorët e mekatronikës në UBT për të përfaqësuar Kosovën në këtë kompeticion prestigjioz.

Përmes mbështetjes së UBT-së, Kosova do të jetë pjesë e një gare me mbi 180 shtete nga e gjithë bota. Ky ekip i pasionuar, i përbërë nga të rinj të talentuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, do të testojë aftësitë e tij në fushën e robotikës.

Mentorja e ekipit, Elita Hajrizi, tregon se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se ekipi ka ndërtuar robotin inovativ që do të prezantohet në First Global Challenge 2025.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë garë ndërkombëtare është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Të shohësh vendin tënd të përfaqësuar në një event kaq të madh është një moment krenarie, dhe tani që jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve, po e shijojmë çdo hap të këtij udhëtimi emocionues”, tha Elita Hajrizi, mentore e ekipit.

Tema e këtij viti do të fokusohet në zhvillimin e zgjidhjeve për ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe për luftimin e ndryshimeve klimatike, duke kontribuar kështu në përpjekjet globale për mbrojtjen e mjedisit.

Për më tepër, UBT është vlerësuar me medalje të artë për kontributin e tij në First Global Challenge, si dhe për mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) në të gjithë botën.

Continue Reading

Rajoni

UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare të Dizajnit të Integruar – ICID 2025

Published

on

UBT do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare të Dizajnit të Integruar (ICID 2025), një ngjarje prestigjioze që mbledh profesionistë, studiues dhe krijues nga mbarë bota për të ndarë ide, përvoja dhe risitë më të fundit në fushën e dizajnit bashkëkohor.

Kjo konferencë do të shërbejë si një platformë ndërdisiplinare ku krijimtaria, kërkimi shkencor dhe teknologjia ndërthuren për të formësuar të ardhmen e dizajnit dhe të mendimit kreativ.

Një nga qëllimet kryesore të ICID 2025 është promovimi i rolit të studentëve si gjenerata e re e dizajnerëve, duke i përfshirë ata aktivisht në diskutime, prezantime dhe sesione interaktive që nxisin mendimin kritik, bashkëpunimin dhe inovacionin.

Në kuadër të konferencës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin:

  • Diskutime inspiruese me ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë
  • Prezantime të punimeve shkencore e profesionale
  • Mundësi rrjetëzimi për bashkëpunime akademike dhe profesionale

ICID 2025 pritet të jetë një ngjarje që frymëzon, lidh dhe nxit zhvillimin e dizajnit të integruar në nivel global, duke e pozicionuar UBT-në edhe një herë si qendër lidere të inovacionit dhe edukimit bashkëkohor në rajon.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi në takim me drejtuesit e Shkollës së Aviacionit, SevenAir

Published

on

Në një takim të rëndësishëm, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe z. Alexandre Alves, Administrator i Shkollës së Aviacionit SevenAir, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Fokus i veçantë ishte instalimi i avionëve simulues në Kosovë, si dhe certifikimi dhe trajnimet profesionale për mirëmbajtjen e avionëve.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtij programi të përbashkët, i cili do të ndihmojë në përgatitjen e pilotëve të rinj në përputhje me kërkesat e mëdha të tregut të punës në këtë profesion të fisnik.

Ndërkohë, z. Alves shprehu interesin e tij dhe të kompanisë SevenAir për të krijuar një marrëdhënie specifike me UBT në fushën e aviacionit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve aeronautike, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të sjellë rezultate të jashtëzakonshme!

Continue Reading

Të kërkuara