Lajmet

Qytetarët presin lehtësim të masave antiCOVID

Kjo pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus ditët e fundit.

Published

on

Në kohën kur shumica e vendeve evropiane po shkojnë drejt hapjes, në Kosovë vazhdon të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjes si masë parandaluese kundër përhapjes së pandemisë COVID-19. Krahas reagimeve të shumta karshi këtij kufizimi, janë edhe qytetarët që po presin me padurim lehtësimin e masave.

Ndonëse numrat e të infektuarve me koronavirus kohët e fundit janë rritur, qytetari Shefqet Burinca shprehet pro lehtësimit të masave antiCOVID.

Sipas tij, parandalimi i përhapjes së pandemisë nuk varet vetëm nga masat.

“Gjendja po shkon gjithmonë duke u keqësuar, ndonjëherë po përmirësohet, nuk e di çka duhet me u ndërmarrë për ta përmirësuar COVID-in, nuk varet e gjitha nga masat. Po shihet që gjendja po përmirësohet dita ditës por unë nuk e di se pse menjëherë është bërë gjendja kështu… Nuk besoj tek masat më të ashpra, sepse të njëjtat gjëra janë duke u bërë çdo ditë”, thotë ai.

Edhe bashkëqytetari i tij, Agim Morina vlerëson se nevojitet lehtësimi i masave, posaçërisht ekonomia. Derisa shprehet i pakënaqur për masën e vendosur për hyrje në kufi.

“Normal që duhet ekonomia të lirohet edhe një lloj imuniteti duhet të krijohet, shpresoj që së shpejti të jemi edhe pa pandemi. Për lokalet ndoshta në rregull është por për pikat kufitare nuk ka qenë në rregull dhe besoj se aty përmirësojnë diçka”, thotë ai.

Ndërsa Fehmi Bllaca thotë se Kosova duhet të marrë shembull nga vendet e tjera dhe të fillojë me lehtësimin e masave antiCOVID.

“Në lajmet e mbrëmjes, disa shtete të Evropës po i largojnë të gjitha pasi që tash këtë virus nuk po e krahasojnë sikur virusin e mëparshëm, diku 4-5 ditë sikur një grip i thjeshtë të mësohen. Po krejt, sepse kot po i mbajmë maskat. Shumë shtete të Evropës të Bashkimit Evropian(BE) po i heqin masat”, tha ai.

Pak më ndryshe mendon qytetari Musa Tullari, sipas të cilit, masat e vëna nga Qeveria janë të analizuara mirë dhe të nevojshme karshi situatës. Megjithatë thotë se nëse situata shkon drejt përmirësimit, ekzekutivi do të shkojë me lehtësim të masave.

“Qeveria nuk i merr këto masa kuturu, shpejt i analizojnë, ata janë më të mençur se ne qytetarët. Dhe, sipas situatës në teren siç është ashtu edhe merren masat, d.m.th nëse gjendja është më e mirë, është stabilizu, është e qëndrueshme në nivel më të ulët të infektimeve, atëherë edhe Qeveria merr masa për uljen dhe zbritjen e këtyre masave që kanë ndikuar edhe ekonomikisht dhe psiqikisht, kështu që besoj se nëse situata shkon duke u përmirësuar edhe masat do të zvogëlohen”, shprehet ai. 

Sot pritet të rishqyrtohen masat kundrejt COVID-19, të cilat janë marrë me 21 janar nga Qeveria e Kosovës. Në lidhje me këtë pritet që pasdite të mblidhet Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19./KP

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara