Lajmet

Rama jep arsyet e testimit të qarkores njëkahore

Qytetarët e revoltuar nga pritjet dhe kolonat e gjata.

Published

on

Testimi i sotëm i unazës qendrore në kryeqytet ka shkaktuar një tollovi të madhe dhe radhë të gjata të automjeteve. Qytetarët ishin të revoltuar nga pritjet dhe kolonat e gjata, por këto kolonat i provoi edhe vet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama deklaroi se ky testim i sotshëm për dallim të herëve të kaluara që është bërë gjatë vikendit, ka ndodhur për shkak që të premteve kryeqyteti është më i ngarkuar me vetura, andaj ka qene i nevojshëm për të shikuar dhe kuptuar problemet në komunikacionin e Prishtinës.

“Kemi bërë dhe teste të mëparshme gjatë vikendit për ta testuar qendrën propozimet të cilat kanë ardhur si pjesë e testimeve për mobilitet, si pjesë e planit për testimin e mobilitetit ku e kemi bërë testimin të shtunën, të dielën, faktikisht kemi bërë për dy javë, ku para se të merret vendimi duhet që të testohet edhe gjatë javës. Kjo na tregon pikat e ndryshme ku janë pika që krijojnë probleme, pika që duhet të ndryshohen, me u transformuar për të krijuar një komunikim më të lirshëm për kryeqytetin, për këtë arsye normal që është dashur të testohet edhe gjatë javës. Gjatë ditës së sotme, e premtja që shumë herë është me e ngarkuara për ta shikuar ku kemi pasur probleme më të shumta, sot kemi informata të shumta prej të gjitha pikave të kryeqytetit, jemi duke “incinzuar” edhe me dron, kemi edhe ekipe në terren duke marrë informata se si po ecë trafiku dhe ku janë problemet”, tha ai.

Sipas Ramës, testimet nëpër rrugë duhet të bëhen për të kuptuar saktë problemet që janë në komunikacion. Ai përmendi edhe projektet për rrugën A, ku në fund do të bëjnë një raport përfundimtar për këtë testim.

“Ne duhet të bëjmë testimet përveç atyre që i kemi bërë në aspektin e kompjuterëve duhet të bëhen edhe në terren sepse kemi një numër të madh me ditur dhe nga ku po vjen trafiku, sot kemi informata të sakta se ku janë problemet prej nga po krijohen problemet në mënyrë që të kemi këtë informatë për përmirësimin e gjendjes në trafik. Kemi paralelisht dhe projekte që i kemi dhe janë më se të nevojshme të rrugës A, rruga B e ndërlidhur me rrugën A, po ashtu edhe unazës së mesme që janë pjesë të procesit për transformim të kryeqytetit…Ekipet janë në terren normal që do të vijmë me një raport final në fund të eksperimentimit”, u shpreh ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se është normale që në fillim të këtij testimit të ketë kolona, por sipas tij qytetarët duhet të presin dhe më pas do t’i shohin ndryshimet pozitive që do të bëhen me këtë testim të rrugës njëkahore.

“Secili ndryshim ka impakt të madh, fillimit negativ derisa të krijohet pozitivi dhe për këtë arsye ndodhin këto gjëra, normal që një numër i madh i qytetarëve sot ka pasur probleme në trafik, mirëpo është e pa shmangshme nëse ne duam të informohemi rreth lëvizjes të mirë dhe të lirë në kryeqytet, është e pamundshme që t’i bëjmë këto pa i bërë analizat e tilla në terren. Për këtë arsye kemi bërë dy të parat dhe kjo është një ditë e javës që ka qenë e nevojshme. Është ditë e premte, faktikisht ditë shumë e ngjeshur dhe kemi pasur probleme, faktikisht kemi pasur probleme të mëdha në mëngjes në kohën kur edhe gjatë komunikacioni,t edhe kur është normal lëvizja që ka qenë deri më tash, kemi pasur probleme të komunikacionit. Tani po kuptojmë se ku edhe kur po krijohet këto pika që krijojnë ndalesa në trafik. Gjithmonë kjo një analizë që na hynë në punë në intervenimet e të ardhmes në ndërlidhjet e rrugëve që janë në planifikim të rrugëve të reja si vazhdimësi e rrugës A, të rrugës B dhe të rrugëve unazës së mesme dhe rrugëve të tjera që kemi prej periferive, pra ajo që vjen prej Fushë Kosovës, tjetra që vjen prej Podujevës, zonës së Gollakut nga Llukari. Të gjitha këto janë informata që na duhet për planifikim e mirëfilltë të kryeqytetit”, tha ai.

Po ashtu, Rama tregoi se e kishte përjetuar edhe vet trafikun dhe sipas tij nuk e kishte problem sepse ditën e nis në ora shtatë. Gjithashtu, ai tha se problem të madh kanë pasur ata që kanë punën në ora tetë sepse atëherë ka qenë kolona më e madhe.

“Zakonisht filloj në ora shtatë, kështu që për mua nuk ishte problem, por po e shoh që nga ora tetë kur i kemi të gjitha qytetarët që shkojnë në punë apo i dërgojnë fëmijët nëpër shkolla, është ajo kohë që ka shkaktuar tollovinë më të madhe. Kur erdha këtu vetëm desha ta provoj në orën 10 ishte liruar, mirëpo janë dy pika kyçe atje te lidhja me Santen, e cila është problematike për arsye që ndërlidhet trafiku njëkahor dhe dykahor edhe janë pikat tjera që tashmë jemi në analizë e sipër për të parë se ku po shkaktohet problemi me trafiku”, tha ai.

Edhe gjatë muajit prill dhe maj gjatë ditëve të vikendit është bërë një testim i tillë i qarkores njëkahore në Prishtinë.

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara