Lajmet

Qyteti i Ndaluar, simboli i misterit dhe fuqisë së perandorëve të Kinës

Me mbi 800 ndërtesa dhe gati 9 mijë dhoma, është e lehtë të humbasësh në madhështinë e tij.

Published

on

Qyteti i Ndaluar, një pallat i madh perandorak ku dikur banonin perandorët e fuqishëm të Kinës, është një mrekulli e arkitekturës antike dhe e historisë kineze. Me një sipërfaqe mbresëlënëse prej 720 mijë metra katrorë, vendi i listuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s përmban koleksionin më të madh në botë të strukturave të ruajtura të lashta prej druri.

Me mbi 800 ndërtesa dhe gati 9 mijë dhoma, është e lehtë të humbasësh në madhështinë e tij. Qyteti i Ndaluar që ndodhet në kryeqytetin aktual Pekin, u ndërtua gjatë sundimit të perandorit Jongle të dinastisë Ming, duke filluar në vitin 1406 dhe përfundoi në vitin 1420.Ai u bë pallati perandorak dhe rezidenca e perandorëve të Kinës për dinastitë Ming dhe Qing, nga fillimi i shekullit XV-të deri në fillimin e shekullit XX-të. U quajt Qyteti i Ndaluar sepse në këtë kompleks nuk mund të futeshin njerëzit e zakonshëm, veçse me një leje speciale. Ai ishte një hapësirë ekskluzive për perandorët, familje e tyre, konkubinat, por edhe një numër tëmadh eunukësh, oborrtarësh dhe shërbëtorësh.

Hyrja në Qytetin e Ndaluar ishte rreptësisht e kontrolluar. Edhe zyrtarët e lartë mund të hynin vetëm në zona të caktuara të kompleksit të pallatit, në varësi të gradës dhe statusit të tyre. Kushdo që kapej duke shkelur pa leje në Qytetin e Ndaluar përballej me një dënim të rëndë, duke përfshirë edhe ekzekutimin me vdekje.

Ekskluziviteti i Qytetit të Ndaluar, synonte ta vinte theksin tek statusi hyjnor dhe suprem iperandorit, si Biri i Qiellit. Si qendra e sistemit perandorak kinez, ai simbolizonte fuqinë dhe autoritetin e perandorit mbi të gjithë Kinën. Qyteti i Ndaluar u ndërtua për të zëvendësuar pallatin perandorak të dinastisë Juan, që ishte shkatërruar.

Për ndërtimin e tij u nxorën dhe përdorën një numër i madh gurësh të mëdhenj. Më të rëndët prej të cilëve peshonin më shumë se 220 tonë, dhe kishin peshuar më shumë se 330 ton përpara se të copëtoheshin. Gjetjet arkeologjike kanë zbuluar se blloqet më të mëdha të përdorura për ndërtimin e Qytetit të Ndaluar, u morën nga një gurore që ndodhej 70 kilometra larg.

Duke pasur parasysh faktin që rrota u shpik në Kinë rreth vitit 1500 Para Krishtit, në fillim besohej se gurët e mëdhenj u transportuan duke përdorur këtë teknologji. Megjithatë, vitin e kaluar, u përkthye një dokument 500-vjeçar, që zbuloi se si gurët gjigantë u rrëshqitën për km të tëra në saja të ndërtuara enkas, dhe u tërhoqën zvarrë mbi shtigje të rrëshqitshme të akullit të lagësht nga një ekip burrash gjatë 28 ditëve.

Punëtorët hapën puse çdo 500 metra për të derdhur ujë mbi akull për ta lubrifikuar atë, gjë që e bëri më të lehtë rrëshqitjen e shkëmbinjve. Veç 800 godinave dhe 9000 dhomave, Qyteti përmban shumë kopshte dhe oborre. Po ashtu aty gjendshin veprave të shumta arti, duke përfshirë piktura, skulptura dhe kaligrafi.

Kompleksi i pallatit ndahet në dy pjesë kryesore:Oborri i Jashtëm dhe ai i Brendshëm. Oborri i Jashtëm ishte vendi ku perandori mbante oborrin e tij dhe kryente punët zyrtare, ndërsa Oborri e Brendshëm ishte e rezervuar për rezidencën private të perandorit dhe familjes së tij.

Të vetmit burra që lejoheshin në Oborrin e Brendshëm ishin eunukët (meshkujt të tredhur), në mënyrë që të sigurohej “autenticiteti” i pasardhësve të perandorit. Qyteti i Ndaluar ishte një nga vendet më të mbrojtura në Kinë. Siguria ishte shumë e sofistikuar, me shtresa të shumta mbrojtjesh dhe m një grupim të madh rojesh, zyrtarësh dhe eunukësh të ngarkuar me mbrojtjen e perandorit dhe familjes së tij.

Qyteti ishte i rrethuar nga një hendek mbi 50 metra e gjerë, i mbushur me ujë nga lumenjtë aty pranë. Po ashtu pallati ishte i rrethuar me mure mbi 10 metra të lartë, të ndërtuara me tulla dhe gurë. Katër porta kryesore siguronin hyrjen në Qytetin e Ndaluar, secila e ruajtur nga ushtarë të armatosur rëndë.

Po ashtu, pallati kishte shumë kalime sekrete, dhoma të fshehura dhe kurthe, të dizajnuara për të parandaluar depërtimin e armiqve tek perandori. Qyteti i Ndaluar u krijua për të përmbushur kënaqësinë e perandorit, duke ofruar një jetë luksi, kënaqësie dhe argëtimi.

Si një sundimtar absolut i Kinës, perandori zotëronte burime të mëdha për të kënaqur çdo tekë të tij. Perandorët e dinastive Ming dhe Qing kishin shumë konkubina për të kënaqur dëshirat e tyre seksuale.

Të dhënat historike thonë se gjatë dinastisë Qing, haremi i perandorit kishte rreth 20.000 gra! Pallati organizonte bankete dhe gosti madhështore, ku perandorit dhe mysafirëve të tij do t’ushërbeheshin një sërë ushqimesh të shijshme. Thuhet se vaktet e perandoreshës Douager Cixi përbëheshin zakonisht nga 108 pjata, një sasi që mund të kishte ushqyer disa mijëra nga nënshtetasit e saj të varfër.

Me gjithë fuqinë që zotëronte perandori dhe pasurinë që kishte, jeta në Qytetin e Ndaluar i ngjante shumë të jetuarit në një kafaz të praruar, pasi perandori nuk ishte i lirë të dilte përtej mureve të Qytetit të Ndaluar. Kur perandori udhëtonte jashtë Qytetit të Ndaluar, duheshin marrë masa paraprake të hollësishme për të garantuar sigurinë e tij.

Perëndimori i parë që u lejua të hyjë Qytetin e Ndaluar ishte misionari jezuit italian, Mateo Riçi. Ndonëse objektivi i Riçit ishte përhapja e besimit të krishterë në Kinë, pranimi i tij në Qytetin e Ndaluar në vitin 1601 nuk ishte për shkak të besimit të tij fetare, por për shkak të njohurive të tij shkencore.

Një tjetër perëndimor që arriti të hynte në Qytetin e Ndaluar, këtë herë gjatë dinastisë Qing, ishte Andreas Van Bram Hukgest, një shtetas amerikan. Rrëfimi mbi vizitën e tij në Qytetin e Ndaluar në vitin 1795 është ruajtur në ditarin e tij. Ai u ofron lexuesve të tij disa histori të jashtëzakonshme mbi jetën në Qytetin e Ndaluar.

Për shembull, ai shkroi se i shërbenin mish që ishte prerë nga vetë perandori. Me sa duket, ky ishte një nder i madh i bërë prej tij. Qyteti i Ndaluar u hap për herë të parë për publikun në vitin 1925, pas rënies së dinastisë Qing në vitin 1911.

Pasi perandori i fundit i Kinës, Puji, u dëbua nga pallati në vitin 1924, qeveria e re republikane e Kinës vendosi ta shndërrojë pallatin në një muze. Që nga ajo kohë Qyteti i Ndaluar u hap për herë të parë për publikun, duke u ofruar qytetarëve të zakonshëm një panoramë mbi jetën e familjes perandorake dhe madhështinë e sistemit perandorak kinez./Bota.al

lajme

Llapi përmbys Malishevën në udhëtim dhe merr fitoren e tretë radhazi në Superligë

Published

on

By

Llapi ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Malishevës me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina arriti të përmbyste disavantazhin e pjesës së parë në stadiumin “Liman Gegaj”, duke regjistruar kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Pjesa e parë u dominua nga vendasit, të cilët kaluan të parët në epërsi në minutën e 23-të me golin e Xhemal Ibishit. Megjithatë, reagimi i mysafirëve ishte i menjëhershëm, pasi Fiton Ademi barazoi shifrat në 1-1 pas vetëm dy minutash lojë.

Malisheva arriti të rikthente epërsinë në minutën e 40-të përmes Kreshnik Ukës, duke shkuar në pushim me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë, Llapi rriti ritmin e lojës dhe krijoi më shumë raste, duke arritur ta kthejë rezultatin në favorin e tij. Fillimisht, Fiton Ademi shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 61-të për 2-2, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e 82-të nga Pjero Skaric, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-2.

Pas kësaj fitoreje, Llapi ngjitet në pozitën e tetë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Malisheva mbetet në vendin e dytë me 30 pikë. Në xhiron e radhës, Llapi e pret në shtëpi Drenicën, kurse Malisheva luan në udhëtim ndaj Ballkanit. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti në Samitin e Tiranës: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, mosveprimi i BE-së dëmton besimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe të nisë procesin e negociatave për anëtarësim, duke paralajmëruar se zvarritja e mëtejshme rrezikon ta dëmtojë besimin e qytetarëve në perspektivën evropiane.

Gjatë fjalimit të tij në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur të enjten në Tiranë, Kurti kujtoi se Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që ende nuk e gëzon këtë status, ndonëse muajin e ardhshëm mbushen katër vjet nga dorëzimi i aplikimit për anëtarësim. Ai kërkoi nga Këshilli i Bashkimit Evropian që t’i japë mandat Komisionit Evropian për përgatitjen e opinionit mbi aplikimin e Kosovës.

“Një proces i bazuar në merita duhet të na japë mundësinë të vlerësohemi; përndryshe, një histori e përparimit demokratik rrezikon të shndërrohet në një tregim paralajmërues. Statusi i kandidatit dhe hapja e negociatave të anëtarësimit – një hap që Kosova e ka fituar me meritë”, deklaroi Kurti.

Ai vlerësoi se mbështetja e qytetarëve të Kosovës për integrimin evropian është ndër më të lartat në rajon, çka e bën urgjent avancimin në këtë proces. Duke u ndalur te treguesit ekonomikë dhe demokratikë, kryeministri përmendi rritjen ekonomike prej 4.7 për qind në gjysmën e parë të këtij viti, shtimin e investimeve private, si dhe uljen e shkallës së papunësisë nga 26 në 11 për qind.

Sa i përket zbatimit të Planit të Rritjes, Kurti tha se pas një periudhe ngadalësimi që i kushtoi vendit humbjen e miliona eurove për shkak të zgjedhjeve të përsëritura, Kosova ka rifituar stabilitetin institucional dhe ka përshpejtuar reformat. Ai veçoi gjithashtu hapat drejt integrimit gradual, si lehtësimi i procedurave kufitare, aplikimi në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe lansimi i portofolit digjital.

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, kreu i ekzekutivit kritikoi bllokadat e Serbisë ndaj integrimit ekonomik, përfshirë mosnjohjen e diplomave dhe pengesat në zbatimin e marrëveshjeve të CEFTA-s. Ai kërkoi nga BE-ja që mbështetja financiare të ndahet mbi bazën e rezultateve dhe zbatimit të marrëveshjeve.

Në përmbyllje, Kurti paralajmëroi për rreziqet e luftës hibride ruse në Evropë, duke theksuar se integrimi ekonomik është tashmë një çështje e drejtpërdrejtë sigurie dhe se Kosova është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet evropiane për sigurinë, energjinë dhe ndërlidhjen rajonale./E.A/

Continue Reading

Vendi

Klubet e Ligës Premier kërkojnë shitjen e detyruar të Manchester Cityt pas shkeljeve financiare

Published

on

By

Pronarët e Manchester Cityt duhet të detyrohen ta shesin klubin si ndëshkim për shkeljen e rregullave financiare, vlerësojnë figurat kryesore të disa klubeve të Ligës Premier, raporton transmetuesi publik britanik BBC.

Drejtues të klubeve nga tri kategoritë e para të futbollit anglez kanë deklaruar se një masë e tillë do të ishte e duhura, pasi Manchester City u shpall fajtor për shkelje të rregulloreve financiare të Ligës Premier në periudhën 2009–2018, si dhe për mosbashkëpunim me hetimin.

Paneli i pavarur ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar për sanksionet, të cilat mund të përfshijnë gjoba financiare, zbritje pikësh, heqjen e titujve të fituar më parë, apo edhe përjashtimin nga liga. Nga ana tjetër, klubi anglez i ka mohuar akuzat dhe e ka apeluar vendimin.

Një nga drejtuesit, duke folur në kushte anonimiteti për BBC, u shpreh se bën pjesë në një grup klubesh që besojnë se çdo dënim tjetër do të ishte i pakuptimtë nëse pronarët aktualë nuk detyrohen të largohen. Sipas tij, një ndëshkim më i lehtë do të ngrinte pikëpyetje mbi arsyen se pse klubet financojnë Autoritetin e Pavarur Rregullator të Futbollit (IFR).

Një drejtues tjetër theksoi se këto shkelje kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e Ligës Premier dhe se klubet e tjera nuk do të mund ta kalojnë këtë skandal nëse pronarëve aktualë u lejohet të mbeten në krye të Cityt.

Manchester City u shpall fajtor për rritje artificiale të të ardhurave dhe fshehje të humbjeve në vlerë prej mbi një miliard eurosh përmes kontratave fiktive tregtare. Klubi është në pronësi të kompanisë private të investimeve Abu Dhabi United Group, e udhëhequr nga Sheikh Mansour, Zëvendëspresident dhe Zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Real Madridi vazhdon kontratën me Brahim Diaz deri në vitin 2031

Published

on

By

Klubi spanjoll Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me sulmuesin maroken Brahim Diaz, duke e mbajtur atë në “Santiago Bernabéu” deri në verën e vitit 2031.

Me kontratën e mëparshme që i skadonte verën e ardhshme, 27-vjeçari ka vendosur të vazhdojë të ardhmen e tij afatgjatë te klubi madrilen, pjesë e të cilit është që nga viti 2019.

“Real Madrid CF dhe Brahim Diaz kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit tonë, i cili tani është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Me këtë hap, Diaz ndjek rrugën e bashkëlojtarëve të tij, Arda Güler dhe Aurélien Tchouaméni, të cilët po ashtu kanë nënshkruar marrëveshje të reja me klubin gjatë javëve të fundit.

Ndonëse e ardhmja e tij ishte e pasigurt gjatë verës së kaluar, trajneri José Mourinho bllokoi largimin e tij nga skuadra. Këtë sezon, sulmuesi maroken ka regjistruar katër asistime në 10 paraqitje, duke e nisur ndeshjen si titullar vetëm një herë.

Kujtojmë se Brahim Diaz shkëlqeu në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON 2025), ku u shpall golashënuesi më i mirë i turneut me pesë gola të shënuar, duke e ndihmuar përfaqësuesen e Marokut të renditej në vendin e dytë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara