Lajmet

Rama: Ballkani Perëndimor nuk duhet të heqë dorë kurrë nga ëndrra e BE-së

Duke folur për Financial Times, ai pranoi se ishte zhgënjyese pritja.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor që të refuzojnë propozimet e fuqive të jashtme dhe të mbajnë besimin në ëndrrën e anëtarësimit në BE.

Rama tha se Shqipëria “nuk do të heqë dorë kurrë nga Evropa dhe nga BE-ja, cilado qoftë forma e BE-së në të ardhmen”. Por, duke folur për Financial Times, ai pranoi se ishte zhgënjyese pritja.

Ndërsa Rusia, Kina dhe Turqia të gjitha i afrohen rajonit, Rama tha se kërkuesit e tillë, të cilët ai nuk i përmendi, janë të papërshtatshëm.

“Të tjerët mund të sjellin para, investime, ndoshta edhe havjar, por nuk do të jenë në gjendje të sjellin atë që ju nevojitet për të ndërtuar një vend të lirë funksional”, tha ai.

Rama deklaroi se ishte i shqetësuar për rritjen e nacionalizmit në Bosnje, por edhe se nacionalizmi në BE tani ishte një pengesë më e madhe për ambiciet e atyre në rajon, që të bashkohen me bllokun 27-anëtarësh, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se BE-ja ende nuk është “shëruar” nga kriza e refugjatëve të vitit 2015, kur më shumë se 1 milion njerëz kërkuan azil në Evropë, kryesisht duke ikur nga lufta në Siri. Që atëherë, BE-ja është “shtyrë nga frika dhe jo nga aspiratat”, dhe qeveritë “të cilat nuk janë ekstreme në vetvete, janë të ndikuara nga ekstremet”.

“Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon bindjen se ne duhet të jemi atje. Ne i kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat”, shtoi ai në një referencë që nënkupton lidhjet fillimisht me Rusinë dhe më pas Kinën që Shqipëria kishte në epokën komuniste.

“Ne po kërkojmë një martesë të re, jo për të vjetrat. Por sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë.”

I pari i Shqipërisë, në mandatin e tij të tretë, ka promovuar idenë e një tregu të përbashkët rajonal. Në përpjekje për të përshpejtuar procesin, Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënshkruan disa nga dispozitat. Ai pranoi se tre shtete të tjera ngurronin.

“Boshnjakët, sepse ata nuk mund të vendosin për asgjë, me sa duket, malazezët sepse janë ende nën iluzionin se mund të hyjnë në BE vitin e ardhshëm, dhe çdo vit tjetër bëhet viti i ardhshëm. . . Kosova për shkak të problemeve me Serbinë, të cilat mendoj se mund të trajtohen më mirë kur njerëzit të ulen dhe të bisedojnë”./klankosova.tv

Vendi

BE-ja për protestat pas vendimit të Hagës: Demonstratat paqësore janë e drejtë demokratike

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pas protestave të zhvilluara në Kosovë, të cilat pasuan aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një përgjigje për mediat, zëdhënësi i BE-së ka theksuar se demonstratat paqësore përbëjnë një e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike.

Duke iu përgjigjur interesimit lidhur me protestat e mbajtura pranë zyrave të misionit evropian për sundimin e ligjit, nga Brukseli është konfirmuar se EULEX-i vazhdon të jetë plotësisht funksional. BE-ja bëri të ditur se po e përcjell nga afër situatën e krijuar në Kosovë dhe do të vazhdojë ta monitorojë atë me vëmendje.

Mobilizimi qytetar në vend erdhi pas aktgjykimit të 16 shtatorit, ku Gjykata Speciale i shpalli fajtorë për krime guerre Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin duke i dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, si dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira të lehta dhe temperatura deri në 22°C

Published

on

By

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin mes 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë nga 1 deri në 5 m/s.

 

Continue Reading

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara