Kronikë e zezë

Qytetari i Shqipërisë ua lë policëve të Kosovës 10 euro “për kafe”, përfundon në pranga

Published

on

Në pikën kufitare në Vërmicë, një qytetar i Shqipërisë është arrestuar për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

“Në orën 05:55 minuta, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, një shtetas nga Shqipëria gjatë kalimit të kufirit Shqipëri – Kosovë, kishte tentuar që t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë gjatë kontrollave të kalimit kufitar”.

“Shtetasi shqiptar me inicialet  Q.H, i lindur në vitin 1971, gjatë procesit të kontrollit, në pasaportën e tij kishte lënë një kartëmonedhë (10 euro), dhe kur është pyetur nga zyrtari  kufitar për kartëmonedhën, i njëjti ishte përgjigjur se i kishte lënë për kafe.

Me këtë rast zyrtarët policorë kanë marrë masat e nevojshme, është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit  personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës si dhe kartëmonedha është konfiskuar si dëshmi materiale, thuhet në kumtesë.

Pas perfundimit të procedurave personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit është dërguar në qëndrën e ndalimit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një zyrtar në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person zyrtar në Kaçanik, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet janë iniciuar pas pranimit të informatave se i dyshuari, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, përveç dokumentacionit të rregullt për pajisje me leje ndërtimi, i kishte kërkuar një qytetari dokumente shtesë, duke i premtuar se do t’i siguronte përmes një kompanie private gjeodezike.

Viktima dyshohet se kishte paguar mbi 600 euro për këto dokumente, por pasi kishte marrë lejen e ndërtimit, kishte vërejtur se ato nuk figuronin fare në dosjen zyrtare, me ç’rast kishte njoftuar Policinë.

Pas pranimit të rastit, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ndërmorën veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore.

I dyshuari u intervistua në prani të avokatit mbrojtës, nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me aktvendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Përfshihen nga zjarri rreth 42 ari grurë në Podujevë pas ndezjes së mbeturinave

Published

on

By

Një sipërfaqe prej rreth 42 ari arë e mbjellë me grurë është djegur plotësisht në Podujevë si pasojë e një zjarri që dyshohet se nisi nga pakujdesia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin. Sipas informacioneve të para, dyshohet se flakët janë shkaktuar pasi dikush ka ndezur disa mbeturina në afërsi të arës.

Në konsultim me prokurorin kompetent, Policia e Kosovës ka inicuar rastin si “Zjarrvënie” dhe ngjarja tashmë ndodhet në procedurë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tre raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë – arrestohen tre persona

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme të vendit. Si pasojë e këtyre rasteve, tre persona janë arrestuar, ndërsa dy viktima kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidentet kanë ndodhur në Podujevë, Klinë dhe Rahovec:

Në Podujevë është arrestuar një i dyshuar burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një viktime grua. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Klinë pas një mosmarrëveshjeje, një i dyshuar burrë ka ushtruar dhunë ndaj një viktime po ashtu burrë. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjashëm, edhe në Rahovec pas një mosmarrëveshjeje familjare, është arrestuar një i dyshuar burrë për dhunë ndaj një viktime tjetër burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të dyshimta të vdekjes brenda 24 orëve në Prizren dhe Dragash

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy raste të ndara të vdekjeve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prizrenit dhe atë të Dragashit.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Në qytetin e Prizrenit, rreth orës 14:15, një grua është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion,” thuhet në raportin e policisë. Rastit i është dhënë kualifikimi “Hetim i vdekjes”.

Një tjetër rast i “Hetimit të vdekjes” është regjistruar edhe në komunën e Dragashit. Sipas policisë, atje është gjetur pa shenja jete një burrë.

Edhe në këtë rast, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit trupi është dërguar menjëherë në IML për obduksion, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara