Lajmet

Rama kërkon bashkëveprim rajonal me komunat për trajtimin e qenve endacakë

Ai tha se problemi i qenve endacakë duhet të zgjidhet në bashkëpunim me komunat e jo vetëm në nivel lokal.

Published

on

Përpilimi i strategjisë kornizë për trajtimin e qenve endacakë ishte diskutim mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësuesve nga BE-ja dhe organizatat joqeveritare.

Pas takimit, Rama në një konferencë për media kërkoi bashkëpunim midis komunave për trajtimin e qenve endacakë si dhe bëri të ditur se do të krijohet një fokus grup, i cili do të ketë ndërlidhje mes nivelit lokal me atë qendror, me organizatat joqeveritare dhe me ndërkombëtarët.

I pari i Prishtinës tha se problemi i qenve endacakë duhet të zgjidhet në bashkëpunim me komunat e jo vetëm në nivel lokal.

“Pikat të cilat i shqyrtuam është se komunat faktikisht duhet të punojnë së bashku, pra problemi nuk mund të zgjidhet vetëm në nivelin lokal në komunën e Prishtinës. Por duhet të jetë një bashkëveprim rajonal, një bashkëveprim gjithështetëror për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë… Ministria e Bujqësisë ka informata që problemet kyçe vijnë edhe prej zonave rurale ku qentë nepër shtëpi të ndryshme shumohen ata vetëm lëshohen pa qenë të kontrolluar… Ne vetëm e kemi inicuar kontratën me organizatën joqeveritare e cila merret pikërisht më këtë çështje. Pra me kastrim/sterilizim të qenve në momentin nëse gjendet një tufë e qenve në një zonë që cenojnë shëndetin e njeriut pra janë të rrezikshëm atëherë veçse kemi kontratën me organizatën e cila merret menjëherë me këtë problem”, ka thënë ai.

Më tej, ai tregon edhe për fillimin e procesit të dizajnimit të strehimores e cila do ndërtohet në afërsi të Badovcit.

“Kemi me organizua tash edhe takimin tjetër me komunat tjera që strehimorja t’i shërbejë komunës së Prishtinës mirëpo edhe komunave tjera, ta ngrisim nivelin e dijenisë me qytetarët tonë se si trajtohen qentë në mënyrën më humane. (Parcela) Kjo tash ekzistuese i ka kalu të gjitha këto aspektet e analizës pra edhe prej Ministrisë së Ambientit i kemi të gjitha licencat, poashtu edhe prej urbanizimit, e njëjta gjendet afër Badovcit”, theksoi Rama. 

Lajmet

CORE ED Academy sjell qasje të reja pedagogjike në drejtësinë për të miturit

Published

on

By

U mbajt punëtoria në kuadër të projektit CORE ED Academy, me titull: “Adaptimi i profileve profesionale për drejtësinë për të miturit – Punëtori Kombëtare për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale të përditësuara sipas qasjes ‘Pedagogy-First’”.

Punëtoria u organizua me qëllim të prezantimit të projektit ndërkombëtar CORE ED Academy, objektivave dhe aktiviteteve kryesore të tij në fushën e edukimit dhe drejtësisë për të miturit.

Projekti CORE ED Academy synon fuqizimin e institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, përmes zhvillimit të ndërhyrjeve dinamike që promovojnë përfshirjen sociale dhe vlerat demokratike në sistemin e drejtësisë për të miturit. Projekti ofron trajnime të specializuara dhe kurikula të reja në fushën e pedagogjisë korrektuese, duke krijuar një ekosistem profesional të ndërlidhur ngushtë me tregun e punës dhe me nevojat reale të institucioneve korrektuese.

Continue Reading

Lajmet

Nucleus Lab – një qasje inovative ndaj leximit dhe shkrimit kreativ

Published

on

By

Nucleus Lab është një iniciativë akademike dhe kreative e Fakultetit të Gjuhës Angleze në UBT, e konceptuar për të zhvilluar praktikat ekstrakurrikulare të studentëve dhe për t’i përgatitur ata për mësimdhënie inovative, reflektuese dhe bashkëkohore.

Punëtoria e radhës, “Creative Reading & Writing – Expanding Creativity Beyond the Classroom”, e përgatitur nga Prof. Assoc. Dr. Alma V. Lama, synon zgjerimin e kompetencave akademike dhe pedagogjike përmes leximit kritik dhe shkrimit kreativ, duke e zhvendosur procesin e të nxënit përtej kornizave tradicionale të klasës.

Studentët lexuan tekste ekzistuese duke personalizuar narrativat, duke i pasuruar ato me përvoja, emocione dhe këndvështrime personale, si dhe duke i zhvilluar më tej përmes shkrimit kreativ. Përmes këtij procesi, ata ndërtuan kuptime të reja, duke e shndërruar leximin në një akt aktiv reflektimi dhe shkrimin në një mjet për shprehje autentike dhe formim profesional.

Kjo qasje i ndihmon studentët të ndërtojnë mendim të pavarur, të zhvillojnë kreativitetin dhe të forcojnë aftësitë e tyre profesionale në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze.

Përmes aktiviteteve të strukturuara akademike dhe kreative, studentët angazhohen në lexim kritik të teksteve, shkrim kreativ përtej modeleve standarde akademike, zhvillim të kompetencave praktike për mësimdhënie, si dhe në ndërlidhjen e qëndrueshme ndërmjet teorisë dhe praktikës në kontekste reale arsimore. Këto përvoja kontribuojnë drejtpërdrejt në formimin e tyre si mësimdhënës të ardhshëm të sigurt, fleksibilë dhe të përgatitur për sfidat e arsimit modern.

Qendra Nucleus promovon një kulturë akademike të bazuar në lexim, shkrim, reflektim dhe bashkëpunim, duke krijuar një hapësirë ku studentët eksperimentojnë, rriten intelektualisht dhe ndërtojnë identitetin e tyre profesional.

Continue Reading

Lajmet

Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale

Published

on

By

Policia e Kosovës në bashkëpunim me ushtarë të misionit të KFOR-it ka realizuar ushtrim të përbashkët të quajtur “Incident Command Walkthrough”.

Sipas njoftimit, ushtrimi kishte për qëllim testimin dhe zbatimin e procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe forcimin e metodave të koordinuara të reagimit, me synim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe sigurimin e një përgjigjeje efektive ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.

Angazhimet e tilla të përbashkëta, sipas Policisë, dëshmojnë nivelin e lartë të profesionalizmit, koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.

Policia e Kosovës ka vlerësuar mbështetjen dhe kontributin e të gjithë partnerëve të saj, duke theksuar se këto aktivitete janë të rëndësishme për avancimin e mëtejmë profesional të institucionit.

Continue Reading

Lajmet

Podujevë: Konfiskohen mbi 80 kg marihuanë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Mbi 80 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një aksion të Anti-drogës të koduar “Bregdeti”.

Fillimisht mbrëmë rreth orës 23:00 në një kamion në Merdarë të drejtuar nga H.S, janë gjetur 76 kilogramë e 800 gramë marihuanë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Ai dha edhe detaje tjera, ku tha se në asistencën e Njësitit për Reagim të Shpejtë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1 armë me pesë fishekë të kalibrit 9mm; 2 vetura, një kamion; 1 telefon celular; dhe para në vlerë 2 mijë 950 euro.

Gashi theksoi se operacioni vazhdoi edhe sot, ku janë bastisur edhe dy lokacione, përkatësisht shtëpitë e dy të dyshuarve të tjerë, në fshatin Godishnjak të Podujevës.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë; 2 vetura; 2 telefona celularë; thasë najloni të zbrazur ngjyra e zezë dhe ngjitës, që kanë shërbyer për paketimin e narkotikëve; dhe një armë zjarri me gaz e modelit “Signasauer”.

Derisa ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Continue Reading

Të kërkuara